LAJMI I FUNDIT:

Deri kur do të tallemi me futbollin?

Deri kur do të tallemi me futbollin?

Kur në kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës u emërua Fadi Vokrri, mendova se ky ishte njeriu i duhur në pozitën e duhur, që do të mund të udhëhiqte futbollin e Kosovës drejt sukseseve të mëdha. Por, tash mendoj ndryshe, sepse kisha gabuar në vlerësimin tim.

Vokrri mund të jetë futbollisti më i mirë shqiptar – i të gjitha kohërave – e mund të jetë njeriu qe ka thyer barrierat e futbollit kosovar, por krejt çfarë bën sot është kjo: po dëshmon se nuk është menaxher i mirë i futbollit. Mbase nuk është i vetmi, meqë edhe njerëzit që janë përreth tij në Federatë duket se nuk kanë lidhje me menaxhim, porse punojnë me të veç për privilegje dhe një pagë.

Me dështimet e njëpasnjëshëm rreth organizimit të ndeshjeve miqësore dhe, së fundmi, me mashtrimin e opinionit kosovar se kinse të rinjtë e Kosovës kanë luajtur me moshatarët e tyre të Italisë – e që në fakt kishin luajtur me një ekip të një lagjeje italiane – unë nuk di se si mund t’i arsyetojë dikush këto dështime Federata e Futbollit të Kosovës.


Pastaj, mos ta përmendi faktin që një kombëtare si Burkina Faso ditë më parë u tall me ne duke dërguar ekipin “ZH”, ndërsa FFK-ja e luste që të jetë më serioze me talljen e tyre. Në anën tjetër, meqë disa muaj më parë Përfaqësuesja luajti me një ekip të Ligës së Dytë zvicerane, në fakt nuk duhet të na mbetet hatri te kombëtarja nga Afrika që u tall me ne, apo jo? Sepse, ne vetë e kemi pruar gjendjen deri këtu – që kombëtaret ‘anonime’ të bëjnë kur të duan shaka me ne.

Fatkeqësisht, këto tallje mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepse ne jemi ata që më së shumti po tallemi me vetveten. E, në këtë tallje, po ndodh edhe një sjellje tjetër e çuditshme: vazhdojmë të akuzojmë futbollistët që nuk po pranojnë të veshin fanellën e përfaqësueses sonë. Por, si mund të ndodh kjo kur ne sillemi me këta futbollistë të suksesshëm thuajse janë futbollistë të fushave dhe arave?

I “kuptoj” udhëheqësit e Federatës pse sillen në këtë formë, pasi që shumica prej tyre nuk dinë çka domethënë menaxhim dhe organizim i futbollit. Ata dinë vetëm të ulen në kolltuk dhe të presin që të tjerët t’ia kryen punët. Por, meqë dështimet dhe skandalet nuk po kanë të ndalur, kam pritur që zyrtarët e Federatës së paku të japin përgjegjësi para opinioni kosovar. Mirëpo, ata heshtën, thuajse nuk ka ndodhur asgjë dhe se punët po shkojnë si është më së miri.

Ka ardhur koha që dikush të japë përgjegjësi për të gjitha këto skandale. Ka ardhur koha që dikush të shkojë në shtëpi e dikush të japë dorëheqje. Por, duke marrë për bazë se në çfarë shteti jetojmë, nuk do është çudi pse nuk pritet fare të ndodh dorëheqja morale, pasi tash e sa vite e kemi një arsyetim të “fortë” – jemi rast “sui generis”!

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Amerika
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Kalo në kategori