LAJMI I FUNDIT:

Dashevci i Skënderajt do të bëhet me fabrikë të sheqerit

Dashevci i Skënderajt do të bëhet me fabrikë të sheqerit

Fshati Dashevc i Skenderajt do të bëhet me fabrikën e parë të sheqerit në Kosovë, pasi të mërkurën është nënshkruar një marrëveshjeje në mes të kësaj komune dhe Kompanisë britanike “DarkStaar”.

Në këtë ceremoni të nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, ndërsa fabrika pritet të punësojë rreth 400 punëtorë, dhe kap shumën prej 27 milionë euro.

U tha po ashtu se do të ketë punë edhe për më shumë se 4 mijë e 500 kultivues të panxharsheqerit, jo vetëm të komunës së Skenderajt por edhe të rajoneve të tjera, të cilëve kompania do t’u marr prodhimet.


Ambasadori britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell, tha se i gëzohet faktit që biznesmenët britanikë investojnë në Kosovë.

Sipas tij, është e rëndësishme që të mbrohen, përkrahen dhe të inkurajohen investitorët e huaj në Kosovë.

“Është ditë e mirë për Kosovën dhe për Britaninë. Jam i bindur se duke pasur investitorë, Kosova do të ketë një të ardhme më të ndritshme. Në jemi të gatshëm për t’i përkrahur, për t’i mbrojtur dhe pë r t’i inkurajuar investitorët nga të gjitha vendet e botës, në këtë rast të Britanisë. Kemi kërkuar përkrahje prej komunës së Skenderajt e prej Qeverisë dhe kemi gjetur përkrahjen, dhe kemi bërë një punë të mirë. Shpresoj se do të vazhdojmë me angazhime të tilla, ndërsa sundimi i ligjit ka qenë një prej sfidave më të rëndësishme. Jam i bindur se kjo marrëveshje është në interes të Kosovës dhe Britanisë”, ka thënë O’Conell.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për komunën dhe qytetarët e Skenderajt.

“Komuna e Skenderajt në vazhdimësi ka punuar për angazhimin e investimeve të huaja. Kemi ofruar të gjitha mundësitë dhe komuna si partnere në këtë rast ka ofruar pronën e vet prej rreth 11 hektarësh. Ky investim do të jetë model i një angazhimi të përbashkët për investime të huaja, edhe për komunat tjera”, theksoi Nura.

Të kënaqur janë shprehur edhe përfaqësuesit e Kompanisë britanike “DarkStar”, të cilët synojnë që fabrikën ta bëjnë gati për prodhim për tetë muajt e ardhshëm.

“Ndërtimi i fabrikës do të fillojë në momentin që të përgatitet dokumentacioni nga ana e komunës së Skenderajt. Panxharsheqeri do të kultivohet në sipërfaqe prej 40 mijë hektarësh të tokave të komunës së rajonit të Drenicës, por edhe të Kosovës”, thanë ata.

Ndryshe, Kompania “DarkStar” e Britanisë së Madhe aktualisht eksploaton gurë të mermerit në Syriganë të Skenderajt, ku shumë vite më parë ndodhej miniera e plumbit dhe është zonë e pasur me resurse të tjera minerale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori