Ç’është intelektuali për shqiptarin?
Ç’është intelektuali për shqiptarin? Një njeri që ka një copë shkollë të lartë. Dhe një copë shkollë të lartë, me të vërtetë apo me gjasme e gjen sot kushdo në Shqipëri dhe n’Kosovë. Bile edhe ata që nuk e kanë tamam atë copë shkollë, ndihen si të tillë sepse lexojnë gazetat, shikojnë TV-të dhe nuk e ndjejnë veten as më pak e as më shumë se ata që llomotisin tërë ditën në to.
Në fakt, kuptimi i vërtetë i të qenit intelektual është larg këtyre perceptimeve sempliste por është gjithashtu jashtë përmbajtjes dhe qëllimit të këtij shkrimi. Biznesi politik ka thithur një mori intelektualësh të rreshtuar në skalionet partiake që tjerrin demagogjinë dhe konfliktin ndërpartiak e luftojnë për pushtet. Organizmat e ndryshme të shoqërisë civile me jetën e vakët e mundësirat e pakta të ekzistencës, në vend ta ngrinin lart, e moçalojnë mendimin intelektual.
Intelektualët që përbëjnë bërthamat e këtyre organizmave nuk arrijnë të bëhen të besueshëm në masën e njerëzve. Mendimi intelektual duhet të jetë bazamenti i të gjitha projekteve shqiptare, që nga ato politike e deri te ato konkrete, natyra, mjedisi, ndërtimet, zhvillimi, kultura, gjuha dhe marrëdhëniet shoqërore. E ardhmja ndërtohet me intelektualë të mirëfilltë dhe jo mjegull e amulli intelektualiste.
Duke u përpjekur të jenë vetë intelektualë të mirëfilltë, gazetarët mund të tërheqin në podiumin e gazetave të shkruara e audiovizuale mendimin e vërtetë intelektual shqiptar. Sepse jo të gjithë intelektualët preferojnë të shkruajnë e të shfaqen. Ka plot nga ta që të përkushtuar ndaj fushës së tyre s’duan t’ia dinë për shtyp e TV. Sigurisht, ata rrojnë më keq se plot sharlatanë të tjerë pseudointelektualë që njohin mirë zanatin e berihajit e të llafollogjive erudite. Ata nuk i njohin e i dinë as komshinjtë e tyre dhe thonë: e mo, ai i shkreti që merret tërë ditën me libra e të shkruara. Por janë ata, ‘të shkretët’ që duhet t’u jepet vendi që meritojnë. Mendimi i tyre duhet bërë buka e lajmeve të përditshme dhe jo bëmat politike e vetë politikanët që e ndjejnë veten madhështorë vetëm pse u kushtohet vëmendje.
Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Duke mënjanuar me takt e duke lënë në brazdën e tyre të hequrit për të tillë, ata, intelektualët e vërtetë duhet ta ngrenë patjetër veten në nivelin e nderuar që kjo kategori presupozon. Një shoqëri demokratike është e mangët pa zërin e vërtetë intelektual, pa zërin e diturisë e të krijimit në të gjitha fushat. Intelektualët duhet ta hedhin tej zgjedhën politike dhe ta kthejnë komercializmin që karakterizon tregun e lirë, me aq sa munden në favor të prodhimit të tyre krijues.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe