LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të bëni nëse lidhja ju është super, ndërkaq seksi i keq?

Çfarë të bëni nëse lidhja ju është super, ndërkaq seksi i keq?

Edhe në martesat më të mira pas një kohe të konsiderueshme seksi jo rrallë bëhet monoton, joinventiv dhe i ftohtë.

Çiftet më së shpeshti vendosin që këtë problem ta injorojnë, andaj ai pas një kohe bëhet gjithnjë e më i madh, mirëpo kjo gjë vërtet mund të zgjidhet me tri veprime të thjeshta, transmeton Telegrafi.

1. Ndërmerrni iniciativën
Nëse jeni të vetëdijshëm që diçka nuk po shkon si duhet, veprimi logjik duhet të jetë që të përpiqeni të bëni përmirësime. Tregoni partnerit se çka nuk ju pëlqen, provoni diçka të re dhe me siguri do të ndiheni më mirë.

Prandaj, herën tjetër, në vend të pozës standarde misionare, befasojeni partnerin dhe hipni sipër. Mbylljani sytë dhe bëni diçka që kurrë më parë nuk keni bërë, por që gjithmonë keni dëshiruar ta bëni.


2. Bisedoni lidhur me këtë problem
Pranojeni që keni probleme dhe pastaj përpiquni që bashkërisht të gjeni zgjidhjen.

Mirëpo, biseda nuk do të duhej të pushonte kur t’i zhvishni rrobat, përkundrazi! Pikërisht atëherë është me rëndësi që t’i tregoni se çka ju pëlqen dhe që ta pyesni nëse edhe ai dëshiron të provojë diçka tjetër.

3. Mos u frikësoni nga lodrat
Lodrat seksi akoma janë pothuajse tabu, mirëpo nuk është e thënë që të gjithë të dinë se çka bëni në dhomën tuaj të gjumit.

Çiftet me përvojë thonë që pikërisht ato vegla ua kanë shpëtuar jetën seksuale, andaj mos t’ju vijë turp të shkoni në dyqanin e afërt të lodrave të seksit. Prandaj, do të jetë më mirë që të shkoni bashkë dhe ta zgjidhni lodrën e cila më së shumti do t’ju pëlqejë. /Telegrafi/