LAJMI I FUNDIT:

Dashuria, fole në zonë lufte

Dashuria, fole në zonë lufte

Nëse nuk jeni përgatitur për më të keqen, të drejtat tuaja në shtëpinë tuaj mund të mos ekzistojnë.

Sipas një sondazhi, 61% besojnë se kur shkojnë për të jetuar së bashku, ato bëhen partnere me të njëjtat të drejta. Ky është një mit. Nëse bashkëjetuesit përfundojnë duke u grindur në gjyq se kush i detyrohet çfarë, gjithçka del te vërtetimi se ç’keni vënë nga ana financiare deri te tullat e shtëpisë dhe suvatimi.

Prandaj, sigurohuni se e dini se ku gjendeni financiarisht – cilado qoftë marrëveshja. Shkruani së bashku saktësisht marrëveshjen juaj financiare.

Për shembull: burri blen banesën, por gruaja ka interesa aty, sepse ka paguar gjysmën e kaparit. Të dy firmosni. Ekziston çdo mundësi që ky formalitet të mos e shohë kurrë dritën e diellit, por nëse ndaheni, ky formular është ndihmë. /Telegrafi/