LAJMI I FUNDIT:

CNN: Ja çfarë mendojnë shqiptarët për Donald Trump

CNN: Ja çfarë mendojnë shqiptarët për Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump, vazhdon të ndajë opinionin publik me komentet e tij. Së fundmi ai deklaroi se gratë që abortojnë, duhet të dënohen.

Kjo deklaratë e tij ka pushtuar kryeartikujt e mediave më të mëdha në botë.

Por ndërkohë që terrorizmi islamik kërcënon botën dhe frika dhe retorika e rrezikshme po zë vend kryesor edhe në politikën e SHBA, një gazetare e CNN zbarkon në Tiranë për të treguar se ka një shembull të bashkëjetesës fetare.


Frida Ghittis thotë se shqiptarët, edhe pse një vend mysliman, e duan Amerikën. “Ky vend është një model i bashkekzistencës fetare,” shkruan ajo.

Gazetarja pyet edhe kryeministrin Edi Rama, që thotë se “Shqipëria është vendi më pro-amerikan në Europë, ndoshta edhe në botë”.

Më pas ajo pyet qytetarët shqiptarë.

“Shqiptarët thonë se nuk po i ndjekin nga afër primaret, por reagojnë pa hezitim kur dëgjojnë emrin ‘Trump’, disa duke qeshur, disa duke tundur kokën, të tjerët duke u ngërdheshur. Shumica nuk kanë dëgjuar për Ted Cruz dhe janë entuziastë për mundësinë që Hillary Clinton të bëhet president. Por kur vjen puna tek Trump, reagimi është një përzierje mes mosbesimit, dëfrimit dhe zmbrapsjes. “Duket pak i çmendur, por i zgjuar,” më thotë Aurora Xhixha, një mikrobiologe. “Egoist,” e përshkruan Endri Hasanaj”.

“Duke diskutuar për thirrjet e Trump që të ndalohen myslimanët të hyjnë në SHBA, Adelina Bego, një mjeke, duket e mërzitur. “Këtu në Shqipëri ne jetojmë së bashku, pa marrë parasysh dallimet fetare. Ne e shohim Amerikën si simbol të demokracisë dhe të maturisë”. Propozimi i Trump, thotë ajo, do e shkatërronte këtë simbol”.

Gazetarja përshkruan më pas rrënjët e dashurisë së shqiptarëve për Amerikën, duke nisur nga presidenti Wilson.

Ajo thotë se në këtë vend jeton një komunitet i vogël hebrenjsh, që thonë se nuk kanë parë kurrë ndjenja anti-semitiste.

“Besoj se themeli i dashurisë shqitpare për SHBA është integriteti i Amerikës në veprimet e saj ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, ngritja e zërit për ta, duke u mbështetur në vetë standardet e Amerikës pluraliste dhe demokratike. Në një sezon të fushatës presidenciale, ku retorika shpesh lidhet me frikën dhe kërkimin e vetes, ky është një leksion që ia vlen të mësohet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori