Deri kur kështu… servil?!
“Jakup Krasniqi vetëm rrinte dhe me dorë e fërkonte gojën. Ismet Beqiri vazhdimisht ka lëvizur. Adrian Gjini (AAK) e mbante kokën ulur dhe me duar e shtypte kokën. Adem Grabovci (PDK) vazhdimisht i shikonte me një buzëqeshje përfaqësuesit e opozitës, duke i injoruar”.
Ismet Beqiri (LDK) i tha Adem Grabovcit se nuk është mirë të na i gjuani amerikanët në qafë. Xhavit Haliti (PDK) thoshte se është mirë që këtu janë edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes që ta shohin edhe këta se çka është presioni”… janë këto disa nga pasuset e cituara nga një gazetë e jona ditore, të bartura gati në të gjitha portalet informative shqiptare në internet dhe më gjerë.
Ngjarja e asaj situate aq poshtëruese, përulëse, tragjike, e pamoralshme dhe joparimore e të përzgjedhurve të popullit para presionit të një diplomatit të huaj, e përshkruar aty, nga shumëkush ishte kuptuar si një dukuri tanimë e ditur dhe e zakonshme e sjelljes së elitës tonë politike në raport me ndërkombëtarët.
Konkretisht, fjala është për atë takim të jashtëzakonshëm dhe skandaloz, në mes të Kryesinë së Parlamenti të Kosovës dhe përfaqësueseve të grupeve parlamentare të subjekteve politike, pasi që LDK-ja, VV dhe AAK-ja, të pakënaqur me futjen për aprovim për rend dite të disa ligjeve të papranueshme, kishin bojkotuar pjesëmarrjen në seancat e ardhshme të Parlamentit (derisa këto ligje të hiqen nga rendi i ditës për aprovim). Ky bojkot, fillimisht pati sukses. Rezultatet e para të presionit dhanë fryte. Për shkak të mosekzistimit të kuorumit të duhur, pozita nuk ishte në gjendje të vazhdoj më tutje me aprovimin e këtyre ligjeve kontestuese.
Më pas, dihet se çka ndodhi! Pas gjithë kësaj situate tragjikomike të asaj dite të kobshme dhe rrënuese për demokracinë edhe ashtu të dyshimtë kosovare, LDK dhe AAK, më parë unike në kundërshtim, duke u kthyer në Parlament u mposhtën lehtë nga ky presion paprecedent i një përfaqësuesi ndërkombëtar, apo sikur ne parapëlqejmë t’i quajmë ata me atë shabllon – zhargon grotesk – “miku ndërkombëtar”.
Ky gjest i këtyre dy partive tona opozitare nuk ka se si të qortohet ndryshe, veçse me fjalën turp! Turp për këta të përzgjedhurit me votën e lirë të popullit.
Nga ana tjetër, përball këtij veprimi përulës ndaj presionit ndërkombëtar të këtyre dy partive opozitare të asaj dite, kishte edhe diçka të këndshme. Për një lexues të zakonshëm dhe neutral, sa reflektonte krenari dhe dinjitet ajo pjesa e fundit e atij lajmi me një përmbarim kështu: “Një pjesëmarrës i emocionuar nga atmosfera e pakëndshme që ishte krijuar në atë takim (duke pretenduar të jetë anonim) kishte deklaruar kështu: ‘Për herë të parë në jetë kam lakmuar që të jem në vend të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk janë frikësuar nga amerikani (ndërkombëtari)’”.
Edhe pse sado-kudo, në analizat e mia të gjertanishme përherë kujdesesha të jam sa më neutral dhe sa më pak të jap shkas për ndonjë dyshim të mundshëm rreth animit kah ndonjë subjekt politik, qëndrimi gjithnjë konsekuent dhe i palëkundur i përfaqësuesve të lëvizjes Vetëvendosje, veçanërisht të treguar në atë takimin e cekur, më bëri optimist dhe entuziast se diçka pozitive po lëviz për të mirë në këtë drejtim.
Shpresa për një brez të politikanëve të rinj që po krijohet po forcohet. Do të jetë ky një brez i ri i cili patjetër me kohë do t’i neutralizojë këto dhe shumë të këqijat tjera të papranueshëm të mentalitetit tonë politik të instaluar si shprehi dhe të formësuar gjatë si nënshtruese ndaj të huajve.
Edhe pse ndonjëherë ne nuk shohim, apo qëllimisht bëhemi të verbër para kësaj të vërtete, ky brez i ri në krijim, na fton të kemi vetëbesimin dhe të jemi të sigurt në vete; kaherë ajo po apelon që si popull të jemi përherë ballëlartë, krenarë, të pamposhtur, duke u mbështetur kryesisht në forcat dhe inteligjencën tonë të pashtershme kombëtare; ajo zëshëm trumbeton se pa ushtruar që ta duash veten nuk mund të jesh i sinqertë në dashurinë e treguar ndaj të tjerëve.
Miqtë tanë ndërkombëtarë janë miq, por njëkohësisht ata janë edhe miq të armiqve tanë… Mbase, këto dhe shumë të vërteta tjera ne ja kemi nisë t’i kuptojmë nga pak tek tani.
Ani! Kurrë nuk është vonë…!
E kam cituar shpesh në artikujt e mijë këtë urtësi të Ajnshtajnit gjenial, kështu që besoj se nuk do të jetë e tepërt që edhe me këtë rast ta përsëris atë: “Kjo botë nuk është e keqe pse në të ka njerëz të këqij, por pikërisht për shkak të neve të mirëve, të cilët nuk ndërmarrim asgjë ndaj atyre”. Andaj, pas gjithë kësaj maskarade që përgjithësisht po ndodh me mentalitetin tonë të ultë moral e politik në Kosovë, me ëndje në vazhdim do ta shpalos një “mesele” e cila, figurativisht si porosi, aspak nuk i dedikohet elitës tonë aktuale politike, por popullit të Kosovës, apo qytetarëve të zakonshëm të saj:
“Në kërkim të së vërtetës, jam i gatshëm të nisem kudo qoftë ajo“,i tha një ditë nxënësi mësuesit të vetë shpirtëror.
Kjo vendosmëri e vartësit të tij ju dok interesant mësuesit dhe e pyeti: “E kur ke ndërmend të nisesh në këtë rrugë”?
“Menjëherë, posa të më tregosh se kah duhet të shkoj”!
“ Propozoj të nisesh në drejtim të hundës sate”.
“Dakord!”, pajtohet i entuziazmuar nxënësi. “Por, nuk më the ku duhet të ndalem”?
“Ku të duash vetë”
“Dhe… a do të jetë sigurisht aty e vërteta e kërkuar?”, e pyet sërish nxënësi kureshtar mësuesin.
“Patjetër!”, gjejet me buzëqeshje mësuesi. “Ajo do të jetë aty! Saktësisht para hundës sate dhe përball syve tu që nuk shohin asgjë”!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin