LAJMI I FUNDIT:

Çka e gjeti Ademin tash….?!

Çka e gjeti Ademin tash….?!

Kosova përgjithësisht ka kaluar nëpër periudha të vështira politike, ekonomike dhe sociale. Nuk është se këto probleme nuk i kemi edhe sot, mirëpo ato kanë ndryshuar në raport me kohën që mund t’i referohemi. Secila nga periudhat për Kosovën kanë qenë me shumë probleme dhe shumë sfida.

Pas çdo çështjeje të rëndësishme që Kosovën, përkatësisht Qeverinë e Kosovës e vë në një pozicion të vështirë, bëhen gjithmonë përpjekje që me gjëra të parëndësishme të munden problemet që realisht ka Kosova.

Kemi pasur rastin me çështjen e shamisë, e cila nuk ishte as nuk është problem për Kosovën. Por, kjo temë ngritet si e rëndësishme sa herë që Qeveria e Kosovës bën ndonjë skandal siç ishte ai i aferës “Pronto”. Natyrisht, shpërqendrimi i vëmendjes pastaj kalon nga një temë e rëndësishme në tema të parëndësishme, e kjo gjithmonë e ndihmuar edhe nga mediat, sidomos ato të afërta me pushtetin.


Kjo mënyrë e shpërqendrimit të vëmendjes së opinionit publik, pothuajse gjithmonë është përdorë me qëllim nga njerëz dhe institucione të caktuara. Rasti i fundit janë deklaratat e veprimtarit Adem Demaçit kundrejt ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Në gjendjen që aktualisht është Kosova ne aspektin politik, ekonomik dhe social, mund të konsiderohet si periudha më e vështirë që nga paslufta, për faktin se nga zgjedhjet e fundit lokale Lista Serbe e përpiluar drejtpërdrejt nga Serbia, fitoi nëntë komuna, duke përfshirë përveç veriun edhe jugun e Kosovës. Madje edhe ata serbë që i pranuan institucionet e Kosovës, sot me fitoren e Listës Serbe shumë lehte mund te mos i pranojnë. Kjo erdh si rezultat i ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, që për fat të keq u votua gati nga të gjitha grupet parlamentare të pozitës dhe opozitës, përjashto këtu Vetëvendosjen e cila kishte kundërshtuar ashpër, madje e kritikuar edhe nga opinioni publik për veprimet e tyre në Kuvend për ta kundërshtuar me çdo kusht ratifikimin (sot duhet ta bëjmë dallimin se cili ishte dëmi më i madh që i është bërë Kosovës – ratifikimi i marrëveshjes apo sjelljet e Vetëvendosjes për ta penguar ratifikimin e saj).

Pikërisht në këtë periudhë, kur Lista Serbe fitoi nëntë komuna, Adem Demaçi kritikon ish presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova. Çfarë rëndësie mund të ketë të kritikohet një president që tashmë nuk jeton? Duke pasur parasysh edhe deklaratat e Adem Demaçit kohë me parë për lidershipin e Thaçit, që ishin në superlative duke e përshkruar atë si lider të përshtatshëm dhe elastik dhe si i nevojshëm për Kosovën, konsideroj se të gjitha këto deklarata të tij janë për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik nga gjithë këto probleme. Prandaj, edhe mediat si institucione do të ishte mirë sikur te mos i japin rëndësi deklaratave të tilla që nuk kanë kurrfarë vlere për opinionin publik, sepse e gjithë kjo situatë i përshtatet Qeverisë së Kosovës dhe atyre që e votuan ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Kuvendin e Kosovës.
.

Në trend

Më shumë
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Ndërkombëtare
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori