LAJMI I FUNDIT:

Çdo i treti britanik, është aq i plotë, sa nuk mund të shohin organin gjenital

Çdo i treti britanik, është aq i plotë, sa nuk mund të shohin organin gjenital

Një studim i hollësishëm që është kryer në Britani të Madhe, tregon se 35 për qind meshkujve kanë bark aq të madh, sa ju pengon të shohin penisin.

E, meshkujt që nuk mund të shohin veglën e tyre, janë pesë herë më të prirur të fitojnë diabetin e shkallës së dytë, kancer të zorrës së trashë dhe presion të lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.

Me kampanjën “Big Check” kërkohet që sa më parë, meshkujt të heqin barkun e fryrë, sepse kjo shkakton një varg problemesh.

“Të gjeturat e hulumtimit, janë shumë shqetësuese” ka thënë Dr. Johan de Plessis për Evening Standard.


“Është koha që meshkujt të kujdesen më shumë për trupin e tyre” ka thënë Dr. Plessis, duke shtuar se “heqja e barkut, është fillimi i ndryshimit pozitiv”. /Telegrafi/