LAJMI I FUNDIT:

Celularët nuk shkaktojnë tumor në tru

Celularët nuk shkaktojnë tumor në tru

Një studim 30-vjeçar i realizuar në Skandinavi, ku është përfshirë thuajse e gjithë popullata, ka treguar se nuk ka lidhshmëri në mes të përdorimit të telefonit celular dhe zhvillimit të tumorit të trurit.

Shkencëtarët kanë thënë se, përkundër faktit që në vitet e 90-ta është rritur vrullshëm përdorimi i telefonave celularë, rastet me tumor të trurit nga kjo periudhë nuk kanë qenë më të shpeshtë.

Analiza e tyre është bazuar te dy lloje të tumoreve në tru, gliomës dhe meningeomës, te popullata e Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë, ndërsa llogaritet të jenë përfshirë afër 16 milionë njerëz në studim.

Hulumtuesit kanë hetuar rastet me tumor të trurit nga viti 1974 deri në vitin 2003, dhe kanë vërejtur se shkalla e shfaqjes së tumoreve nuk ishte rritur nga viti 1998 e këndej kur ka filluar përdorimi i madh i celularëve.


Në bazë të këtij studimi, përdorimi i telefonave celularë nuk është i rrezikshëm së paku për një periudhë dhjetëvjeçare, ndërsa nevojiten studime të mëtutjeshme për të vërtetuar nëse përdorimi i celularëve në periudhë më të gjatë se një dekadë mund të shtojë rrezikun shfaqjes së tumorit. /Telegrafi/