LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se tjerët?

Çfarë do të thotë nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se tjerët?

Aq më të gjatë që e keni gishtin e dytë të këmbës, aq më shumë kualitete lidershipi posedoni. Jeni dinamikë, por dëshira juaj t’i kryeni gjërat “ose mënyra ime ose hiç”, mund t’ju paraqet probleme në rrethana të ndryshme.

Populli indian thuhet t’i ketë ndaluar gratë t’i martojnë djemtë me vajza që e kanë gishtin e dytë më të gjatë se tjerët, për shkak se ato kanë pasur tendenca të jenë “shefa”, transmeton Telegrafi.

Por, gishti i dytë nuk ka lidhje me këtë, thjesht tregon se jeni të lumtur. E vlerësoni harmoninë dhe nuk provoni të kaloni me vështirësi përmes situatave.


Çfarë nëse gishti i tretë është më i gjatë se tjerët?

Kinezët e ndërlidhin këtë dukuri me energjinë dhe vullnetin. Nëse gishtin e tretë e keni shumë të gjatë, kjo do të thotë se jeni shumë energjik, e veçanërisht në punë.

Aq më të gjatë që e keni gishtin, aq më shumë mendohet të keni sukses në karrierë.

Jeni njeri që kërkoni përsosmërinë dhe këtë mund ta bënë përmes vendosshmërisë dhe energjisë. /Telegrafi/