Çka fiton Kosova!?
(Ne do të duhej ta kërkonim liberalizimin e vizave, stabilizim-asocimin, statusin e kandidatit për në BE (posi!), etj. – për çka? Për shkak të bisedimeve me Serbinë? Absurde! Krejt këto gjëra po shtrohen mbrapsht! Çfarëdo lëshimi në këtë drejtim nga ana e BE-së, nuk lidhet me uljen në bisedime, por me lëshimet që do t’i bëjë Kosova në veri të saj. Pra, pyetja që e shpreh besnikërisht situatën e bisedimeve aktuale do të duhej të ishte: a ia vlen t’i bëjmë lëshimet në kurriz të sovranitetit për lëshimet në drejtim të liberalizimit të vizave, stabilizim-asocimit etj.? Pastaj edhe përgjigjja do të ishte më e lehtë).
Bisedimet Kosovë-Serbi ka kohë që kanë filluar dhe një pyetje po shtrohet vazhdimisht nga të gjithë: çka fiton Kosova nga këto bisedime?
Është e kuptueshme që kjo pyetje të shtrohet nga njerëz të ndryshëm, të cilët janë larg zhvillimeve të vërteta të bisedimeve, por kur kjo pyetje shtrohet nga vetë kryenegociatorja e Kosovës, siç bëri ajo para disa ditësh, jo vetëm se çështja bëhet e panatyrshme, por është edhe për brengosje të thellë. Madje, kryenegociatorja shkoi edhe më tutje: tha se do ta pyesë znj. Ashton se çka fiton Kosova nga këto bisedime(!!!), duke aluduar qartazi në përfitimet e mundshme që BE-ja mund t’ia “dhurojë” Kosovës për shkak të sjelljes së saj “konstruktive” në bisedime!
E, çka fiton në të vërtetë Kosova nga këto bisedime?
Sipas mendimit tim – asgjë. Madje, jo vetëm kaq, por Kosova domosdo do të humbasë: ose do të tërhiqet nga këto bisedime (në këtë rast pasojat do të ishin më të vogla), ose do të dalë e mundur nga to. Ajo nuk e ka asnjë mundësi të fitojë nga bisedimet kështu si ato kanë filluar. Kjo është kështu sepse Qeveria e Kosovës i ka bërë së paku tri gabime të mëdha me rastin e fillimit të bisedimeve.
Gabimi i parë – Kosova ka filluar bisedime me Serbinë vetëm për serbët e Kosovës, me theks të veçantë për serbët në veriun e Kosovës dhe nuk e ka shfrytëzuar situatën që këtë çështje ta lidhë me Kosovën Lindore dhe me shqiptarët në Serbi. Duke lejuar që objekt i bisedimeve të jetë vetëm veriu i Kosovës dhe jo edhe Kosova Lindore, Qeveria e Kosovës ka lejuar që për çështje të saj të brendshme të ketë hise edhe Serbia dhe kështu humbja e Kosovës në këto bisedime bëhet e pashmangshme. Do të ndryshonte tërësisht puna nëse për çfarëdo çështjeje që do të shtronte Serbia në lidhje me veriun e Kosovës dhe me serbët në Kosovë, ne të kundërpërgjigjeshim me Kosovën Lindore dhe me të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Kjo do t’i kishte edhe të mirat e veta përcjellëse si për shtrirjen e sovranitetit ne veri, ashtu edhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe në kthimin e shqiptarëve të dëbuar në pronat e veta në veri të Kosovës. Pra, për shtruarjen e çështjeve të cilat Kosova ka të drejtë e nuk i ka shtruar asnjëherë.
Gabimi i dytë – Bisedimet nga BE-ja dhe nga Serbia jo pa qëllim u quajtën tekniko-praktike, e jo ashtu siç do të duhej të quheshin: bisedime politike. Ashtu-kështu pasojat e bisedimeve të filluara tekniko-praktike do të kenë rrjedhoja politike, por vetëm për Kosovën.
Ky emërtim, pra tekniko-praktik, bisedimeve iu dha për dy arsye:
E para, marrëveshjet Kosovë-Serbi duke qenë tekniko-praktike dhe për çështje “të vogla”, – llogarisin sponsorët e bisedimeve, – do të mund t’i shmangeshin obligimit kushtetues që çdo marrëveshje ndërkombëtare të ratifikohet në Kuvend, në njërën anë, dhe fshehin marrëveshjen e madhe për autonomi të paemër të veriut të Kosovës, në anën tjetër.
E dyta, duke qenë bisedimet tekniko-praktike eliminohet mundësia që në to të shtrohen çështjet politiko-kombëtare dhe rrjedhimisht në to nuk mund të përmendet çështja e Kosovës Lindore apo e shqiptarëve në Serbi.
Gabimi i tretë – Bisedimet me Serbinë u filluan pa konsultimet e nevojshme dhe të domosdoshme me të gjitha forcat politike në vend. Kështu, kjo Qeveri, duke vepruar krye në veti, jo vetëm që i merr përsipër të gjitha pasojat e pashmangshme që do t’i ketë Kosova dhe populli shqiptar nga këto bisedime, por edhe lë prapa vetes një skenë shumë të acaruar politike me burim të përhershëm konflikti, për shkak se spektri politik i Kosovës është mjaft i ndarë dhe me koncepte të ndryshme në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi.
Me këto tri gabime të rënda mbi supe Kosova jo vetëm qe nuk do të fitojë asgjë nga këto bisedime, por edhe do të dalë e dëmtuar rëndë. Sidomos Kosova Lindore dhe veriu i Mitrovicës me fshatrat përreth do t’i ndjenë rëndë pasojat e këtij lëshimi.
Në realitet, rrethanat kanë qenë të mrekullueshme që, me një sjellje më serioze dhe më të përgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, bisedimet të ktheheshin në favor të Kosovës e të popullit shqiptar.
(Autori është kryetar i Lëvizjes për Bashkim)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin