Çfarë kodi i duhen zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë?
1. Zgjedhjet si mënyrë e zgjidhjeve politike
Në një tryezë të organizuar nga një Instituti ndërkombëtar nergut për efektet e zgjedhjeve lokale dhe ato nacionale në Kosovë, ku merrnin pjesë ekspert nga Evropa dhe Amerika në mesin e të cilëve isha i ftuar edhe unë në cilësinë e sociologut, pata theksuar mes të tjerash se: “në kuadër të ‘mekanizmave notues’, që në rastin e Kosovës prejudikohen përmes ndërtimit të legjitimitetit demokratik ose jetës në shoqërinë civile, pa mëdyshje duhet të hyjnë edhe organizimi i zgjedhjeve të lira, që për kosovarët e pamësuar me lirinë e imponimit të ambicieve të tyre individuale (të pavarurit, nëse ekzistojnë fare?) dhe kolektive (partitë politike) do të ishin një sfidë e rrallë dhe interesante në ndërtimin e kapaciteteve demokratike….”.
E thash kështu, atëbotë, ngase isha fort i bindur se “zgjedhjet” e para për bindjen time ishin më tepër një lloj trajnimi folklorik se sa ndonjë teknologjie e re për të hyrë në uverturën e zgjedhjeve të njëmendta, që do të mbaheshin më sipas reformimit të Ligjit mbi Zgjedhjet. Tash me debatin (jo)publik që është duke u zhvilluar nëpër aulat e Komisioneve Parlamentare si edhe të asaj të shoqërisë civile, po vërehet se kisha të drejtë në insistimin tim, për të pasur një përmbledhje të kodifikuar të rregullave dhe normave lidhur me zgjedhjet në Kosovë.
Në fakt, thuhet se zgjedhjet si fenomen interesant në jetën e një vendi me traditë demokratike, dallojnë dukshëm nga ato të vendeve transitore postkomuniste, si për nga forma, ashtu edhe për nga përmbajtja. P.sh., zgjedhjet në Britani, Gjermani, SHBA etj. dallojnë mjaft shumë nga ato në Kroaci, Hungari, Rumuni, Bullgari etj. Në këtë drejtim, fitohet përshtypja se në përvojën e zgjedhjeve, nuk ka ndonjë sistem të përsosur dhe universal. Sot mund të themi se ekzistojnë kryesisht dy sisteme krahasuese: sistemi i shumicës, ose i ashtuquajturi majorizues, që përkundër përparësive të shumicës absolute prapëseprapë vuan nga dobësitë e sidomos jo përvojës (siç po dëshmohet, bie fjala, në pothuajse të gjitha shtetet postkomuniste) së elektoratit, për t’i seleksionuar përfaqësuesit dhe partitë e preferuara.
2. Sistemi i shumicës
Sistemi majorizues ose ai i shumicës ka përparësi, ngase gjatë marrjes së vendimeve respektohet gjithmonë parimi i shumicës së votuesve potencialë, i cili sërish mund t’i ketë të metat e tij transparente. Kjo sidomos hetohet kur idetë e dobishme e pragmatike (që nuk janë përherë monopol vetëm i shumicës!) të pakicës pësojnë dhe nuk kanë shans të depërtojnë në parlamentin e ndonjë komune, ose ndonjë niveli më të lart vetëm e vetëm shkaku i vogëlsisë së tyre transparente! Më tej majorizimin, ose shumicën absolute e ngritin sidomos “koalicionet” e ndryshme mes partive të vogla politike, që kanë programe të përafërta partiake (që në rastin e Kosovës, të gjitha i kanë gati të njëjta!!!). Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme marrëveshja paraprake mes subjekteve politike të Kosovës për kodet ose kriteret e secilës parti politike, e cila në fushatë ka ndërmend të marrë pjesë në kulaçin e pushtetit të ardhshëm lokal demokratik në Kosovë.
3. Kriteret për kodin zgjedhor të Kosovës
Ndër këto kritere ose kode të mundshme morale, e besa edhe sosh juridike, të cilat Komisionet Parlamentare aktuale duhet t’i kenë gjithsesi parasysh (e të cilave në vendet me traditë të gjatë demokratike u kushtohet një rëndësi e posaçme parapërgatitore që përpunohet nga ekspertët e jashtëm dhe ata vendës), në rastin e Kosovës, sipas një hulumtimi të Institutit për Demokraci dhe Relacione Etnike (IDERK), do të mund të konsideroheshin:
a/ Evoluimi sistematik i qëndrimeve programore dhe atyre partiake, deri në momentin e pranimit të hyrjes në garat partiake.
b/ Zhdukja e metodave të shantazhit, fyerjeve, sharjeve mes partive politike etj.
c/ Respektimi i ndërsjellët partiak, pa marrë parasysh vogëlsinë dhe madhështinë e secilës parti politike, pra potencialin e votuesve dhe simpatizantëve të tyre, që ka arritur të regjistrohej në sportelet e administratës së z. Kushner.
d/ Promovimi i denjët dhe i drejtë i shprehjes dhe mendimit të lirë, i cili duhet të kornizohet në suazat e një tolerance jo diskriminuese /por jo edhe super diskriminuese pozitive (!)/, jo degraduese për partitë dhe komunitetet minoritare në mediumet lokale.
e/ Përfaqësimi i përafërt në komisionet zgjedhore, ngase askush nuk mund të llogarisë në shumicë absolute (shkaku i ndërrimit të vazhdueshëm të qëndrimeve te qytetarët) në fazën paraelektorale, ashtu siç ishte gjertani.
f/ Bashkëpunimi i ndërsjellët me komisionin zgjedhor, i cili do t’i udhëzojë secilën parti politike për procedurat, përgjegjësitë dhe obligimet respektuese, të cilave duhet t’u përmbahet secila parti e regjistruar në zyrën e KQZ-së, pa ndonjë kundërshtim të madh.
g/ Fillimi i instalimit (në fazën paralektorale duhet trajnuar nëpër media) i gjuhës së tolerancës partiake, etnike, konfesionale dhe atë racore, që do të shoqërohej me pretendimin e shëndoshë se nuk do t’i pengojë partitë dhe grupimet e tjera etnike, të cilat nuk do të arrijnë të katapultohen drejtpërdrejt në drejtim të përfitimit simpatisë së elektoratit etj.
Në këtë kontekst, shtrohet edhe një dilemë tjetër, që vetvetiu imponohet nga mënyra e sigurimit të kësaj “marrëveshjeje” xhentëlmenë lidhur me kodet a kriteret (siç i quajnë ekspertët e IDERK-ut) e sjelljeve të partive politike në fushatën parazgjedhore dhe atë zgjedhore, së bashku me procedurën e zgjedhjes demokratike të përfaqësuesve të ardhshëm (ose parlamentarëve të ardhshëm), a thua do t’i mjaftojnë Kosovës për të dëshmuar pjekurinë e saj demokratike, kur janë në pyetje këto çështje? Pra, a janë të mjaftueshme vetëm këto angazhime kruciale, ose duhet edhe ndonjë angazhim shtesë, i cili do ta begatonte dhe njëherit do ta garantonte suksesin e sistemit të zgjedhjeve në Kosovë?
Rregulla e njohur si përvojë tek shtetet perëndimore, që ka të bëjë me atë se të bësh zgjedhjet e suksesshme, përmes sistemit të suksesshëm demokratik, nuk d.m.th. se ke instaluar demokracinë e njëmendët në një vend, por para së gjithash ke insistuar si shoqëri të ndërtosh kapacitetet e lejuara dhe të rekomanduara edhe me ligj e edhe me norma e specifika të ambientit të cilat shpesh dinë të dallojnë nga ato standarde të shquara si sukses i promovimit të edukatës demokratike.
Ndërkaq, këtij “suksesi” në promovimin e edukatës demokratike duhet patjetër t’i paraprijë edhe “procesi permanent i dëshmimit” për kulturë demokratike të votuesve të një vendi që nuk fitohet edhe aq lehtë me dy tri palë zgjedhje të pranuara qoftë edhe nga mekanizmat ndërkombëtar, siç janë OSBE-ja, apo ai i ODIRI-t. D.m.th., në pyetje është përfitimi në traditë dhe kulturë të edukatës demokratike, që është një proces i mundimshëm dhe me plot ndërskamca politike, ekonomike, juridike, etj. të ushtruar nga individë dhe parti politike me interesa herë-herë edhe meskine.
Pra, loja e programeve është një teknologji e përsosur, që në vendet me traditë të konsideruar demokratike, ka arritur të “provokojë” kulturën e të votuarit të secilit qytetar. Në mungesë të një nivelit të këtillë të elektoratit kosovar, mendoj se do të ishte e preferueshme të rregullohej me anë të ligjit ky mekanizëm apo institucion moral e juridik kodifikues, i cili sado-kudo do t’i zbuste tensionimet eventuale ndërpartiake. E themi kështu, ngaqë mendoj se në të ardhmen domosdoshmërish duhet të pritet edhe procesi i profilizimit ideologjikë i subjekteve ekzistuese politike në Kosovë, gjë që mund ta tensionojë në masë procesin zgjedhor.
4. Kodi zgjedhor si preventivë për mirëmbajtjen e zgjedhjeve
Në rastin e Kosovës, për shkak të dyshimit stereotip në gjithë procesin zgjedhor, por edhe për shkak të nevojës së standardizimit të gjithë procesit zgjedhor si një ngjarje me karakter nacional, aktivizimi i kodeve të këtilla do të ishte jo vetëm i dobisë së natyrës politike që gjithsesi është i rëndësishëm, sepse tekefundit këtë do ta kërkojë edhe vetë situata imponuese e procesit të profilizimit ideologjik si një domosdoshmëri e kohës, por njëkohësisht edhe leverdi e investim kapital në procesin e edukimit demokratik të subjekteve politike, shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve të vendit.
Ky model i kodifikuar i sjelljeve, së pari pa mëdyshje do të shërbente edhe si preventivë e përçarjeve, radikalizimeve dhe demistifikimit të qëndrimit negativ, që ka filluar të formohet nga ana e disa qarqeve për kinse paaftësinë e institucioneve kompetente vendore për të mbajtur, organizuar dhe certifikuar zgjedhje fer dhe demokratike. Së dyti, kodifikimi i qëndrimeve me fuqinë e ligjit zgjedhor do ta ndihmonte ruajtjen dhe konservimin e ideve dhe standardeve demokratike të sprovuara në vendet tjera me përvojë demokratike. Së treti, Kosova me fuqizimin e këtij kompleksi kodifikues do të përmbushte edhe një detyrë tjetër që do e presë në’ proceset e reja integruese Evropiane.
Kodi zgjedhor si preventivë për mirëmbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme nacionale dhe ato lokale, me të gjitha problemet e përshkruara dhe të identifikuara në të gjitha zgjedhjet e mëhershme duhet të dëshmojë se mekanizmat institucional, së bashku me përfaqësuesit e partive politike, shoqërinë civile, ekspertët vendor dhe ata të jashtëm, janë të gatshëm të ndërtojnë një kod të ri moralo – juridik, i cili parasheh situatat specifike që i ka Kosova në këtë periudhë transicioni dhe që mundëson zgjedhje të lira demokratike dhe çka është më rëndësi zgjedhje transparente të cilave do t’u besonte publiku vendor. Tekefundit, kështu veprojnë të gjithë ato vende që dëshirojnë të kenë një legjitimitet dhe legalitet të qëndrueshëm demokratik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin