LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëjnë meshkujt në një takim

Çfarë duhet të bëjnë meshkujt në një takim

Ekzistojnë disa gjëra që femrat do të donin që meshkujt t’i dinin, në mënyrë që në takime ata të bënin pikërisht ato dhe jo disa gjëra të tjera, të cilat femrat nuk i pëlqejnë aspak.

Djema mbani shënim se çfarë presin femrat nga ju:

1– Bëhuni gati të flisni dhe jo të mendoni ndërkohë se ku do t’ju nxjerrë kjo bisedë.

2– Pranojeni që edhe për ju, takimi i parë është disi tensionues.


3– Mos flisni për jetën tuaj seksuale, në takimin e parë.

4– Disa herë lërini femrat të paguajnë.

5– Jini të sinqertë për tipin e marrëdhënies që po kërkoni dhe çfarë mund të keni.

6– Mbajeni derën hapur që ajo të hyjë ambientin që keni zgjedhur e të dalë prej tij. Tërhiqni karrigen për të gjithashtu!

7– Mos analizoni faturën në momentin që e merrni. Ajo ndihet tashmë në siklet për faktin që ju po paguani, mos e bëni akoma e më të sikletshme.

8– Mos qëndroni në celular gjatë kohës që jeni në takim.

9– Dëgjojeni at ëme vëmendje pasi i bëni një pyetje.

10– Kërkojini asaj të dilni në një takim. Evitoni shprehjet: ‘Do dalim për një kafe?’