Në politikën ndaj refugjatëve po ndodhin ndryshime të shpejta. Sipas planeve të fundit të qeverisë gjermane, për kthimin në vendlindje të azilkërkuese, të cilëve nuk u është pranuar kërkesa për azil në Gjermani, do të përdoren avionët e mëdhenj të transportit të Bundeswehrit. Deri tani dëbimi i azilkërkuesve është bërë me avionë linje apo çarter.
Deri tani disa lande gjermane nuk i dëbonin azilkërkuesit gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Këtë vit ky rregull nuk do të zbatohet më. Shumica e parlamenteve të landeve gjermane janë shprehur pro organizimit të riatdhesimeve të azilkërkuesve të refuzuar edhe në muajt e dimrit. Në këtë pikë duket se nuk ka mospërputhje në mes të qeverisë federale dhe qeverive të landeve .
Nën drejtimin e koordinatorit për refugjatët Peter Altmeier dhe ministrit të Brendshëm Thomas de Maiziére po përparojnë planet për ngritjen e zonave të tranzitit në kufi si dhe po zhvillohen bisedime me vendet e origjinës për riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani.
Sipas regjistrit për të huaj aktualisht në Gjermani janë në pritje të ekstradimit rreth 190.000 refugjatë. Rreth dy të tretat e tyre kanë statusin "Duldung" (leje e përkohshme afatshkurtër qendrimi) dhe tani ky status sipas zëdhënsit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, do të rishqyrtohet. Po ashtu nuk do të ketë më paralajmërim për t’u larguar vullnetarisht nga Gjermania, për të mënjanuar mundësinë që dikush të fshihet.
Në lidhje me idenë që të mos merren më aq shumë parasysh raportet mjekësore për paaftësi për të udhëtuar, nuk u diskutua. Por në rast se një person ka humbur pasaportën nuk do të ketë më pengesë për ekstradim nga Gjermania. Në vend të saj personat në fjalë do të pajisen me një pasaportë të përkohëshme. Edhe kooperimi me vendet e Ballkanit Perëndimor po shkon mirë, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Organizatat për refugjatët si Pro Asyl janë kritike ndaj procedurave të përshpejtuara të ekstradimit. Zëdhënësja e këshillit të refugjatëve të landit NRË tha se planet janë ende tepër "të papjekura".
Kritika ka dhe në lidhje me angazhimin e ushtrisë gjermane Bundesëehr për riatdhesimin e refugjatëve. Sipas Kushtetutës ushtria nuk ka të drejtë në Gjermani të përzihet në detyrat e policisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes tha se fillimisht do të përdoren avionët civilë dhe vetëm në rast nevoje ministria do të vërë në dispozicion avionët që përdoren për transportimin e trupave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës