LAJMI I FUNDIT:

Çlirimtarët janë heronj

Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, të cilën drejtësia ndërkombëtare, padyshim, do ta mbaj në mendje si gjykatën më të dështuar në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, duke mos gjetur askund mbështetje në akuzat që ua bëri ish-të burgosurve kroatë Ante Gotovina dhe Mlladen Markoviq, i liroi ata pa asnjë ngarkesë.

Që prej formimit të saj, ICTY qellim kishte që të ndihmojë drejtësinë e të nxisë paqen në rajonin tonë, mirëpo kjo gjykatë, me në krye sidomos ish-kryeprokuroren Carla Del Ponte, e degradoi drejtësinë duke relativizuar okupatorin me çlirimtarin. Çelitë e Scheveningenit në vend që të ishin strehimore për vrasësit, ato u bënë konak edhe i çlirimtarëve. Luftërat e tmerrshme në hapësirën e ish-Jugosllavisë kanë një emër, padrejtësi dhe krim, i nxitur nga Serbia si agresore ndaj Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës. Të bërit një, në mes të viktimës dhe agresorit nuk është synim i drejtësisë.

Meritore për prishjen e imazhit të ICTY-së dhe tentimin për të barazuar kriminelin dhe viktimën do të ngelet përherë ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte. Transverzalja e krijimit të së “vërtetës” e të gënjeshtrës vazhdon me serinë e të ashtuquajturit Raport i Dick Martyt, i cili u plasua në publik fuqishëm nga ana e Beogradit dhe aleatëve.


Për manovrimet e çfarëdo lloji të Beogradit nuk habitem, por më irriton Prishtina zyrtare e cila me fuqinë e argumentit që ka, nuk flet për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë që nga vitet e ’90, për trupat e qindra, ndoshta mijëra shqiptarëve të djegur dhe të hedhur në furrat industriale nga forcat serbe – sidomos gjatë ditëve të sundimit të Millosheviqit – në Trepçë dhe Maçkaticë, e varrezat masive në Rashkë të Serbisë. Kosova ka themeluar një Institut për hulumtimin e krimeve, por çfarë është duke punuar ky Institut deri më tani pak dimë.

Pavarësisht asaj, sa vjet kanë kaluar që nga fundi i luftërave në ish-Jugosllavi, autor i së cilave është Republika e Serbisë, sot ajo nuk e ka ndryshuar kursin e saj. E dimë shumë mirë se klasa politike në Serbi disa herë e ka përsëritur se ka ardhur koha e “rehabilitimit”! Pa shtuar këtu çka do të thotë kjo gjë: nëse vërtet kjo gjë do të thotë, se klasa politike serbe krimet e saja i konsideron të vjetërsuara, ose ndoshta Beogradi do të pranoj rolin e gjenocidkryesit kundër popullatës joserbe në Bosnje dhe Kosovë? Apo ndoshta me “rehabilitim” nënkuptohet që presidenti Nikoliq e pranon që 8.000 burrat dhe djemtë e vrarë në “zonën e sigurisë” në Srebrenicë janë gjenocid dhe jo vetëm krime lufte siç e pohon ai. Ose që Serbia është e interesuar të pranojë se ka hartuar program gjenocidial kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u vranë me mijëra, gati një milion u shpërngulen me forcë nga shtëpitë e tyre e u dogjën shumë shtëpi.

Fatkeqësisht, përgjigjja është: Serbia vazhdon t’i mohojë të gjitha.

Procesi kundër ish-kasapëve Karaxhiq e Mlladiq, po sikurse edhe me Sheshelin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, nuk dallon nga një cirk fëmijësh. Drejtësia, edhe po u vonua ajo, do të dali në shesh. E bëri këtë gjë ICTY apo jo. Krimineli e ka emrin kriminel dhe duhet gjykuar, kurse çlirimtari është hero i cili pritet e nderohet siç i ka hije. Zagrebi priti me gëzim lirimin e gjeneralit Ante Gotovina, kurse Beogradi u mllefos.

Paralelja që e ka krijuar ICTY, edhe në rastin e të pafajshmëve është e pahijshme. Dallon rrënjësisht procesi i gjeneralit Ramush Haradinaj me atë të Ante Gotovinës. Haradinaj nuk i iku kurrë drejtësisë dhe kjo më bënë të bindur në krenarinë që përçon ky burrë i luftës e i paqes. I akuzuari padrejtësisht i ICTY-së nga Kosova, Ramush Haradinaj, është rasti i vetëm i kësaj gjykate që rikthehet në gjykim. Ka kohë që kur u vetëdorëzua në ripërsëritje gjenerali Haradinaj dhe asnjë fakt nuk u rivërtetua ndryshe nga rasti kur u lirua nga Tribunali i Hagës. Mirëpo, me durim e maturi këtë proces do ta kalojë çlirimtari nga Kosova.

Me 29 nëntor ICTY do të marrë vendimin për gjeneralin Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimaj dhe Idriz Balajn. Verdikti, pavarësisht zhgënjimit të thellë që ka provuar në opinion Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, do të jetë drejtësi për çlirimtarin. Festa e Kosovës për çlirimtarin ka arsye të shumëfishtë. Çlirimtari i Kosovës nuk i iku kurrë drejtësisë ndërkombëtare, i doli në ballë se herë që iu tek asaj ta ftojë në përgjegjësi. Çlirimtaret janë heronj e jo kriminelë lufte.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori