LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi të reja për vjedhje në litra në “Al Petrol” (Dokument)

Dëshmi të reja për vjedhje në litra në “Al Petrol” (Dokument)

Kompania e derivateve “Al Petrol” nuk e ka ndërmend të ndalet së plaçkitur qytetarët e Kosovës. Pas rasteve të raportuar ditë në parë në media, për një plaçkitje në sasi të naftës. Kësaj radhe edhe një fakt i ri. Një qytetari në Prishtinë, i është mbushur rezervari i makinësë më pak se sa që ka paguar.

Afrim Islami pronar i auto-shkollës “Abis” ka treguar për gazetën Fjala se me datën 23 të këtij muaji në piken e shitjes së “Al Petrol” në Arbëri (ish-Dragodan), ka paguar më shumë litra nafte se që i zë rezervuari i veturës së tij.

“Vetura ka pas naftë. Unë i kam thanë ta mbushin plotë rezervuarin. Edhe mos me pas asnjë pikë naftë, golfi 6, nuk zë më shumë se 55 litra. Kjo është e dokumentuar dhe në librezë të automjetet. Mirëpo, unë në këtë pompë kam paguar mbi 58 litra naftë, në vlerë prej 59 euro e 94 cent. Kjo dëshmon se ata mi kanë plaçkitur më shumë se 10 litra, pasi kerri ka pasur naftë në rezervuar”, ka thënë Islami.
11783611_10207471098279913_1543799041_o
Ai ka treguar për Gazetën Fjala se këtë rast e ka lajmëruar në Policinë Kosovës dhe Ministrinë e Tregtisë, por deri tani asnjëri institucion nuk ka marr masa. Nuk me kanë lajmëruar asgjë, edhe pse kanë thënë se do të lajmërojnë të nesërmen.
11780142_10207471097919904_1998340761_o
Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë rast nga drejtuesit e kompanisë “Al Petrol”, por kjo ka qenë e pamundur.


Gazeta Fjala sjell edhe faturën e paguar nga Afrim Islami. /Telegrafi/