LAJMI I FUNDIT:

Cila votë na duhet?

Nja tri ditë para zgjedhjeve pata shkruar në këtë faqe për frikën e keqpërdorimit të së drejtës elementare demokratike: votës së lirë. Dhe nuk jam penduar që parashikimet e mia të frikshme nuk ishin të sakta, ose më drejtë, jo krejt të sakta.

Pjesa fatkeqe e parashikimit tim duket të jetë fshehur nën euforinë e kënaqësisë nga të gjithë, se zgjedhjet kaluan pa incidente. Dhe kaluan vërtetë pa dhunë. Pa dhunë fizike, pa prishje të vendvotimeve. Gjithçka sikurse mund të shpresohej. E megjithatë u bë vetëm “një gabim i vogël”. Votës së lirë iu luhat fuqia nga duart që rrëshqitën fshehurazi apo hapur nëpër kutitë e vendvotimeve.

Dhe këta njerëz që dje pranuan të fusin duart në “kutitë e vullnetit politikë” të votuesve tanë, edhe pse në mënyrë goxha “qytetëruese” a janë ajo kasta që ka mundur lirisht t’ia vë flakën gjithçkaje që mund t’i dilte para. Qoftë dje, qoftë nesër?
Këta militantë të politikës a janë të gatshëm që, varësisht nga rrethanat, t’i mbushin kutitë në çfarëdo forme? Mjerisht po.


Por zgjedhjet u vlerësuan lart, nga shumica e atyre që i panë apo morën pjesë në to. Mund të thoni lirisht se pse ky shqetësimi tani kur ne u notuam aq lartë edhe nga të huajt. Pse kjo brengë në çalimet fillestare të demokracisë në Kosovë? Ose, më ndryshe: ne sa kemi filluar të ecim në demokraci, pothuajse vetëm dhe çalimet fillestare lejohen. Bile edhe rrëzimet e padëmshme. Jo, nuk është krejt kështu. Qe pse.

Ne kemi filluar të ecim në demokraci, fal edhe miqve tanë, por sa jemi të natyrshëm në këtë ecje? Kjo është dilema ime. Pra ne i dimë rregullat dhe bëhemi sikur i respektojmë ato, por sa jemi të vërtetë? Edhe kjo është dilemë. Ne e shohim keqpërdorimin e votës dhe bëhemi sikur nuk jemi aty. Sa është kjo e shëndoshë dhe sa i ndihmon demokracisë?

Demokracia e të votuarit nuk është vetëm respektimi teknik i veprimit, por edhe vetëdija e lartë qytetare, moslejimi i keqpërdorimit të saj. Nëse partitë politike lejojnë që në radhët e tyre të kenë militantë që mbushin kutitë e votimit dhunshëm kurse qytetarët dhe vëzhguesit bëjnë sehir, e KQZ-ja del me qëndrime të mjegullta këto janë simptome të një gripi shumëfish më te ketë se ai i derrit. Sepse ky virus mund të futet thellë në gjenet tona dhe të na përcjell me dekada.

Kujt i duhet pushtetit nëse hip në fron me votën mashtruese? A duhet ai fron që kapet përmes intrigave e më “rregulla” demokratike? Jo sepse brenda ed ka virusin e keqpërdorimit të votës së lirë i cili, mund të fuqizohet shumëfishë më shumë jashtë kutive të votimit. Pastaj votimet bëhen shkëndija për arena të reja. Kështu në qark dhe pambarimisht.

Keqpërdorimi i votës së lirë duhet të jetë shqetësues për ata që humbën, ata që fituan, ata që panë e nuk folën dhe ata që bëjnë sehir. Nuk na duhet vota e gatuar për pushtet. Duhet të bëhemi patriotë dhe ta refuzojmë këtë votë, bash të gjithë ne. Vetëm kështu i zbehim edhe ata që duan të na “ndihmojnë” të vijmë në pushtet, kur qytetarët mendojnë ndryshe. Kjo është shëndoshja demokratike që na duhet pa çka nëse rrezohemi padëmshëm kur virusin të mos e kemi përbrenda…

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori