LAJMI I FUNDIT:

Dëmet e alkoolit tek adoleshentet

Dëmet e alkoolit tek adoleshentet

Tashmë është e ditur se konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha ka efekt negativ në shëndet, ndërsa mes të tjerash supozohet se shkakton llojet e ndryshme të kancerit, duke përfshirë edhe atë të gjirit.

Revista shkencore Pediatrics ka realizuar një studim, i cili konfirmon dëmin që shkakton konsumimi i alkoolit te vajzat e reja, duke qenë se shton rrezikun për zhvillimin e tumoreve beninje, nga të cilat mund të zhvillohet kanceri i gjirit.

Rezultatet e studimit tregojnë se vajzat dhe femrat në moshë të re, të cilat kanë konsumuar alkool 6-7 herë brenda javës, kanë qenë për 5.5 herë më të rrezikuara që të zhvillojnë tumore beninje të gjirit.

Shkencëtarët thonë se alkooli është i dëmshëm në masë të madhe në moshën e adoleshencës, kur ndodh shumimi i shpejtë i qelizave për ndërtimin e indit të gjirit. /Telegrafi/