LAJMI I FUNDIT:

Destani: Na lejoni të investojmë!

Destani: Na lejoni të investojmë!

Afaristi i mirënjohur shqiptar, Lazim Destani, pronar i kompanisë “Ecolog”, ka thënë se janë në fazën e pritjes së përgjigjes nga institucionet e Kosovës për zhvillimin e projektit “Qyteti i gjelbër”, në një hapësirë prej 11 mijë hektarësh, te fabrika e tekstilit “Kosovatex” në Prishtinë.

Destani ka thënë se ky është një projekt me të gjithë infrastrukturën bazike, ambulanca, shkolla fillore, çerdhe fëmijës, qendër rekreative, qendër tregtare, hotel dhe apartamente banimi, pra një projekt shumë milionësh.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të nderit të Unionit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Destani në një intervistë për “Zëri”, ka thënë se ky union është i organizuar mirë, sipas modelit


“Të gjithë fitojnë”, dhe se do të sjell përfitime si për bizneset që vijnë nga diaspora ashtu edhe për kompanitë shqiptare në rajon.

Ai ka thënë se për të pasur investime nga jashtë, në radhë të parë nga diaspora shqiptare, është më se e nevojshme që të ketë sundim të mirëfilltë të ligjit dhe funksionim efikas të institucioneve shtetërore, të cilat mbase pa vetëdije dhe pa qëllim bëhen faktorë refuzues për investitorët, për shkak të pengesave burokratike si rrjedhojë e mosharmonizimit dhe moskoordinimit të plotë institucional. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori