Jagoda Marinic
Para 10 vitesh shumë lokale në Kroaci quheshin Kafe Evropa. Në Split, turistët dhe vendasit uleshin në “Café Genscher”, për të filozofuar pranë detit. Nëse dikush donte të theksonte se gjërat zhvilloheshin si duheshin, thoshte se „ky është standard evropian”. Ndërkohë sot flasin shumë më pak vetë për gjërat që shkojnë mirë dhe Evropa përballet me skepticizëm.
Njëherë e një kohë ekzistonte shpresa se Evropa do sillte një të ardhme më të mirë. Progres, pas vitesh të stanjacionit dhe luftës. Kjo shpresë sot është kthyer në një nga lëvizjet më të mëdha të migracionit në Evropë: Gjenerata e re e shkolluar, që nuk ka përjetuar luftë, ndodhet në eksod. Madje edhe më të vjetrit largohen nga vendi, shumë vijnë në Gjermani. Nga „e ardhmja Evropë” ka mbetur vetëm liria, puna në Gjermani dhe braktisja e vendit, shpesh duke punuar në punë pa kualifikim. Evropa nuk erdhi. Tani bregdeti kroat lulëzon si rajon turistik, por pasurimi i njërës anë ndeshet me pagesën 3 euro në orë në anën tjetër. Kafenetë në Split quhen tani “Café Ego”.
Në këtë javë evropiane pati tre zhvillime të rëndësishme, që demonstrojnë dobësinë e Evropës, ndarjen brenda saj dhe mungesën e orientimit. Shembullori Macron u nderua me Çmimin Karl në Aachen, ai mbajti një fjalim entuziast për Evropën dhe kritikoi politikën fiskale gjermane dhe ekzagjerimin me eksportet. Por ai nuk e njeh Merkelin, nëse mendon se ajo në këtë mënyrë publike mund të ndjehej nën presion. Ai e njeh mirë Gjermaninë, kur thotë, se gjermanët e injorojnë faktin, se çarë akuzash i bëjnë atij francezët për politikën e kursimeve.
Tjetra: Viktor Orban vazhdoi me goditjen e tij duke deklaruar pas rizgjedhjes së tij se ka ardhur fundi i demokracisë liberale. SHBA hodhi poshtë marrëveshjen atomike me Iranin dhe tregoi me këtë dobësinë e Evropës si lojtare globale. Shumë vende në Lindjen e Mesme nuk presin më ndihmë nga SHBA, kurse Evropa është shumë e dobët të mbyllë këtë boshllëk. Macron ngriti lart edhe këtu forcën e Evropës, por reagimet pas fjalimit të tij në Parlamentin Evropian tregojnë, se Merkel nuk është e vetme me hezitimin e saj.
Kjo Evropë ka nevojë për guxim, e vërtetë. E kush e do Evropën, nuk lodhet duke përmendur paqen që ka sjellë bashkëpunimi evropian, më shumë mirëqenie, por jo për të gjithë. Përpjekjet e politikanëve për të bindur njerëzit duhen përkthyer në jetën e përditshme të njerëzve. Deficiti demokratik brenda Bashkimi Evropian është kaq i madh, saqë një „Më shumë Evropë”, duket shumë e vështirë. Por për këto dobësi të Evropës heshtin ata që luftojnë për Evropën. E ky është deficiti më i madh i tyre. Dyshimi hedh hije mbi idenë e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Do të thotë kjo më shumë pushtet për instancën supranacionale, BE – me të njëjtin mangësi legjitimiteti demokratik?
Demokracia liberale nuk kritikohet për shkak të vlerave të saj bazë demokratike, por për shkak të fokusimit të aspektit liberal tek tregjet botërore dhe derregullimin në favor të koncerneve globale, bankave dhe investitorëve të imobilieve. Kjo është Evropa e të pasurve, mendojnë shumë vetë. Me „liberal” shumë evropianë nuk lidhin më të të drejtat universale njerëzore, por faktin, që në Portugali pas ndërhyrjes së trojkës u shfuqizua limiti i çmimeve të qirave, tregu i apartamenteve u liberalizua. Tani në qendër të Lisbonës vështirë se një portugez me rrogë normale mund të paguajë një apartament. Në vend të kësaj ka turizëm masiv, investitorë të huaj, rroga të ulta, krizë e institucioneve publike. Kapitali i huaj po çrrënjos njerëzit. Mbrojtja e vetme që u mbetet është sulmi ndaj „të huajve”, sepse kapitali financiar në vetvete është abstrakt, kundër tij nuk mund të shprehësh zemërim.
Macron festohet në Gjermani, sepse ai mbajti një fjalim të bukur në ceremoninë e dhënies së Çmimit Karl. Në të njëjtën kohë në Francë, intelektualët organizojnë protesta kundër politikës së tij, që duket se rrezikon të përsërisë gabimet e axhendës 2010 në Gjermani. Stili i Macron u përshkrua nga filozofi Jean-Claude Monod si „liberalizëm autoritar”. Në skenën ndërkombëtare ai di të luajë mirë, por brenda vendit pluralizmi vuan. Shkurtimet e Macron prekin edhe arsimin dhe artin, me të cilat presidenti mjaft erudit krenohet. Etika e kompromisit bëhet më e huaj edhe për Macron. Ndërsa Orban është tani në territorin ku kompromisi nuk gjendet dot më. Patosi i bindjeve personale, pavarësisht se nga cili krah politik, nuk do t‘i bëjë njerëzit të besojnë më shumë tek Evropa.
Politikanët evropianë duhet t’i përkthejnë në politikë konkrete për qytetarët idealet, për të cilat betohen. Nëse „paqja” nuk mjafton si argument, zien pakënaqësia. Evropa mund të bëhet sërish dashuria e evropianëve, nëse bëhet fjalë për të „ardhmen tonë” Ndoshta gjenden pastaj në fshatrat e vogël të kontinentit sërish kafene me emrin Evropa – vende ku njerëzit festojnë bashkë, dhe nuk shkojnë vetëm për të folur për hallet dhe krizën e identitetit, apo për t’u shërbyer turistëve nga vendet e pasura. Më shumë Evropë do të kemi vetëm me më shumë demokraci./DW/
Jagoda Marinic është një shkrimtare gjermano-kroate. Së fundmi është botuar libri i saj “Made in Germany – çfarë është gjermane në Gjermani?”, ku trajton temën e identitetit gjerman në kohë migracioni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri