Demokracia në krizë
Tejzgjatja e reformave shoqërore, rritja e vogël ekonomike, krimi i organizuar janë elementë që e karakterizojnë në përgjithësi botën postkomuniste dhe kanë bërë që edhe më tej në këto vende të mos ketë stabilitet politik por të mbretërojë një krizë e vazhdueshme shoqërore. Kjo krizë nuk është pasojë e mosfunksionimit të një segmenti të veçuar shtetëror, por është pasojë e konceptit të gabuar për demokracinë si rend shoqëror që ka në përgjithësi shoqëria e botës postkomuniste, ku përjashtim nuk bën edhe ajo kosovare, e cila që nga fund i viteve të tetëdhjeta është duke u përpjekur të hyjë në rrjedhat e zhvillimit demokratik perëndimor.
Demokracisë si “sistem ku sundon elita” është duke ju bërë një keqpërdorim i skajshëm nga klasa politike kosovare, shoqëria civile, shtëpitë mediatike, bashkësitë fetare, universiteti, shkollat e deri te entet parashkollore ….
Klemenso, Kryeministri i Francës gjatë Luftës së Parë Botërore, në konceptin e vet për demokracinë si “sistem ku populli sundon përmes elitës” qartazi e ndan elitën prej aristokracisë. Ai elitën e përkufizon si shtresë shoqërore në lëvizje e cila udhëheq me shtetin por që vazhdimisht ndryshon përmes institucionit të votës së lirë ku kriter për kandidim është konkurrenca e lirë e vlerave të individit. Gjithnjë sipas Klemensos, konkurrenca e lirë e vlerave dhe institucioni i votës janë problemi themelor i demokracisë dhe elementet kyçe përmes të cilave formohet elita shoqërore ku përmes tyre ajo mbahet vazhdimisht e freskët dhe në hap me kohën. Në mungesë të këtyre elementeve është ardhur deri te ngurtësimi i aristokracisë ku për pasojë ajo është thyer dhe rrënuar.
Në realitetet demokratike kosovare, dy postulatet e demokracisë, konkurrenca e lirë e vlerave dhe vota janë bërë vetëm formale. Shkaktarët nuk duhet kërkuar te mungesa e eksperiencës në formimin e elitës udhëheqëse kosovare apo te strukturat shtetërore kosovare. Fundja, kjo skemë e aplikuar te ne është hartuar në masë të madhe nga OSBE si një institucion prestigjioz në përcjelljen e zhvillimit të demokracisë. Shkaktari duhet kërkuar brenda mendësisë tonë oportuniste e cila krijon hapësira për veprime deviante të cilat qesin jashtë loje konkurrencën e lirë të vlerave. Kjo përket me natyrën ballkanase në përgjithësi por te ne është e theksuar më shumë.
Sistemi për formimin e elitës i pranuar nga shoqëria kosovare është sistem i cili e ka klanizuar jetën shoqërore në Kosovë (për të mos thënë e ka aristokratizuar). Ky sistem ka mundësuar që të krijohen klane në të gjitha strukturat e jetës shoqërore ku si kriter hyrje në to nuk është konkurrenca e lirë e vlerave. Për të qenë pjesë e ndonjë institucioni udhëheqës kosovar të çfarëdo niveli, nuk mjafton të jesh qytetar i ndershëm dhe ekspert i mirë. Rregullat e hyrjes në institucione shtetërore, partiake, mediatike, fetare, arsimore, kulturore… i përcakton klani i të gjitha niveleve që ka arritur të monopolizojë institucionin e votës i cili tani është vetëm formal.
Klani si organizim shoqëror primitiv, nga vetë mënyra se si krijohet dhe organizohet, nuk posedon kapacitete intelektuale dhe shpirtërore për krijimin e vlerave të qëndrueshme materiale, intelektuale dhe shpirtërore të cilat i përkasin konsumit të gjithmbarshëm shoqëror. Vlerat e krijuara nga kjo strukturë primitive krijohen në mënyrë primitive, zakonisht përmes krimit të organizuar dhe i përkasin konsumit ditor ku ato në pjesë të madhe i dedikohen një rrethi të ngushtë brenda klanit.
Për të parë përmasat e klanizimit të jetës shoqërore kosovare, vrojtuesi i lirë parametrat mund t’i marrë lirshëm në jetën mediatike kosovare (ku prin mediat elektronike), ku në saje të klanizimit të këtyre institucioneve, persona të njëjtë të veshur me titullin e analistit, japin përgjigje për të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe ja ngushtojnë shprehjen e mendimit kritik për fenomenet dhe ngjarjet nga ekspertë apo nga ata që mendojnë ndryshe .
Oportunizmi i qarqeve intelektuale kosovare ka ngushtuar tejmase hapësirën demokratike kosovare. Mosguximi intelektual për të hapur debate në forume partiake, mediatike, fetare, arsimore, kulturore edhe më tej do të ngushtojë hapësirën e mendimit dhe veprimit demokratik. Si pasojë e kësaj edhe më tutje do të ecim shumë ngadalë në sistemin e reformave të përgjithshme shoqërore, do të kemi rritje shumë të vogël ekonomike, shtim të krimit të organizuar dhe krizë të vazhdueshme politike dhe ky është shtrati më i përshtatshëm në të cilin klanit i shtohet jeta.
fadilkajtazi@hotmail.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe