Ka disa gjëra specifike te gratë pas të cilave çmenden burrat, por jo gjithmonë ia thonë, edhe pse duhet. Kur një burrë bie në dashuri me një grua, ka shumë gjëra të vogla, gati të padukshme, te ajo, te personaliteti i saj, që i mbushin me gëzim jo vetëm sytë, por dhe zemrën.
Ai e do mënyrën si qesh kur mendon për ty
Nëse një burrë është me fat, ai do ketë një grua në jetë që mund ta bëjë për të qeshur edhe kur nuk është fare në të njëjtin qytet me të. Thjesht mendimi për të, apo kur i dëgjon emrin do e ndriçojë si të ndizeshin papritur, në një çast, dritat e festave. A nuk është për t’u dashur kjo gjë?
Ai e do momentin kur të bën për të qeshur
E ke vënë re ndonjëherë sesi një djalë përpiqet ta kapë momentin kur po bën për të qeshur? Ndoshta jo dhe aq me sukses, por po përpiqet? Burrat kanë shumë qejf ta shohin gruan duke qeshur, duke kaluar mirë. Dhe më shumë nëse janë ata burimi i asaj të qeshure, edhe nëse po bëjnë budallain.
Ai do të jetë fizikisht pranë teje
Qofshi të përqafuar në divan, apo pranë duke pritur taksinë, burrit i pëlqen të jetë pranë gruas që do. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u ndjerë pranë dikujt, fizikisht dhe emocionalisht. Është shumë e vështirë që një burrë t’i rezistoj gruas që do, që i vendos kokën në gjoks. Mos pyesni pse, është shkencore.
Ai adhuron të luash me flokët e tij kur është duke drejtuar makinën
Do donin të jepnin një shpjegim, por mund të thonë vetëm që është gjëja më e mrekullueshme.
Ai e do qeshjen tënde pasi të puth
E keni parasysh atë vërshim lumturie që të pushton kur puth personin e duhur? Atë përzierje endorfine dhe emocionesh që të trullos? Atë shkëndijë që ndizet kur puthesh me të? Ndonjëherë, nuk ka reagim tjetër për atë ndjesi përveç thjesht…një buzëqeshje.
Ai adhuron kur të kap duke e parë
Burrat, si gjithë të tjerët, kanë nevojë të ndjejnë që janë të dëshiruar. Shpesh ata janë ndjekësit në një histori dhe u duket sikur gjithmonë duhet ta meritojnë, për të pasur pak vëmendje. Kur janë me një vajzë që i pëlqen me të vërtetë, që u jep të njëjtin afeksion që ata japin, që mund të bjerë në dashuri me ta, nuk ka ndjenjë më të bukur në botë.
Ai e do atë gjestin tënd të vogël qesharak që ti ndoshta as nuk e di që e bën
Ndoshta ti mbledh hundën kur qesh ose e godet atë në shpatull kur je me nerva. Ndoshta luan me flokët kur nervozohesh paksa. Çfarëdo që të jetë, ti e bën shumë natyrshëm, por ai e vë re. E vë re sepse është një nga shumë gjërat e vogla që të dallon ty nga gratë e tjera që ka njohur. Dhe e do atë veprim.
Ai do gjithë gjërat që ndjen natyrshëm me ty
Mund ta quajmë “ai adhuron që nuk i duhet të përpiqet” për të përcjellë idenë që gjërat duhet të vijnë natyralisht dhe pse duhet edhe pak mundim kur jeni dy. Dy njerëz mund të jenë plotësisht të çliruar kur janë bashkë dhe marrëdhënia të jetë e natyrshme. Ata do jenë të kënaqur, por jo në mënyrë të mërzitshme. Ata do jenë të kënaqur në çastet e reflektimit dhe do shihen në sy e do thonë me vete “kjo qenka…”
Ai do të vijë te ty për një këshillë
Kur ti vërtet i respekton njerëzit për atë që ata janë dhe për atë që mendojnë, ua vlerëson opinionet në atë shkallë që hedh poshtë mendimet e të tjerëve. Dëshiron këshillën e tyre. Do të dëgjosh çfarë mendojnë. Nëse një burrë në jetën tënde, jo vetëm të pyet, por e konsideron me të vërtetë këshillën, e vendos si faktor kur merr vendimet e tij, merre si një shenjë.
Ai do afrimin tënd fizik
Jo, nuk po themi thjesht seksual, dhe pse askush nuk do ankohej nëse vajza e niste seksin, por për gjërat e vogla, përqafimet e zakonshme, puthjet në faqe, dora mbi gjurin e tij kur i je ulur afër, ose krahu i hedhur kur jeni duke ecur.
Ai do kur të sheh në sy
Të shohësh dikë në sy mund të jetë pak e çuditshme. Nuk ke ku t’i çosh sytë, në cilin sy ta shohësh, apo ndoshta thjesht duhet të ngulësh sytë anës hundës. Por jo me ty. Çudia zhduket dhe zëvendësohet me emocion. Zëvendësohet me shpresë. Me dashuri, që vetëm rritet mes dy njerëzve që hapin dritaret e zemrës dhe lejojnë njërin të hyjë e të përqafojë tjetrin. Një qetësi e paqtë që të bën ta mbash sa më gjatë atë shikim, jo të kthesh kokën.
A keni shami aty?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Pse nuk duhet të lani kurrë dritaret në një ditë me diell?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare