Dusica L Ikic Cook
Ndodhi vetëm disa ditë pasi ai ishte kthyer nga një punë dy-mujore jashtë shtetit.
Ne kemi jetuar së bashku prej një viti tashmë, kur ai u zhduk nga radari për të gjithë mbrëmjen. E telefonova disa herë, së fundmi zbulova se ku ishte dhe ishte pothuajse e sigurt se doja t’i jepja fund aty kur atëherë ai i ra ziles së derës. E hapa dhe u çarmatosa (si zakonisht) nga sytë e tij, krahët me të cilat më rrethoi dhe shtati i lartë dhe i fortë për të më mbrojtur nga gjithçka.
Fillova të bëhesha gërnjare: “Përse nuk më telefonove?”, “Përse qëndrove jashtë kaq vonë?”, “Nuk më pëlqen kjo e ajo” etj. Ai veçse buzëqeshi dhe shkoi në dhomën e gjumit. Teksa drejtohesha për një kuzhinë për të përgatitur kafe, dëgjova që më thërriti në emër, jo me pseudonim, siç bën zakonisht, por me emrin e vërtetë.
Shkova në dhomën e gjumit ku ai ishte ulur në shtrat dhe më zgjati krahun e majtë, për të më përqafuar. Unë iu afrova, e lashë të më rrethojë me krah dhe pastaj, nga hiçi, ora e tij e djathtë u shfaq mes nesh duke mbajtur një kuti të kuqe të vogël me një unazë brenda.
Tani, kur je në moshën tonë (44-45 vjeç) dhe keni jetuar së bashku për ca kohë, nuk ka rëndësi nëse ke apo jo një unazë; jeton si një familje, ndan gjëra, dashuron dhe grindesh. Ende, do të gënjeja po të thosha se nuk prisja që gjërat të merrnin një kthesë, por ai më kapi në befasi.
Ishte një moment romantik, naiv, fëmijëror, i patakt… Jo në llojin e “romantikes” që shohim vazhdimisht, por në një mënyrë intime, të ëmbël dhe të pastër.
Unë thashë “po” dhe ne u puthëm dhe vazhduam me jetën tonë; epo, të paktën në muajin e parë, përpara se të vendosnim të uleshin për të diskutuar se çfarë donim të bënim.
Përpara dasmës sime të parë, kam qenë një nga ato vajza që donin një festë të madhe, fustan të bardhë me gëzof, komfeti, oriz, tullumbace në formë zemre dhe gjithë të tjerë, ndaj mora atë që desha: kishim me vete rreth 20 miq, shkuam në gjendjen civile, pastaj u drejtuam për në një pub, ndamë tortën dhe kaq ishte. Vetëm mëngjesin tjetër e kuptova që kisha bërë një gabim; në fakt u pendova që nuk bëra një dasmë të madhe me çdo gjë që duhej. Nëse nuk do të isha divorcuar me bashkëshortin e parë, me shumë gjasa do ta kisha realizuar këtë ëndërr në ndonjë nga përvjetorët e rëndësishëm.
Për të qenë e ndershme, teksa po kthehesha në shtëpi, duke u ndarë nga burri i atëhershëm, shtatzënë, mizerabël dhe me ndjesinë se kisha dështuar në diçka, një nga gjërat që më erdhi në mendje ishte: “Herën tjetër, nëse gjen dikë, një ditë, do të bëj një dasmë të saktë!”
Teksa vitet kaluan, fëmija im u rrit, ndërtova një karrierë dhe pati ca njerëz në jetën time (sigurisht, nuk jam murgeshë!), por kurrë nuk e ndjeva vërtetë se kisha arritur atë pikën kur doja të kaloja jetën me dikë. Kishte shumë gjëra, por ka diçka për të cilën dua të falënderoj secilin: ata më çuan drejt zbulimi të asaj që nuk doja dhe më ndihmuan të gjej këtë emocion special me dikë që mendoj se është vërtet i veçantë në këtë çast po aq të veçantë.
Pra, pas 13 javësh nga sot, do të jetë dita ime e fundit si grua e divorcuar dhe vetëm një natë larg të qenët zonja e dikujt (sërish).
Ndaj qëndroni të lidhur, ky është vetëm fillimi i rrugës së quajtur “dasma ime ballkanase prej të rriture”; një rrugë e zbulimeve, zhgënjimeve, pritshmërive, të qeshurës, lotëve dhe gjithçkaje tjetër.
“Dëgjo”, ia nisa unë me kujdes: “Çfarë do që të bësh për dasmën tonë?” Ndalova, mbajta kontakt të gjatë me sy dhe prita për përgjigje. “Çfarë të duash ti!” tha ai duke buzëqeshur.
“Por, çfarë nëse unë dua një dasmë të madhe?” vazhdova unë, duke u përpjekur të shtypja entuziazmin.
“Epo, atëherë do të kemi një dasmë të madhe,” u përgjigj ai me qetësi.
“Dua vërtet një dasmë të madhe,” – sytë e mi u zgjeruan dhe shkëlqyen teksa thosha këtë. Ai buzëqeshi dhe ja mu kështu, biseda jonë e parë serioze për dasmën u krye. E dija që do ta kisha atë që doja!
Kontrollova nëpër internet, duke kërkuar për copa të shpërndara këshillash për të përgatitur atë që e konsiderova eventin më të madh të jetës sime prej të rriture. Duke punuar si planifikuese dhe organizuese eventesh (si pjesë e shumë punëve që kam bërë) për 20 vite e më shumë, e neglizhova me vetëdije faktin se dija tashmë gjithçka që duhej ditur për çdo event. Veprova sikur të mos dija gjë dhe kontrollova në internet dhe vendosa ta bëj “sipas rregullave”.
“Vendos datën!”, thoshte çdo uebsajt dasmash, ndaj e dija se ishte koha për bisedën tonë serioze për dasmën. Por, nuk ishte mjaftueshëm thjesht të uleshe e të diskutoje; isha unë, nusja e ardhshme, ajo që duhej të përgatitej për bisedë (duhej të dija se çfarë dëshiroja).
Çfarë date doja? Kisha një datë të dëshiruar në fund të fundit? Si ta zgjedh datën? Çfarë parametrash ka? Çmenduria fillon këtu – filloj të flas me veten dhe nuk e kam problem nëse kam ndokënd afër kur e bëj.
“Së pari, nuse e dashur,” i thashë vetes mëngjesin tjetër, duke qëndruar përpara pasqyrës, “Duhet të biesh ca në peshë! Nuk mund të kesh këtë pamje!”.
Fillova të mendoj, sa peshë duhej të humbas dhe çfarë diete më duhet? Mund ta bëj pa problem për gjashtë muaj, edhe nëse bëj pak me hile, gjashtë muaj është mirë. Të lutëm!
Ja ku ishte periudha e përafërt, por kisha nevojë për diçka më precize – doja datën dhe si ta gjeja?
Fillova të listoj ditëlindjen, ditët e pushimit dhe festat fetare dhe pashë Bajramin! Po!
Festa ime më e preferuar nga të gjitha (ka ballkave etj., e keni parasysh…) Gjithashtu, Bajrami është në ditën e parë të muajit Sheval dhe thonë se është një nga muajt më të mirë për t’u martuar. Ende do të ketë nga ata që do të thonë se nuk është fat i mirë të martohesh me dy bajrameve, ndaj çfarë të bëja?
Hapa një dokument në Excel. Bashkëshorti im i ardhshëm (tingëllon pak çuditshëm kur e them këtë), i shtrirë përpara televizorit, pyeti “ende po punon?”
“Po, duhet të mbaroj diçka të vogël dhe do të vij krah teje menjëherë”, gënjeva unë. Krijova shpejt një kalendar për një periudhë tremujore dhe shënova ditët që janë të rëndësishme. Pastaj fillova t’i vë kryqin datave.
Mendova pak më thellë, jo vetëm për datat e rëndësishme dhe nuk ishte faji im, ju betohem; ishte prej motorëve të kërkimit në internet! Kur lundron vërdallë, faqet që viziton në Google të japin sugjerime që janë të ngjashme ose të rëndësishme për kërkimin tënd, dhe papritur ishte një reklamë për një faqe numerologjie!
“Zbuloni ditën më të mirë për t’u martuar”, thuhej në të. E klikova dhe fillova llogaritë: ditëlindja ime, ditëlindja e tij, kuptimi i datës, datat e përshtatshme, astrologjia, numerologjia, yjet… E tmerrshme! Rreth tre orë pasi kisha premtuar se do të “shkoja krah tij për një sekondë”, bashkëshorti im i ardhshëm u zgjua, u ngrit nga divani dhe shkoi për në dhomë. Vetëm!
Tre ditë më pas, isha e sigurt se kisha zgjedhur datën më të mirë, më fantastike, më të adhurueshme më të përshtatshme, më të bukur dhe më ritmike. Ishte mbreti i të gjitha datave, me të gjitha argumentet pro dhe asnjë kundër, isha gati për një bisedë të dytë martesore.
“Dëgjo,” fillova unë plot vetëbesim: “mendoj se kjo datë në korrik është perfekte” dhe fillova të listoj argumentet pro. Teksa mbarova, u ula qetësisht dhe prita për përgjigje. Ai më vështroi për një sekondë të gjatë dhe pastaj tha: “Në rregull nëse këto dëshiron, në rregull, por nuk mendon se do të jetë shumë vapë? Si thua për një datë më të hershme në pranverë?”
Kështu rifilluan kërkimet me “parametrat” e ndryshuar. Mu desh një muaj tjetër për të zgjedhur një datë dhe u përcaktua nga diçka që nuk do ta kisha parashikuar kurrë si të një rëndësie të tillë (por si organizuese eventesh me eksperiencë, duhej!)
Tani, 12 javë larg dasmës sonë, mund të them se zgjedhja ishte e duhura, si në kuptimin e numerologjisë, kuptimit dhe pranverës në lulëzim.
“Epo, jemi të lumtur që interesohen për restorantin tonë, por… e keni parasysh,” ai ndaloi përpara se të vazhdonte: “Ne preferojmë të flasim direkt me nusen dhe dhëndrin. Ju jeni prindërit e…?” Pyetja u shoqërua me ngritje vetullash.
“Në fakt,” filloi i fejuari im: “Ne jemi prindër por… kjo nuk është për ndonjë nga fëmijët tanë”.
Ne shkëmbyem shikime dhe pastaj pamë këtë burrë të sjellshëm në dukje profesionist, përpara nesh, që sapo na kishte ofruar një filxhan kafeje përpara se të na lajmëronte për preferencat në negociata. Ne ndaluam dhe pastaj unë i thashë: “Ne JEMI nusja dhe dhëndri”.
Pastaj e kuptova përse kameramanët me pajisje të teknologjisë së lartë mbi shpatulla shkojnë diku; ata duhet të kapin me video këtë çast që meriton të postohet në kategorinë e videove qesharake. Pamja në fytyrën e tij burri, befasia e tij dhe turpi që në dukje na ofendoi, ishte e pakrahasueshme.
Ishte njëlloj kudo që shkonim dhe kalonim një pjesë të pasditeve dhe fundjavave për të gjetur një vend perfekt për dasmën.
Ndryshe nga gjuetia e datës, kjo ishte më shumë si procedura që ndjek kur zgjedh një vendtakim për punë. Kur organizoj një konferencë, kërkoj shërbime të mira të interpretimit, një lidhje të mirë interneti dhe pajisjet për prezantim; këto prioritete përcaktojnë vendin që do të zgjidhet. Vlera e parave është thuajse gjithnjë e fundit që kërkohet, pasi bën diferencën midis atyre që përmbushin kushtet e parametrave prioritare.
Ishte thuajse e njëjta gjë këtu. Paratë u llogaritën të fundit, por prioritetet ishin “paksa” ndryshe; ndriçimi zëvendësoi interpretimin, mundësitë e dekorimeve zëvendësuan internetin dhe ndjesa që më dha zëvendësoi pasjijet e prezantimit.
Ndaj, për t’i rënë shkurt, kishte shumë si këto lloj pyetjesh në proces dhe një varietet të madh përgjigjesh për to.
Mësova se “mbulesat e bardha të tavolinave bëheshin edhe më të bukura pasi kishin humbur pak ngjyrën, ngaqë ishin përdorur për mbi 20 vjet pa u zëvendësuar”.
Gjithashtu mësova se, megjithëse mund ta shoh me sytë e mi se 15 tavolina nuk mund (nuk ka shans, as që bëhet fjalë, as për një milionë vjet) të rregullohen në një dhomë të pozicionuara në formë rrethore, një pronar i etur për para do të lodhet shumë duke i zhvendosur ato, thjesht për të provuar se ka të drejtë – dhe të përfundojë duke provuar se unë kisha të drejtë.
Gjithashtu pashë që një vend mund të organizojë dasmën tënde, por – nëse ka më pak se 200 të ftuar – ata do t’i shërbejnë gjithashtu çdo të ftuarit tjetër që mund të dojë të hyjë – por të paktën jo në tavolinat e pronotuara nga ti.
Pashë gjithashtu një vend që ka pesë sallone dasmash nën një çati dhe një izolim aspak perfekt, duke ofruar një miksim fantastik të muzikës.
Ende, fituesi i kategorisë “së dështuar” ishte vendi ku nuk mund të hyje një ditë përpara dasmës, por ku mund të shkosh sa më herët ditën e dasmës dhe ta dekorosh si të duash.
Ata thjesht harruan të thoshin: “Dhe pastaj vrapo në shtëpi 15 minuta përpara dasmës, bëj një dush dhe vishur dhe bjer i vdekur në gjysmë të festës sepse je i rraskapitur deri atëherë!”
Epo, e menduam paksa, por nuk na u desh edhe aq gjatë për të zgjedhur. Ne vendosëm të linim një takim tjetër me disa prej tyre, t’i përfshinim në raundin dy.
“Pra, cila është data?” pyetën ata. “Ne po mendojmë për majin, këto dy data,” u përgjigjëm ne.
“Miiiiiirë,” tha ai dhe pastaj ndaloi, pa kalendarin: “Jemi të pronotuar në të dyja datat, por kemi një datë të lirë nga mesi i qershorit”.
Epo, jo, ky është Ramazani, nuk mund të funksionojë. Tjetri! Po ashtu edhe tjetri. Biseda shkoi thuajse njëlloj. Data që ne preferonim ishin pronotuar ndaj unë pyeta për data të tjera. Një, dy, tre, pesë data të mundshme përpara Ramazanit dhe (tani me pak entuziazëm), në përpjekje për datën time në korrik… Jo!
“Përse nuk doni një dasmë të mërkurën? E keni konsideruar shtatorin? Nëse doni atë datë, mund të mendoni për vitin e ardhshëm; do t’ju japë kohë të përgatisni diçka”.
Megjithatë, dy vendet që pëlqyem ishin të disponueshme për një nga datat në maj, ndaj shkuam në shtëpi, u ulëm dhe unë i rihyra operacionit të përzgjedhjes së datës.
Rillogarita gjithçka, lundrova në internet duke parë për domethënien, kontrollova të gjitha ditët e pushimit dhe datat me rëndësi, pas rreth tre ditëve isha gati të thosha: “në rregull, nëse duam majin, le të jetë kjo!”
Dhe, kështu, prindërit që nuk po martojnë ndonjë nga fëmijët e tyre por që janë nusja dhe dhëndri vetë më në fund e ndanë datën, që u përcaktua nga vendi, jo nga parametrat e mi. Sikur ta dija se sa rëndësi të madhe do të kishte vendi i dasmës në vendimin tim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës