Demokracia (s) është qeverisje e popullit dhe (as) qeverisje me popullin?
“ Ndiqni grupin më të madh…konsultohuni mes vete për punë të përbashkëta..”!
A ka demokraci të njëmendët?
Nëse thuhet që demokracia është mënyra më e mirë e qeverisjes së popullit (gr. demos=popull dhe kratein=sundim) dhe me popullin, atëherë shtrohet një pyetje shumë e thjesht: a ekziston mundësia që pra, kjo formë e qeverisjes të kontestohet (shkaku i mos aplikimit të drejtpërdrejt të parimit fundamental të sajë: “sundimit të popullit..dhe për popullin) dhe shndërrohet (në “sundimi i elitave politike ne emër të popullit”) në diçka tërësisht tjetër? Historia ka dëshmuar se shumë herë kjo sintagmë e shpikësve grekë, është keqkuptuar dhe keqinterpretuar sa herë që është dashtë të arsyetojnë keqmenaxhimi dhe përgjegjësia e marrë për resurset dhe njerëzit e atyre shoqërive.
Natyrisht, sintagma e mësipërme greke mbi etimologjinë e këtij termi do të dallojë dukshëm nga praktika dhe përvoja që u konsumua më vonë në vendet dhe shtetet pas Revolucionit borgjez Francez. Thënë me thjesht, sintagma greke mbi “sundimin e popullit” apo “sundimi me ndihmën e popullit” më tepër i adresohej formës apo sistemit oligarkik të qeverisjes (ku jo të gjithë ishin pjesëtarë të barabartë dhe me fuqi vendimmarrëse, ngase vetëm “qytetarët e Polisit gëzonin këtë të drejt, gjersa shtresat tjera ishin të privuara), se sa formës apo sistemit të tjetër demokratik që u ankorua pas Revolucionit të njohur borgjez Francez.
Shikuar me dioptrinë bashkëkohore sociologjike, demokracia sot në qarqet e ndryshme akademike në vendet me traditë të gjatë të ndërtimit, por edhe ato të tranzicionit, trajtohet shpesh si sistem e cili gjatë gjithë historisë së qenësimit të vetë historik ka pasur probleme të shumta të natyrës: ekonomike, politike, e sidomos tyreve kulturore. Bile, në disa vende ajo duke mos e instaluar as atë pjesën formale filloi t’i zhgënjejë masat e gjëra, ndërsa për elitat e reja të dala politike kjo gjendje e paankoruar dhe e pasistemuar u bë në një mënyrë jo vetëm burim i pasurimit, por edhe e ushtrimit të fuqisë (pushtetit) magjepse politike, ekonomike, politike, sociale e kulturore mbi qytetarët.
A ka demokraci të vendet e tranzicionit?
Mirëpo, çështja që më së shumti zgjon kureshtjen e sociologëve të këtyre vendeve dhe shteteve, ka të bëjë me nivelin apo shkallën e aplikativitetit masiv të procesit të vendimmarrjes në jetën shoqërore dhe sidomos atë politike, pra aspektit që ka të bëjë më shumë me atë pjesën (ta quajmë kushtimisht) e prejardhjes burimore apo etimologjisë së fjalës (gr. Demos = popull dhe kratein=sundim) që u ofrohet qytetarëve.
Një tjetër çështje gjithashtu e rëndësishme në këtë proces të joshjes me demokracinë dhe përvojën e saj në ndërtimin e raporteve të këtilla qeverisëse, ka të bëjë gjithsesi edhe me dinamiken apo kohezionin e menaxhimit (apo ma mirë me thënë: qeverisjes së popullit dhe qeverisjen me popullin), me njerëz, faktikisht me qytetarë dhe demokratë të rinj të cilët duan të mësojnë si obligimet ashtu edhe përgjegjësit që dalin nga sistemi i ri shoqërorë i demokracisë.
Gjithashtu, në këtë rrugëtim të instalimit të demokracive të reja , një çështje apo një problem tjetër që zgjon pak a shumë dilema ka të bëjë me gjykimet e prera pozitive për demokracinë që zakonisht ndërtohen në fillim të instalimit, duke menduar kështu se vetë akti i instalimit (jo edhe ndërtimit!) është i mjaftueshëm në shkurorëzimin nga mentalitetet dhe sjelljet e ish sistemit në të cilin kishin jetuar më parë.
Gjitha këtyre dilemave të ngritura në formë të problemeve dhe dyshimeve që janë prezent në vendet e tranzicionit, kur tu shtohet edhe dyshimi apo gjykimi tjetër tejet negativ mbi demokracinë që është ndërtuar në formë stereotipi nga autorët e ndryshëm qofshin perëndimor apo lindor, kur është në pyetje çështja e pamundësisë së qeverisjes bukfale të vetë popullit si tërësi me vetveten?
Janë tri argumente kyçe që e pamundësojnë qeverisjen de facto dhe (por jo)de jure të popujve (lexo qytetarëve: një eufemizëm për të fshehur lehtësinë e qeverisjes me njerëz dhe vende) e që sot për sot gravitojnë në mendjet dhe bindjet e sociologëve:
Argumenti i parë, rënia e murit të Berlinit, ku edhe u konstatua në mënyrë triumfale çështja e ngadhënjimit të demokracisë dhe liberalizimit mbi komunizmin. Teza e njohur e Fukujames mbi “fundin e historisë…” në realitet ka qëndruar dhe është fuqizuar tejet shumë në qarqet sidomos akademike, deri në gjenocidin e ndodhur në Bosnje e më pastaj edhe në Kosovë për të ia lëshuar më pastaj vendin tezës Huntigtiane mbi “përleshjet e ardhshme midis qytetërimeve”. Shikuar me dioptrinë e një sociologu të globalizmit, duket që të dy këto teza kanë një lloje lidhshmërie apo një lloj kontinuiteti shoqëror dhe social. Ngaqë, teza e parë mbi shembjen e Murit të Berlinit, e më të edhe epërsinë definitive të kapitalizmit neolibereal mbi komunizmin, në shikim të parë përshkruhet si gjendje apo proces premtues për ngadhënjimin më në fund të “mirës (perëndimit) mbi të keqen (lindjen)”, dhe një fitore të pakontestueshme e liberalizmit mbi -izmat tjerë.
Dhe teza e dytë mbi gjenocidin e ndodhur në vitet -90-ta, në Bosnje dhe më vonë të ripërsëritur edhe në rastin e Kosovës në fundshekullin e kaluar, ku (de facto dhe de jure: sipas të drejtës ndërkombëtare) në një mënyrë apo tjetrën u shënua apo identifikua përgjegjësia e gjithë komunitetit ndërkombëtar, pra jo një vendi apo një shteti! Këtë tezë tonën e dëshmoi më së miri angazhimi i mëvonshëm i këtij komuniteti në forma të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve të reja demokratike, i cili edhe sot kësaj dite përmes mbikëqyrjes strikte është duke ndier jo vetëm një lloj statisfaksioni moral, por edhe sish politik, ekonomik, ushtarak e kulturor.
Argumenti i dytë, ka të bëjë padyshim me pesë luftërat e ndodhura në Ballkanin Perëndimor (të shkaktuar nga Serbia, fakt i njohur botërisht!), si edhe me frikën e përleshjeve të qytetërimeve në këtë pjesë të botës, tezë kjo që u lansua edhe nga disa qarqe politike ndërkombëtare sidomos gjatë aktit të intervenimit të NATO-s në Kosovë. Lidershipi amerikan dhe ai anglez bëri që dilemat dhe dyshimet e kësaj natyre të margjinalizonin dhe në fund të triumfojë ndërgjegjja se pasojat do të ishin shumë me mëdha me mos intervenim, pra me kërcënimin mbi përleshjet e civilizimeve.
Argumenti i tretë, ku neoliberalizmi, i ndërlidhur me rolin e shtetit në proceset e reja globalizuese, ku roli i nacionalizmit ekonomik, në fakt e margjinalizon rolin e shtyllës së demokracisë, pra atë të (demiurgut) shtetit juridik që nënkupton përdorimin e fuqisë represive për tu arritur qëllimet e caktuara të sigurisë, stabilitetit, emancipimit, etj.
Neoliberalizmi, në fakt, elitat e reja të dala qoftë nga luftërat (si rasti i Ballkanit) qoftë nga revolucionet demokratike (Pranvera arabe) qeverisjen e popullit e ka zëvendësua me qeverisje me popullin, apo më mirë me thënë si mundësi formale për të pasur qasje në fuqinë që e ushtron mekanizmi i shtetit mbi qytetarët (lexo popullin)e vetë.
Ky botëkuptim mbi demokracinë sot është dominues sidomos në shtetet ku sundon ligji dhe përvoja e gjatë në ndërtimin e këtyre raporteve shoqërore e politike, paraqet një herë për një herë pengesën kryesore për bashkim politik të Evropës, ngaqë asnjë shtet-komb nuk është akoma i gatshëm që një pjesë të sovranitetit të vetë legjitim ta bartë tek një sovranitet tjetër më të fuqishëm dhe më të mirë. Andaj nuk është e rastësishme që vendet në tranzicion, kanë kushte dhe joshje shumë më të fortë se sa të tjerat edhe për shkak të këtij sovraniteti.
A ka demokraci të njëmendët sot në BE?
Para së gjithash më duhet të theksojë, se kjo temë më duket interesante edhe për një shkak të thjesht, e që ai ka të bëjë me fillimin e vënies së raporteve kontraktuare të Kosovës (e me të edhe fillimit të inicimit për liberalizimin e vizave për kosovarët) me institucionet e BE-së, që është një temë tërësisht tjetërfare, por që në mënyrë indirekte reflekton me temën që kam marrë për shtjellim në vija të trasha. Në fakt, sot e kësaj dite, pas gjithë insistimit të vendeve dhe shteteve sidomos atyre postkomuniste që të futën nën ombrellën e shquar si BE, për shkaqe dhe arsye të shtjelluara dhe të pa shtjelluara, çështja e vendimmarrjes është disi periferike në analizat dhe shtjellimet politike sidomos. Ka pak studime dhe eksplorime të kësaj natyre, ndoshta edhe për shkak se dominojnë pashpjegueshëm akoma mendimet e fuqia e diskurseve politike që zhvillohen si jashtë ashtu edhe brenda vetë këtij megainstitucioni.
Ne jemi dëshmitarë, të vendeve dhe shteteve që refuzojnë (Kroacia është rasti më i freskët, kuptohet përmes referendumit!) të kooptohen në këtë Bashkësi, por pak kemi informacione për arsyet e vërteta të këtij refuzimi që gjithsesi nuk është ad hoc dhe i pa paramenduar në thellësinë e imponimit të tij. Mendojë që arsyet dhe shkaqet politike duhet lënë elitave politike të këtyre vendeve dhe shteteve që mendojë se janë të ndërlidhura më shumë me shkaqe të interesave të pakalkuluara të subjektive të partive politike që e fuqizojnë idenë e integrimit, se sa me vetë interesat e kalkuluara të vendit apo shteteve që bëjnë yrysh me u fut në këtë. Por, kjo është një temë tjetër. Ajo që neve me këtë rast na intereson është gjithsesi mendimi skeptik i qarqeve akademike evropiane lidhur me dilemën se athua sa ka demokraci reprezentative në këtë megainstitucion që është duke u ndërtuar dhe duke u investuar sa kohë?
Shumica e këtyre qarqeve mendojnë që BE-ja sot për sot problemin kryesor apo dilemën kyçe (të identifikuar edhe si krizë akute!?) në ndërtimin e kësaj ngrehine është duke e shfaqur pikërisht sferën e reprezentimit demokratik të vendeve dhe shteteve që janë anëtare të reja!. Sipas, këtyre skeptikëve BE-ja akoma nuk ka ndonjë lidership të fortë i cili kishte me shpejtua procesin integrues dhe zhvillimin e sajë në asi modeli e shembulli që kish me shërbye edhe për rajonet tjera të globit.
Vërejtjet, që adresojnë këto qarqe ndërlidhen kryesisht me pamundësinë e BE-së për t’i shestuar apo kompozuar dallimet e mëdha zhvillimore në sidomos sferën ekonomike (rasti i rrezikut të bankrotit të shteti helen(!); dallimet midis jugut dhe perëndimit; kërcënimet e fiaskos financiare nga Spanja, Portugalia; Ballkani akoma i pa akomoduar me rrethanat e reja, etj.) dhe atë sociale, e ushtarako – politike.
Në anën tjetër, thuhet që demokracia është bllokuar me aktin që, ajo ende nuk arriti të prodhojë kritere të qarta përmes të cilave qytetarët e sajë do të mund të dallonin qeverisjen nga të qeverisurit, pra nuk funksionon as koncepti i ashtuquajtur tradicional i reprezentimit popullor, e as surrogati i tij në formë të identitetit kulturore dhe interesit ekonomik. E themi kështu edhe për faktin se “nocioni, i reprezentimit, në fakt s’ mund t’i shërbejë më mësimit se qeverisja politike, përkatësisht ajo demokratike të legjitimohet përmes shkaqeve jopolitike, tyreve ekonomike dhe sidomos tyreve kulturore e shkencore” (Luhmann, 2002.: fq.333). Sipas këtij autori, kjo nënkupton që pluralizmi i strukturës reale politike të BE-së, më nuk mund të invizibilojë apo edhe të fshihet përmes nocionit mbi qeverisjen e popullit me popullin.
Ngase, me nocionin e popullit, në përvojat e shtet-kombeve ishin identifikuar qartazi dallimet midis atyre që qeverisnin dhe atyre që u qeverisnin, gjersa sot në raport me Evropën ky nocion ka vetëm kuptim formal. Në fakt, nëse politika nuk kuptohet si një proces reprezentimi i konjukturave jo politike, por konjukturave që janë rezultat i forcave të ndryshme që sillën kryesisht në afërsi të qendrave të vendosjes, atëherë s’ është e sigurt nëse “demokracia mbetet një nocion burimor politikë” (Derrida, 2003.: fq. 62). Kjo, thënë më thjesht:”nënkupton që demokracia, mbrohet dhe mbahet përmes faktit se ajo po kufizohet (diferencohet), me çka kërcënon vetveten dhe bëhet vetëvrasëse” (Derrida, Jacques, 2003.: Die Schurken, Suhrkamp, fq. 59).
Kur gjithë kësaj t’i shtojmë se shumica e dallimeve që po e përcjellin procesin e ndërtimit të ngrehinës së re të Evropës (BE), nuk janë pasojë e ndonjë mungese të theksuar të konsensusit demokratik, i cili edhe ashtu ka problemet e veta të një natyre tjetërfare, por të para së gjithash trashëgimisë historike të shtet-kombeve që u legjitimuan në të kaluarën jo fortë të largët, atëherë çështja e ngrehinës bëhet edhe më diskutabil edhe për çështjen se politika e sotme Evropiane, nuk ka filluar te ndërtohet nga format dhe parimet ekzistuese fillestare demokratike. Si kundërpërgjigje ndajë moszbatimit të këtyre kritereve bazë, jemi dëshmitarë që BE-ja shpëtimin e të qenit unifikuese shpeshherë po e gjen në të ashtuquajturat “vendimet detyrueshme kolektive”, duke mos bë kështu dallimin as ndajë atyre që i urdhërojnë(shtetet me kapacitete dhe demokraci te fuqishme), e as atyre që u nënshtrohen (shtetet e vogla dhe ato qe po presin anëtarësimin)!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin