Demokracia, Euforia, Fleksibiliteti dhe Lojaliteti!
Demokracia:
Kuvendi zgjedhor i LDK-së ndonëse paragjykohej se do të ishte një Kuvend i nxehtë, me temperatura të larta, përçarje të reja, i dhunshëm deri në shkatërrim të saj doli se ishte një Kuvend krejtësisht normal, madje tmerrësisht normal nëse i kemi parasysh rrethanat në të cilat është organizuar. Është e vërtetë se kuvendet e disa degëve të LDK-së nuk kanë qenë shumë paqësore, por Kuvendi kryesor që u mbajt më 7 nëntor i dha të gjitha testet e demokracisë! Duket se përgatitjet që i kanë paraprirë këtij kuvendi kanë qenë të mira e që kanë ndikuar në uljen e tensioneve. Janë zbutur antagonizmat apo dallimet në dukje të parë të patejkalueshme midis rrymave ekzistuese brenda këtij subjekti politik që ishte thuaja para falimentimit! Madje, që nuk është lehtë edhe të kuptohet, këto dallime janë shndërruar në një motiv mobilizues që kjo parti ta ruaj substancën partiake e me këtë edhe atë elektorale!
Rryma e Fatmir Sejdiut i pati bërë të gjitha përgatitjet që edhe një mandat të jetë në krye të LDK-së ndonëse vet lideri i saj ishte komprometuar shumë keq dhe për pasojë e solli LDK-në në fazën e vdekjes klinike nga e cila mund ta shpëtonte vetëm Isa Mustafa, e në asnjë mënyrë dikush tjetër! Me zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së, kjo parti ka shpëtuar nga margjinalizimi apo AKR-izimi, LDD-izimi i saj! Ka mbizotëruar vetëdija se nuk mund të rrezikohet apo flijohet partia për trillet apo hujet e një lideri të detronizuar nga thuaja të gjitha postet! Dhe pa asnjë keqardhje e them se për kastrimin politik të Fatmir Sejdiut fajtori më i madh dhe kryesori ka qenë pikërisht vet Fatmir Sejdiu! Po flas për një të kaluar! Fatmir Sejdiu megjithatë e dha një kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtij kuvendi duke krijuar kushtet për një kalim pushteti paqësor nga ai deri te kryetari i ri. Pa asnjë dyshim, Fatmir Sejdiu i kishte të gjitha mundësitë ta ndante LDK-në në dysh apo më shumë rryma sipas parimit të Luixhit të XV-të: “pas meje të ndodhë kiameti”. Prandaj e them se veprimi i fundit i tij politik ishte vendimtar që të mos përsëritet Beteja e Kosovës siç ndodhi më parë!
Euforia:
Mbajtjes së Kuvendit të LDK-së gjithashtu i ka paraprirë një situatë euforike e krijuar qoftë spontanisht, qoftë në mënyrë të organizuar në përkrahje të kryetarit të zgjedhur apo kryetarit në largim! Dhe duhet pranuar se kjo situatë euforike ka ndikuar edhe në rezultatet e kuvendit, pa asnjë dyshim! Kjo situatë ka prodhuar efekte afatshkurtra siç ishte raporti i votave. Mendoj se mund ta rrisë përqindjen e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, mirëpo mund dhe do të ketë efekte negative në planin afatgjatë. Nëse në ndërkohë nuk konsolidohet dhe profilizohet LDK!
Mirëpo, pas bërjes publike të emrave të Kryesisë së “re” të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm dhe listës së kandidatëve për deputetë, jam skeptik se ka vullnet për ndryshime substanciale, si të mentalitetit ashtu edhe të veprimit politik! Më shumë është vepruar sipas parimit: “edhe pas Fatmirit, Fatmiri” që në fakt është parafrazimi i sloganit të dikurshëm komunist: “edhe pasa Titos, Tito”! Oferta aq xheneroze që i bëhet Ukë Rugovës që të jetë pjesë e kësaj liste nuk do të ndikojë aspak në stabilizimin e gjendjes në këtë parti aq më parë që Uka së bashku me Bandillin e Gjakovës, “ambasadorin” e OSBE-së dhe financuesin e AUK-ut në Kosovë me paratë e shqiptarëve (populli), pa e pyetur askënd në kohën kur Universiteti i Prishtinës përballej me probleme të mbijetesës, ishin promotorët e destabilizimit të LDK-së, gjithnjë në emër të stabilizimit të këtij subjekti politik!
Fleksibiliteti:
Kryetari i ri i LDK-së u tregua fleksibil (i lakueshëm) për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe jopolitike me përjashtim të partnerit të deritashëm të koalicionit, PDK-në! Madje, që për mua nuk ka asnjë kuptim, nëse e kam dëgjuar mirë në TV dhe e kam lexuar drejtë, refuzimi i tij i skajshëm për bashkëpunim me PDK-në edhe në raste të interesit madhor për shtetin e Kosovës, lehtë mund t’i kthehet si boomerang në të ardhmen! Dhe, do t’i kthehet! Dihet se Isa Mustafa pozitën politike e ka ndërtuar dhe fuqizuar duke e kundërshtuar koalicionin me PDK-në, mirëpo në këto baza nuk mund ta ndërtojë ardhmërinë e tij politike e aq më pak të subjektit që aktualisht e drejton!
Oferta për bashkëpunim me subjektet e tjera është krejtësisht në rregull ndërsa refuzimi eksplicit i bashkëpunimit vetëm me një subjekt rrezikon të shndërrohet në fobi, urrejtje! E cila pashmangshëm i ngritë tensionet, si gjatë fushatës ashtu edhe pas zgjedhjeve! E kjo nuk i duhet as Isa Mustafës, as LDK-së, as PDK-së, e më së paku demokratizimit të Kosovës për të cilën, së paku verbalisht deklarohen këto subjekte politike! Koalicionet e partive “të djathta” dhe kundërshtimi i koalicioneve me partitë “e majta” është mbindërtim spekulativ ngase në Kosovë asnjëherë nuk kemi pasur profilizim të vërtetë të partive politike! Ato që deklarohen “të djathta” përmbajtjen e kanë pasur tipike komuniste, me përjashtim të disa rasteve, ndërsa ato që akuzohen si “të majta” përmbajtjen e kanë pasur kombëtare dhe janë më meritore për këtë pavarësi pa sovranitet që e gëzojmë sot!
Lojaliteti:
Në të gjitha kuvendet zgjedhore të subjekteve ekzistuese duket se lojaliteti është parakusht kryesor për ndërtimin e karrierës politike apo për sigurimin e mbijetesës! Te ne lojaliteti nënkupton nënshtrim të pakusht ndaj liderit, në radhë të parë dhe subjektit politik në radhë të dytë! Në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së nuk u përfill në tërësi ky rregull sepse nuk u shpërblyen të gjithë ata që ishin lojalë. Madje disa prej tyre u margjinalizuan krejtësisht! Duket se lojaliteti politik nuk mjafton në raste kur përpilohen listat për deputetë apo caktohen në poste qeveritare, në nivelet lokale apo qendrore! Bizneset dhe krijimi i kushteve për korrupsion, shkatërrimi i gjurmëve të hajnive milionëshe, ndikimi në gjykata për mosndjekje penale, afërsia dhe “ndikimi” te miqtë ndërkombëtarë, krijimi i kushteve për përparim akademik dhe në karrierë janë kushte të domosdoshme për koalicione dhe poste politike në Kosovë! Uroj që kjo të mos jetë përmbajtja e LDK-së së Re mirëpo duke e njohur shumë mirë situatën, duke i njohur gjithashtu shumë mirë njerëzit në pozita kyçe dhe ata që kanë aderuar në partitë tjera si bajpas i LDK-së, atëherë i kam disa dyshime fort të bazuara! E kam përkrahur Isa Mustafën që nga koha kur ka garuar për kryetar të Prishtinës.
E kam përkrahur edhe në këtë kuvend të LDK-së ndonëse nuk jam anëtar e as simpatizant i LDK-së, por edhe e as një partie tjetër! Tash Isa Mustafa gjendet para një sfide. Ajo sfidë nuk është Hashim Thaçi. Hashim Thaçi i ka ndihmuar shumë politikisht! Isa Mustafën do ta sfidojnë pikërisht ata të LDK-së që në rrethana normale do të duhej të përballeshin me ligjin për shkak të aferave korruptive dhe keqpërdorimit të Fondit të 3%, e që tani janë strukur në udhëheqjen e kësaj partie apo që janë në pritje të bëhen pjesë e udhëheqjes! Isa Mustafa do ta sfidojë vet Isa Mustafën! Ose do t’i sfidojë sfiduesit e kriminalizuar ose do të bëhet marionetë (kukull) e tyre! Uroj që kjo të mos ndodhë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin