E kemi fjalën për miqësinë politike personale të lindur dhe forcuar gjatë vitit të fundit ndërmjet presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ata po shfaqen me një alkimi të përkryer në takimet dy dhe shumëpalëshe në Uashington dhe gjetkë, në forumet më të larta botërore, si G7, NATO etj. Një lajm dhe ngjarje kjo e shumëpritur jo vetëm për këto dy vende me peshë madhore por dhe gjithë gjeopolitikën perëndimore. Ndonëse nuk janë përcaktuese në marrëdhëniet ndërkombëtare, miqësitë politike personale të një nivelit të tillë marrin rëndësi të veçantë në rrethanat e tanishme tejet të ndërlikuara ndërkombëtare; kur bota dhe sidomos Aleanca Perëndimore kërkon një lidership të fortë e të bashkërenduar, me vizion, kohezion, guxim dhe veprim të efektshëm politiko- diplomatik shumëpalësh.
Siç është trajtuar dhe në shkrime të mëparshme, agresioni rus ndaj Ukrainës e nxrri zbuluar politikën e jashtme filoruse gjermane, qasjen e saj të zbutur ndaj Putinit me idenë naive se duke ndjekur parimin “urtë e butë e plot tiganin”, me bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, jo vetëm do të përfitonin nga “dividenti i paqes”, tarifat e lira të mallrave e shërbimeve, sidomos të energjisë dhe gazit, por dhe do të shmangnin çdo tentativë apo synim agresiv rus. Kjo politikë e gabuar dhe e dështuar ”paqetuese” (appeasement policy) vazhdoi dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014! Me pasoja tejet negative si varësinë e njohur ekonomike gjermane nga gazi dhe nafta ruse, duke mos hequr dorë deri më 24 Shkurt as nga ndërtimi i gazsjellësit gjigand Nord Stream II.
Tani situata ka ndryshuar tërësisht, sidomos pas ardhjes 18 muaj më parë në Berlin të koalicionit të ri qeveritar gjerman të kryesuar nga Olaf Scholz dhe ndryshimit epokal ( Zeitenwende) që ai shpalli më 27 Shkurt në Bundestag me pesë reformat epokale të njohura në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë deri në “divorcin” me pacifizmin tradicional të dëmshëm gjerman.
Ndaj uniteti dhe miqësia politike Biden-Scholz u shfaq shkallë mbas agresionit rus kundër Ukrainës vitin e kaluar. Pavarësisht nga mospërputhjet fillestare, tanimë Berlini dhe Uashingtoni po ecin në të njëjtat shina gjeopolitike, me një ndikim tejet pozitiv në kohezionin e gjithanshëm të koalicionit të madh Perëndimor.
Në të gjitha këto arritje të spikatura gjatë vitit të fundit ndihet dora dhe ndikimi i dyshes politike Biden – Scholz, çka ka shtuar ndjeshëm sigurinë, duke favorizuar klimën dhe mjedisin politik ndërmjet tyre, brenda NATO-s dhe kohezionit të Aleancës Perëndimore në përgjithësi.
Kjo miqësi politike merr dhe më shumë vlera kur mendon se ajo është disi e rrallë në historikun e marrëdhënieve amerikano-gjermane. Ajo ka kulmuar me Kohl-Reagan, duke udhëhequr dhe shembjen e Murit të Berlinit më 1989 e më vonë me Clintonin, por pa diçka tjetër për t’u shënuar. Në fakt, Gjermania atëhere shquhej për marrëdhëniet me Francën, me disa çifte miqësorë të bujshëm politikë.
Ndërkohë, dihet se marrëdhëniet Bush – Schröder (1998-2005) degjeneruan për shkak të kundërshtimit gjermano-francez lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Irak. Miqësia politike më jetëgjatë ishte ajo midis kancelares Merkel dhe presidentit Obama (2009-2017). Mirëpo, dhe ajo ishte larg kërkesave dhe sfidave të asaj kohe. Në vend të një partneriteti të vërtetë, Obama praktikisht i la dorë të lirë Merkelit në politikën ndaj Rusisë dhe Kinës ku ajo dështoi plotësisht, duke cenuar kështu dhe trashëgiminë politike të Presidencës Obama.
Pa u zgjatur më tej në këtë pikë, pranohet gjerësisht se asnjë ”duo” tjetër politike amerikano-gjermane nuk është ngjitur aq shpejt në këto lartësi sa çifti politik Biden-Scholz; e cila vijon ”pa pompë, fanfara dhe blla, blla, blla…”. Për t’ia lehtësuar punën lexuesit, po sjellim disa shembuj pikantë të kësaj miqësie politike personale.
Scholz ka qenë dhe më parë adhurues i Bidenit. Ai i është referuar Bidenit si ish zëvendëspresident në librin ”Hoffnungsland“ (Toka e shpresës) kur ishte lryebashkiak i Hamburgut, ku citon ”mbështetjen e Bidenit për njerëzit me të ardhura të ulta dhe të mesme”. Po ashtu, gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare në Gjermani në shtator 2021, Scolz i bëri jehonë Bidenit, i cili në fushatën presidenciale 2020 fliste për “mbrojtjen e klasave të mesme“. Nga ana e vet, Scholz evokoi “ndihmën për njerëzit që punojnë shumë”!
Dhe, më të ngjashme janë konceptet dhe qëndrimet e tyre në fushën e realpolitikës. Kjo ndodhi dhe me afrimin midis Japonisë dhe Koresë së Jugut nëpërmjet sheshimit të disa mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre që ndikonin negativisht në kohezionin e Aleancës Perëndimore, sidomos tani që Kina përbën një sfidë herkuliane strategjike në Paqësor. Kështu, përpara Samitit të G7 në Hiroshima, Scholz shkoi në Seul, ku shprehu mbështetjen e plotë për planin e Bidenit në atë zonë nevralgjike. Kjo vizitë ishte historike, e para pas 30 viteve!
Ndërkohë, presidenti Biden kishte kërkuar kohë më parë që Organizata e Unitetit Afrikan të ftohej në takimin e radhës së G20. Kancelari Scholz nuk priti por shkoi vetë në vendet afrikane përpara tri javësh dhe mbështeti hapur kërkesën e Biden, i cili me siguri do të realizohet dhe në takimin e ardhshëm të G20-ës do të jenë dhe liderët e Unitetit Afrikan. Kjo është me rëndësi për t’i shtuar legjitimitetin demokratik të grupimit të 20 vendeve më të zhvilluara.
Uniteti i këtij Binomi madhor politik shfaqet dhe në qëndrimet ndaj Kinës. Scholz në vizitën e tij të parë në Pekin para dy muajsh i kërkoi presidentit Xi jinping që Kina të forcojë kontrollin mbi armatimin bërthamor, të ndërhyjë te Putini që të tërhiqet nga Ukraina dhe në asnjë rrethanë të mos përdorë armët atomike. Të njëjtat kërkesa bëri Bideni pak më vonë në takimin e tij me Xi jinping. Po ashtu, Biden dhe Scholz janë në një linjë mendimi dhe veprimi për ta konsideruar Kinën rivale, partnere dhe konkurrente dhe për të zvogëluar varësinë ekonomike prej lëndëve të para strategjike kineze. Gjithsesi, ata theksuan dhe në Samitin e G7-ës, se nuk janë për pengimin, frenimin apo dëmtimin e ekonomisë kineze, as për ndarjen apo izolimin e saj nga bashkëpunimi ndërkombëtar. Por, ato i thonë jo bashkëpunimit për mallra dhe artikuj të teknologjisë së lartë, të cilat Kina mund t’i përdorë në funksion të armatimit të saj bërthamor.
Ky unitet e sidomos ndryshimi 180 gradë i qëndrimeve gjermane ndaj Ukrainës u shfaq qëkurse lindi dilema e furnizimit të saj me armatime të ndryshme. Dihet se vitin e kaluar, Berlini e filloi ndihmën për Ukrainën vetëm me 5000 helmeta dhe ca fishekë, çka u bë objekt anekdotash; por, brenda një viti Gjermania u bë furnitori i dytë më i madh i saj mbas SHBA-ve. Gjithçka në unison me ShBA-në. Spikat hapi i madh që hodhi Berlini lidhur me livrimin e tankeve të saj tejet të fuqishëm “Leopard II”, e kushtëzuar kjo me livrimin nga ShBA-së të Abrams-ëve. Ndonëse këshilltarët i sugjeruan Bidenit t’i thoshte jo livrimit të tyre, ai ”nuk e la në baltë” por e mbështeti Scholz-in me livrimin e Abrams-ëve.
E njëjta gjë u vu re lidhur me krijimin e koalicionit të avionave luftarakë supersonikë. Dhe në Hiroshima Scholz mbështeti Biden lidhur me livrimin e tyre së shpejti në Ukrainë dhe stërvitjen e pilotëve ukrainas në Berlin, SHBA dhe gjetkë. Së fundmi, gjatë vizitës së presidentit Zelenski në Berlin më 14 maj, Scholz akordoi ndihma shtesë për Kievin në shumën prej 2,7 miliardë euro; të njëjtën gjë bëri Bideni disa ditë më vonë me nënshkrimin e një pakete të re prej 375 milionë dollarë me armatime, municione dhe mjete të blinduara. Nën shembullin e tyre, Japonia i dhuroi po atë ditë Kievit në në Hiroshima 7,6 miliardë euro.
Miqësinë e tyre të fortë politike personale e ndihmon mjaft dhe fakti se të dy takohen kokë më kokë ose pa asnjë këshilltar në takim. Meqenëse Scholz flet kënaqshëm anglisht, ata nuk kanë nevojë as për përkthyes. Po ashtu, takimet e tyre janë pa zhurmë mediatike, madje siç ndodhi më 23 mars në Shtëpinë e Bardhë dhe pa asnjë njoftim për media, ndonëse biseduan katër orë.
Kësisoj, komunikimi i tyre ndihmon për një efektivitet të madh dhe një mirëkuptim të plotë, pa bujë, pa zhurmë dhe pa salltanete, por plot ”bukë dhe bereqet”.
Një fjalë e urtë thotë se ”Ku dhemb dhembi vete gjuha!” Ja pse shpresojmë shumë që ky mirëkuptim të sjellë rezultate pozitive dhe në Ballkanin Perëndimor plot sfida, probleme dhe pengesa. Ku ShBA-ja dhe Berlini janë angazhuar fort, por pse të mos e themi, jo me rezultatet e pritshme; kohët e fundit kjo dhe për shkak të kakofonisë diplomatike në rrethet e larta të politikës së ShBA-së/BE-së. Kjo sidomos për dialogun Serbi-Kosovë. Ndonëse Bideni dhe Scholzi sinjalizuan kohë më parë se njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte në qendër të procesit të normalizimit midis tyre, tani zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe të BE-së e kanë hequr nga lista njohjen, duke dalë me sofizma ligjore dhe diplomatike me tezën e Asociacionit si kusht vendimtar për suksesin e këtij dialogu. Çka do të thotë “të vendosësh karrocën përpara kalit”. Cilado qofshin justifikimet, dhe sado të penalizohet me sanksione të njëanshme udhëheqja e sotme e Kosovës, fatkeqësisht kështu si ka nisur, ky dialog nuk ka të ardhme. Ndaj kërkohet detyrimisht një fillim i ri cilësor, por jo me politika shtrënguese ndaj një vendi partner perëndimor si Kosova dhe qëndrime paqetuese ndaj Serbisë; e cila, sido që të vejë puna, ”frymën dhe vrapin” do ta mbajë te Rusia. Gjithashtu, është koha që zyrtarët amerikanë të heqin dorë nga mbështetja që i kanë dhënë, qoftë dhe me gjysmë zëri nismës gjysmake ”Ballkan i Hapur” si një mënyrë për ta ”mbajtur mirë” me Beogradin dhe Vuçiqin. Në vend të tij, ata të prononcohen qartë në favor të Procesit të Berlinit, i cili siç e kemi thënë dhe më parë ”na del dhe na tepron!“ Ca më tepër kur ”Ballkani i Hapur” ka mbetur ” mollë sherri” dhe vetë brenda tri vendeve të tij.
Mirëpo, ”siç duken bathët” diplomacia amerikane duket se po bën çmos ta mbajë gjallë me oksigjen ”Ballkanin e Hapur” me shpresën naive se duke e mbajtur ”me hatër” dhe me ”përkëdheli diplomatike” Vuçiç & co. do të bëhen ”djem të mirë” dhe do të rreshtohen me Perëndimin kundër Moskës.
Gjithsesi, le besojmë fort, se çifti politik Biden-Scholz, bashkë me homologët e tjerë euroatlantikë nuk do të bien në këtë grackë dhe do të bëjnë kthesën e duhur në rajon. Po ashtu, kjo dyshe politike elitare do të ndikojë shumë më tepër për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pa kënaqur tekat dhe interesat meskine të autokratëve që po forcohen rajonin tonë në dëm të demokracisë. Megjithë përbetimet, kjo e fundit ka mbetur ”vrima e fundit e kavallit”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Eskalon situata pas hedhjes së proteinave, përfshihen edhe banorët e tjerë
"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit