LAJMI I FUNDIT:

Çorapet orgazmike

Çorapet orgazmike

Një hulumtim i bërë në Holandë ka treguar që femrat përjetojnë orgazmën dukshëm më lehtë dhe më shpesh nëse gjatë seksit mbathin çorape.

Është e vërtetë që madje 20-30 për qind e femrave nuk përjetojnë orgazëm gjatë seksit. Këtë fakt e kanë konstatuar hulumtime dhe studime të shumta. Pra, kjo është një statistikë dëshpëruese e cila na pikëllon pa masë, transmeton Telegrafi.

Nëse rastësisht jeni njëra ndër ato, apo përjetoni orgazëm por e dëshironi që sa më shpesh, para se të mendoni për ndryshime dhe eksperimente radikale, thjesht provoni që gjatë seksit të mbathni çorape.

Kjo është mënyra që femrat të përjetojnë orgazëm. Ato, pos kënaqësisë fizike duhet të kenë ndjenjën e sigurisë, të rehatisë dhe të ngrohtësisë.


Mirëpo femrat kryesisht nuk mendojnë për rehatinë dhe ngrohtësinë andaj në mënyrë të pavetëdijshme gjatë seksit ia vështirësojnë vetes mundësinë e arritjes së orgazmës, duke u frikësuar që nëse mbajnë në këmbë çorape do të duken më pak seksi.

E po edhe për këtë brengë ka ilaç – vishni çorapet që nuk rrudhen dhe nuk ju bien në fund të këmbëve, çorape të shkurtra me dantella apo çorape deri në gjunjë dhe hiqjani trurin duke u dukur më seksi se kurrë më parë. /Telegrafi/