LAJMI I FUNDIT:

Demokracia si e tillë!

Si duket demokracia është e rrënjosur thellë në ndërdijen e strukturave të elitës sonë kosovare, sa që secili fraksion politik partiak që vjen në pushtet, janë aq kategorik dhe bindës në vetvete për vetë fjalën. Ose nuk janë të vetëdijshëm për këtë term, si definicion së pari dhe më pastaj sa është dominues dhe praktikues në botë. Pos SHBA-ve, një vend me një demokraci, civilizim, kulturë dhe ekonomi tejet të zhvilluar, as për këtë vend nuk mund të thuhet se zbatohet në shkallë absolute. Ndërsa sa i përket vendeve tjera, mund t’i numërojmë në gishta të jenë trashëgues të tillë. Për ta definuar këtë fenomen në praktikë, së pari duhet liria për ta zgjedhur liderin politik, e drejta për të votuar dhe kjo votë të jetë mirëbesuese, që votuesi vërtet ta di pse dhe për çfarë arsye e ka votuar të favorizuarin. Liria e të shprehurit, liria e lëvizjes dhe emancipimi i femrës, si e barabartë me gjininë e kundërt, nënshtrimi secilit para ligjit, janë vetit që domosdoshmërisht duhet të jenë princip, nëse duam që të ketë qëndrueshmëri sundimi i demokracisë në vend.

Duhet të kihet parasysh se deri në cilën mas ka premisa të perceptimit apo absorbimit të politikave në vend për ta kuptuar se sa në të vërtet ka nuanca të demokracisë brenda tyre. Duke pasur parasysh se ne kombin tonë demokracia si fjalë ka ardhur vonë dhe këtë ka provuar ta vë në provë Fan Noli gjatë revolucionit të tij demokratik, kur erdhi në pushtet në vitin 1924, e që kishte zgjatur vetëm gjashtë muaj, sepse ishte përmbysura nga grushti i qëllimshëm i Ahmet Zogut. Që nga atëherë, e deri në ditët e sotme, nuk ka asnjë provë, madje as një sondazh kombëtar apo ndërkombëtarë, se po veprohet ne suaza të demokracisë. Edhe pse çdoherë thirren në demokraci, sikurse ndodhi ne seancën e parë të formimit të Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri i sapoformuar, pas seancës iu drejtua opinionit përmes medieve me sloganin se “Kjo është Qeveria më e mirë e formuar ndonjëherë dhe më demokratike”.

Nëse duhet ta vëmë në rend të parë vullnetin e popullit, gjë që vetë norma dhe etika thotë se është sovrani, politika kombëtare duhet të formulohet në harmoni me dispozitat e kushtetuese dhe vetëm si e tillë e pasqyron vullnetin e plotë të popullit. Në Kosovë ato që çojnë në pakënaqësi dhe dëmtim të proceseve dhe të vetë demokracisë janë pabarazitë, të cilat ndoshta edhe nga pavetëdija që do të mund të ndodhin janë: Mos zbatimi i ligjit, ndërhyrja në punët e autoriteteve në sektorët e ndryshme të Qeverisë së Kosovës, siç ishte rasti i fundit në Kuvendin e Kosovës, pakënaqësitë e Kryetarit të Kuvendit, dhe ndërhyrja në ligje dhe kushtetutë… Pra gjëra të tilla të cilat mund ta irritojnë popullin mund të jenë edhe mos menaxhimi mirë i buxhetit të Kosovës, favorizimi në bazë të interesave partiake e politike, po ashtu edhe në përkatësi etnike.


Vetë termi demokraci, të cilës po i referohemi, si tregues apo si emërtim i sundimit të popullit, nga kjo çdoherë mund të lindin pyetje në lidhje me përcaktimin politik të vetë njeriut. Pra gjithnjë duhet të ketë një lidhje tradicionale mes lirisë politike dhe barazisë politike, po ashtu një koncept ligjor qendror për funksionimin e demokracisë. Kosova nëse vërtet don të jetë një shembull së pari për popullin e vet e pastaj për bashkësinë ndërkombëtare, duhet të marr mostra nga vendet, të cilat e promovojnë demokracinë, siç janë Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe një numër i konsiderueshëm i vendeve të Bashkimit Evropian. Që kjo të jetë jo vetëm një joshje, por një veprim permanent i përmirësimit të dëshiruar të njeriut dhe politikës kombëtare. Vetëdija më e madhe shoqërore ndaj implikimeve inicion mundësi të nxis vetvetiu më shumë mundësi rreth së ardhmes së njerëzve dhe vendit, me më pak politika demagogjike dhe me më shumë politika konstruktive dhe me një demokraci të konsiderueshme.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori