Robert Diab
Vështirë se kalon ndonjë javë pa njoftime për një shkelje tjetër të të dhënave, nga ana e një korporate të madhe që prek miliona njerëz, më së fundmi Facebook. Në vitin 2016, çështja u bë politike, me dëshmitë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, dhe spektrin e kontrollit të huaj mbi opinionin publik.
Ligjvënësit amerikanë i bënë thirrje drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut, të paraqitet në një seancë dëgjimore në Kongres, por diskutimi u përqendrua kryesisht tek privatësia dhe të dhënat personale. Ne kemi ende nevojë të arrijmë të kuptojmë shkallën e kontrollit të platformave kryesore mbi diskursin politik, dhe çfarë do të thotë kjo për demokracinë.
Një libër i ri mbi ekonominë e vëmendjes në internet, na nxit ta bëjmë këtë. Ai tregon se gjithnjë e më shumë diskursi ynë publik po shpaloset brenda një grupimi të vogël uebsajtesh, që kontrollohen nga disa uebsajte më të pakët në numër, kryesisht të parregulluara dhe të orientuara drejt përfitimit, sesa nga interesi publik.
Në librin e botuar kohët e fundit, “Kurthi i internetit: Si ekonomia digjitale po ndërton monopolet, dhe minon demokracinë”, profesori Matthew Hindman sugjeron se teksa po hyjmë në dekadën e tretë të internetit, forcat e tregut drejtojnë shumicën e trafikut dhe fitimit, për një grupim jashtëzakonisht të vogël platformash, pa asnjë ndryshim në horizont.
Përfundimet e Hindmanit hedhin poshtë një pamje më të hershme të internetit, si një mjet për një angazhim më të gjerë qytetar, dhe për një demokraci më të shëndetshme – një pikëpamje e lidhur dukshëm me studiuesin Yochai Benkler të Universitetit të Harvardit. Në librin e tij “Pasuria e Rrjeteve”, Benkler vuri në dukje se në epokën industriale mund të arrihej një audiencë më e gjerë, duke kryer “investime gjithnjë e më të mëdha në kapitalin fizik” – si për shembull tek telegrafi, shtypshkronjat, transmetuesit radiofonikë dhe televizivë – monopoli i korporatave mbi diskursin publik.
Por, me rrjetet digjitale, që i mundësojnë cilitdo të ketë qasje tek miliona njerëz për gati asnjë lloj kostoje, sfera publike ishte e sigurt se do të bëhej më e arritshme, e larmishme dhe e fuqishme. Edhe shumë të tjerë ishin po aq optimistë.
Në librin “Këtu vjen çdokush” në vitin 2008, Clay Shirky e pa terrenin e ri si një nxitës të një “amatorizmi masiv” të angazhimit kulturor dhe politik, ndërsa profesori i gazetarisë amerikane, Jay Rosen, kishte parashikuar një “prodhim cilësor të lajmeve” me një kosto afër zeros.
Megjithatë, siç shkroi Hindman në vitin 2008 në librin “Miti i demokracisë digjitale”, blogosfera nuk solli një shpërndarje të madhe të vëmendjes, apo një rritje të madhe në diversitetin e audiencës. Në fund të dekadës, lajmet dhe organizatat politike në internet mbetën të përqendruara.
James Webster, e konfirmoi këtë pikëpamje në librin “Marketingu i vëmendjes” i vitit 2014, duke treguar se diversiteti dhe polarizimi më i madh në internet ishin pretendimet “të ekzagjeruara”. Në librin “Kurthi i internetit”, Hindman gjeti se ndërsa rrjeti e bën më të ulët koston bazë të komunikimit masiv, kostoja e ndërtimit dhe mbajtja e një audience të madhe mbetet e lartë.
Duke studiuar rritjen e platformave si Google dhe Amazon, Hindman zbuloi se faqet më të njohura të rrjetit e ndërtuan dhe ruajtën audiencën e tyre, duke shfrytëzuar “një mori modelesh ekonomike të shkallës”, që shkojnë përtej efekteve të rrjetit.
Këto faqe të njohura kanë stafet dhe burimet e duhura, për të siguruar që faqet e tyre “të ngarkohen më shpejt”, “të jenë më të bukura, dhe më të përdorshme”, dhe “që kanë më shpesh shumë përmbajtje të përditësuara”. Përdoruesit e tyre janë “më të praktikuar në lundrimin” në adresat e tyre dhe kthehen aty më shpesh, duke rritur renditjen dhe të ardhurat e tyre nga reklamat.
Ne shpesh supozojmë se gazetat e vogla “kanë një problem me të ardhurat, dhe jo një problem të lexushmërisë”. Hindman tregon se ato vuajnë nga të dyja. Duke studiuar rreth 250 mijë përdorues të “100 tregjeve më të mëdha mediatike lokale” në Shtetet e Bashkuara, ai zbuloi se uebsajtet e lajmeve lokale mbledhin afërsisht një të gjashtën e trafikut të lajmeve dhe “0.5 për qind të trafikut në përgjithësi”.
Lojtarët më të vegjël në internet janë duke u bërë gjithnjë e më tepër periferikë për diskursin politik kryesor. Hindman i këshillon ata të ndërtojnë faqe më të shpejta për t’u hapur dhe me materiale më të freskëta. Por, gjetjet e tij sugjerojnë se kjo nuk mund të jetë aq e thjeshtë. Puna e Hindmanit flet për një të ardhme ku disa vende ushtrojnë një ndikim të jashtëm mbi debatin publik, duke ngritur një mori shqetësimesh.
Ndërhyrja ruse në një tjetër proces të madh zgjedhor, duke hakeruar një platformë jashtëzakonisht popullore si Facebook-u, është padyshim një prej tyre. Më e rëndësishmja, siç e vë në dukje historiani britanik Mark Mazower, statusi gati monopol në lidhje me vëmendjen online nga Facebook dhe platforma të tjera të mëdha, kërcënon demokracinë duke e kufizuar diskursin në termat e “fitimeve, dhe jo politikës”.
Portalet e mëdha, inkurajojnë “kënaqësinë e menjëhershme, kur demokracia presupozon një kapacitet për zhgënjim dhe durim”. Siç shkruan Mazower:”Populizmi është gjendja natyrore e politikës demokratike në kohën e Twitter-it”.
Nëse “fotografia” jonë e internetit, si një mjet për fuqizimin e qytetarëve është kryesisht një mirazh, është koha që ne të vendosim rregull tek faqet dominuese në një mënyrë më efektive, që ato t’i shërbejnë realisht interesit publik. /Burimi: The Conversation/Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Danja, Loredana, Gerta e Gjesti krijojnë një moment të ngrohtë, teksa qëndrojnë të përqafuar, duke kënduar në oborrin e shtëpisë

SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit