Situata e tensionuar mes pozitës dhe opozitës, e cila kishte kapluar skenën politike në muajt e kaluar, nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike, konsiderohet të ketë qenë pengesë serioze për disa projekte kapitale që kanë qenë në proces.
Në Kosovë nga projektet më të përfolura që nga pas lufta është Termocentrali “Kosova e re”, i cili do nisë të ndërtohet në fund të këtij vit dhe të përfundojë në 2022-ën. Njohës të rrethanave ekonomike në vend shprehen të shqetësuar në rast se projekti nuk do të nis ashtu si planifikohet dhe si është paralajmëruar nga memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se nëse edhe projekti “Kosova e Re” do të ketë fatin e njëjtë si PTK dhe projektet tjera, atëherë kjo është shqetësuese për vendin.
“Në qoftë se do ta kemi në kontinuitet dështimin e projekteve të mëdha, si: Posta e Brezovica, atëherë lind pyetja çfarë do të jetë fati i Kosovës së Re. A mos edhe ky projekt madhor është në rrugë të dështimit. Vetë fakti që në Kosovë kemi gjithmonë veprime pro dhe kontra të një projekti të tillë dhe ajo çka është më shqetësuese janë ato grupe të interesit që paradite e sulmojnë Qeverinë dhe institucionet se pse nuk ka rrymë elektrike, pse nuk ka çmim të mirë dhe pse nuk ka furnizim, dhe janë po ato që pasdite sulmojnë duke thënë pse dëshirojnë të prodhoj dhe investoj. Një seriozitet të tillë dhe një frymë e tillë jo e qëndrueshme brenda institucioneve vendore të shoqërisë civile definitivisht ndikon edhe në demotivimin e investitorëve të huaj. Nuk dua të besoj dhe nuk dua të jem ai që do ta marrë atë informacion që ka mundësi që edhe Kosova C të dështoj, gjë të cilën nuk e dëshiroj se këtë nuk e meriton Kosova”, tha Gërxhaliu.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, shprehet optimist se ky projekt do të shko j deri në fund sipas planeve. Sipas tij, do të ishte fatkeqësi e madhe për vendin në rast të dështimit të këtij projekti.
“Së paku në projektin e ndërtimit të TC Kosova e Re, unë kam një optimizëm pak më të madh se ky projekt do të shkoj deri në fund. Do të ishte një fatkeqësi e madhe, edhe për imazhin e vendit por gjithashtu edhe për ekonomin e vendit, nëse një projekt i tillë kaq shumë i nevojshëm, i cili do të përmirësonte furnizimin me energji elektrike, nuk do të mund të përfundoj. Prandaj thashë që duke e ditur ndoshta edhe seriozitetin që është treguar deri më tani edhe nga ana e kompanisë por edhe duke e ditur edhe përvojën e kompanisë në ndërtimin dhe menaxhimin e termocentraleve unë nuk pres që ky projekt do të dështoj. Do të ishte fatkeqësi e madhe po që se ky projekt për çfarë do a rsye nuk do të shtyhej deri në fund, ose do të pësonte ndryshime të mëtejmë që unë besoj që do ta bënim jo funksional pastaj të tërë projektin”, tha Zeka.
Ai tha se në kohën kur është nënshkruar para marrëveshja me kompaninë “Contur Global”, është thënë që fillimi i ndërtimit të TC do të ndodh diku në pjesën e fundit të vitit 2016. Zeka konsideron që kjo periudhë është periudhë normale e trajtimit dhe zgjidhjes së të gjitha atyre çështjeve të cilat sipas tij kanë mbetur pa u zgjidhur, të cilat janë paraparë me marrëveshje dhe të cilat ndoshta kërkojnë edhe një konsultim edhe me akterët e tjerë, përfshirë këtu edhe Bankën Botërore.
Ndërsa, Ellen Goldstein,Drejtoreshë Rajonale për Evropën Juglindore në Bankën Botërore, në konferencën e fundit që është mbajtur këtë muaj, ka thënë se Banka Botërore, tash e shumë kohë, mbështet Kosovën në implementimin e strategjisë për energjinë.
“Banka Botërore tashmë shumë kohë e mbështet Kosovën në implementimin e strategjisë dhe gjithëpërfshirëse për energjinë që ka të bëjë me gjenerim të përmirësuar me zhvillim të efiçencës së energjisë dhe burimeve të ri përtritshme. Ne edhe më tutje mbesim të përkushtuar në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm po ashtu se disa nga zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, disa prej parametrave që kanë të bëjnë me tregjet rajonale na kanë dërguar tek puna e shtuar për së afërmi me Qeveritë dhe hisedarët e tjerë për të përkufizuar se cili do të ishte shtegu për investim për gjenerim të energjisë. Këto diskutime teknike janë edhe më tutje në zhvillim e sipër dhe ne do ti vazhdojmë këto derisa të qartësohet se cili është shtegu optimal i cili duhet të ndiqet sa i përket gjenerimit të energjisë në Kosovë në të ardhmen”, tha Goldstein.
Ndryshe, ministria e Zhvillimit Ekonomik, e udhëhequr nga Blerand Stavileci, nuk kanë kthyer përgjigje rreth pyetjeve se deri ku kanë shkuar me këtë proces. Ministri Stavileci javën e kaluar ishte pjesë e delegacionit kosovarë në takimin pranverorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat janë zhvilluar në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni i Kosovës, sipas njoftimit zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është takuar edhe me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, me të cilët kanë diskutuar për nevojën që BB të përkrahë në Kosovë një numër të projekteve kapitale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!