LAJMI I FUNDIT:

Demokracia alla-rusçe

Kryeministri rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën në kuvendin e partisë së tij, “Rusia e Bashkuar” (për të cilën ish-udhëheqësi sovjetik Gorbaçov pat thëne se i kujton “vitet më të këqija të partisë komuniste”) se do të kandidojë përsëri, për të tretën herë, për postin e presidentit të Rusisë, gjë që nuk habiti asnjë njeri. Putin pranoi “propozimin” e presidentit të tanishëm Dmitri Medvedev, i cili mbajti karrigen e presidentit gjatë katër vjetëve të fundit. Megjithëse zgjedhjet për president janë caktuar për vitin që vjen, ky vendim sipas analistëve, e bën të sigurt faktin se Kryeministri Putin do të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë në vitin 2012 dhe se Presidenti Medvedev ka gjasa se do të zë vendin e Putinit si kryeministër.

Putini u tha përkrahësve të tij atë që shumë analistë dhe ekspertë të çështjeve ruse e kishin marrë me mend dhe e prisnin, se ai dhe presidenti Medvedev kishin renë dakord “shumë kohë më parë, disa vite më parë” për të shkëmbyer postet. Edhe Medvedev – përkrahës besnik i Putinit dhe një figurë kukull – pranoi se vendimi për kthimin e Putinit në postin e presidentit ishte pjesë e një strategjie afatgjatë e gatuar midis tyre. Në bazë të ndryshimit të kushtetutës ruse, kthimi i Putinit në postin e presidentit do të thotë se ai ka mundësi të udhëheqë Rusinë deri në vitin 2024, në traditën më të mirë të ish-udhëheqësve sovjetikë, si Stalini e Brezhnjevi, që qeverisën atë vend me dekada.

Reagimet ndaj shkëmbimit të posteve midis dy udhëheqësve më të lartë rusë ishin të shpejta dhe të ndryshme. Gleb Pavlofsky, një ish-këshilltar i Kremlinit i tha gazetës britanike Telegraf se shkëmbimi i posteve midis Putinit e Medvedevit, është një “poshtërim për Rusinë… dhe një goditje e rëndë ndaj institucionit të presidentit”. Ai u citua gjithashtu nga gazeta Los Anxheles Tajms se natyra sekrete dhe mungesa e shpjegimeve për shkëmbimin e posteve, krijuan një atmosferë intrigash e mosbesimi. Jevgeni Volk, zëvendës drejtor i Fondacionit Jeltsin tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ky njoftim “duket se është një manipulim politik, dhe i gjithë kuvendi (i partisë Rusia e Bashkuar) më kujtoi periudhën e Brezhnjevit, kur kongresi i partisë vetëm aprovonte vendimet e marra më parë e me dyer të mbyllura”.


Kthimi i Putinit në postin e presidentit rus, ka ringjallë shqetësime të mëdha në radhët e kritikëve të tij, të cilët e akuzojnë se ai ka shkelur edhe atë pak demokraci që ekziston dhe se nuk ka përfillur aspak të drejtat e njeriut. Ludmilla Aleksejeva, veterane e të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste tha se shkëmbimi i posteve në udhëheqjen ruse “do të thotë se për gjashtë ose dymbëdhjetë vjetët e ardhshme, Rusia do të jetë në vend numëro, por edhe më keq, do të shkojë mbrapa si rezultat i korrupsionit, rënies së biznesit si edhe mungesës së gjykatave të pavarura dhe medias së lirë”. Ajo i tha agjencisë Reuters se “përderisa nuk kemi një shoqëri civile, pa marrë parasysh se kush është president… marrëdhëniet midis atyre në pushtet dhe shoqërisë do të jenë pak a shumë siç janë sot”.

Edhe reagimet nga jashtë, ndaj shkëmbimit të posteve midis Putinit e Medvedevit, sikur i përmblodhi deklarata e Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, i cili tha se “kjo tregon se Rusia është shumë larg një shoqërie të hapur me konkurrencë demokratike për zgjedhjen e presidentit”.

Sipas analistëve të brendshëm e të jashtëm, Rusia përballet sot me perspektiva të zymta, me një stagnacion ose amulli politike dhe ekonomike dhe probleme serioze që janë rezultat i një qeverisjeje nga një parti. Një numër gjithnjë më i madh rusësh, sidomos intelektualët, po votojnë siç thuhet, ‘me këmbë’, duke u larguar për gjithmonë nga Rusia në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit. Vetë Putini paralajmëroi të shtunën anëtarët e partisë së tij se ka mundësi që ata dhe populli rus të përballen me “kokrra të hidhura” masash të forta e shtrënguese ekonomike.

Kthimi i Putinit në postin e presidentit të Rusisë, megjithëse pritej nga të gjithë, ka zhgënjyer të gjithë ata që prisnin dhe shpresonin për një Rusi më demokratike. Në qoftë se ka ende njerëz që dyshojnë se Putini është i frymëzuar nga ndjenja autoritarizmi, njoftimi zyrtar për kthimin e tij në postin e presidentit, duhet të zhdukë njëherë e mirë naivitetin e mendimeve të tilla. Si rrjedhim, analistët besojnë se me shkëmbimin e posteve, asgjë nuk do të ndryshojë për më mirë në Rusi, megjithëse Putini, një ish-agjent i KGB-ës, do të paraqesë veten si i fortë dhe i udhëheqës i pazëvendësueshëm për rusët. Ata shtojnë se me keqësimin e ekonomisë dhe të situatës së brendshme të federatës ruse, e të cilat do të nxisin vëmendjen e plotë të Putinit dhe udhëheqjes ruse, Rusia do të jetë më pak e prirë dhe nuk do të ketë kohë që të angazhohet në aventura dhe ballafaqime ndërkombëtare – ndoshta e vetmja gjë pozitive që mund të dalë nga ky pazarllëk postesh të nivelit më të lartë të shtetit dhe qeverisë ruse.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori