LAJMI I FUNDIT:

Ç’farë dëshiron popullata e Kosovës?

Situata politike e cila u krijua ne Kosovë para dhe pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, është zvarritur aq gjatë sa që popullata e Kosovës është stërlodhur. Kjo situate morri hov që kur Gjykata Kushtetuese vërtetoi që ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kishte shkelur kushtetutën e Kosovës me rastin e ushtrimit te dy posteve politike, atë të postit të Presidentit të Kosovës dhe të Kryetarit të LDK-së. Si rrjedhim, ish presidenti dha dorëheqje nga posti i Presidentit, ku drejtpërdrejt çoi vendin një vit më herët në zgjedhje. Këtij trendi i kishte parapri edhe vendimi po ashtu i Gjykatës Kushtetuese, ku pasi kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska kishte dhen dorëheqje nga kjo pozitë, pretendoi të rikthehet, por Gjykata nuk ia lejoj një gjë të tillë dhe çoi këtë komunë në zgjedhje te reja.

Në zgjedhjet e 12 dhjetorit, u vërtetuan shumë manipulime në shumë vendvotime, e kjo bëri që të rinumërohen 40% të votave dhe të shkohej në rivotim së pari në komunat Skenderaj, Drenas, Deçan, po ashtu edhe dy vendvotime tjera. E disa javë më pas edhe Komuna e Mitrovicës shkoi në rivotim.

Procesi i stërgjatës së zgjedhjeve ishte rrjedhim i kontestimit të tyre nga partitë që nuk kishin pritur këtë rezultat. Më e zëshmja ishte LDK-ja, AAK-ja dhe VV-ja, kundrejt PDK-së, e cila kishte fituar bindshëm edhe pas stërgjatës së zgjedhjeve me diferencë 7-8 %. Këto reagime si pakënaqësi ndaj këtij procesi zgjedhor, u përcollën me shumë probleme tjera politike në vend, ku mediat e huaja dhe kundërshtarët e fuqishëm të Kosovës e shfrytëzuan këtë vakum institucional prej afro pesë muajsh, të cilat hodhën afera nga më të ndryshmet për Kosovën dhe liderët politik të saj.


Kosovës po i duhej më shumë se kurrë krijimi i institucioneve të reja çfarëdo qofshin ato, në mënyrë që të fillohet me punë, në rikthimin e imazhit për Kosovën, në përmbushjen e objektivave të saj, në përmbushjen e agjendës evropiane, në rrugën drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës, mirëqenies sociale etj. etj.

Tendenca tanimë pas konstituimit të institucioneve shtetërore, për të shkuar vendi në zgjedhje tjera, siç pretendohet nga LDK-ja, për në vjeshtë të këtij viti, e nga disa parti për vitin tjetër, mendoj se e rëndon më shumë situatën, edhe ashtu të rënduar të Kosovës. Porse popullata e Kosovës është lodhur nga zgjedhjet. Në këto rrethana popullata këtë më së paku e dëshiron.

Populli i Kosovës para vetës ka prioritete tjera, presin një zhvillim më të hovshëm ekonomik, të krijimit të mundësive për punësim, mirëqenien ekonomike të familjeve të tyre, gjë që është rënduar pas lëvizjes së çmimeve të fundit, po ashtu të lëvizin lirshëm nëpër botë, ngase deri më tani populli i Kosovës ka mbetur vendi më i izoluar në botë. Partitë politike në Kosovë duhet ta kenë parasysh këtë fakt me të cilat përballet populli i Kosovës dhe duhet të veprojnë si pozita ashtu edhe opozita (sepse ashtu kanë pranuar të mbesin) në mënyrë që proceset të ecin drejt zgjidhjes së probleme me të cilat përballët popullata e Kosovës. Këtë e dëshiron popullata e Kosovës!

(Autori është magjistër i Historisë dhe zyrtar për Integrime Evropiane)

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori