Anton Stanaj, shqiptari nga Mali i Zi i njohur edhe si një nga njerëzit më të fuqishëm të biznesit, i biri i Rok Stanajt të kompanisë “Rokshped” është shpallur fajtor nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Beograd.
Ai është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg dhe me 100 mijë euro gjobë që duhet ta paguajë, në të kundërtën do ta vuajë me burg edhe pjesën tjetër. Kryetarja e trupit gjykues, Snezhana Jovanoviq, ka lexuar për më shumë se dy orë arsyetimin e vendimit dhe ka thënë se grupi i udhëhequr nga Stanaj ka krijuar një rrjet të fuqishëm të shpërndarësve dhe personave që kanë marrë pjesë në kontrabandën e duhanit në tërë territorin e Evropës Juglindore.
Ajo ka përmendur kompani të ndryshme fiktive nga Mali i Zi, por edhe kompani të regjistruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kompani në Prizren dhe një në Qipro, si ndihmuese të këtij procesi. Stanaj, në procesin kundër të cilit janë përfshirë edhe 27 persona të tjerë, është konsideruar si udhëheqës i grupit dhe si një nga personat që ka blerë dhe ka ndihmuar në fshehjen dhe më pas ka organizuar dërgesat e duhanit që ilegalisht janë transportuar dhe u kanë ikur obligimeve doganore.
Ai është arrestuar në vitin 2007 në një aksion spektakular të filmuar edhe nga kamerat dhe është shoqëruar nga njësia speciale e policisë serbe. Ai dhe grupi i tij thuhet se kanë bërë kontrabandë dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit serb përreth 20 milionë euro. Ndërkaq përveç faktit që të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtorë, ata janë dënuar edhe me para në vlerë prej 933 milionë dinarësh. Stanaj është dënuar me 10 milionë dinarë apo rreth 100 mijë euro. /Koha//Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime