LAJMI I FUNDIT:

Çdo i 25-ti shef është psikopat

Çdo i 25-ti shef është psikopat

Një studim i ri amerikan ka zbuluar një të vërtetë shokuese. Rreth katër për qind e shefave mund të konsiderohen si psikopatë.

Ekspertët pranë qendrës mjekësore Wake Forest kanë zbuluar se një nga 25 shefa është psikopat potencial. Liderët e bizneseve të cilët i kanë këto karakteristika konsiderohen si njerëz jomoralë, për të cilët ka rëndësi vetëm fuqia, pozita dhe kënaqësia personale.

“Njerëzit të cilët janë psikopatë potencialë janë sharmantë, kanë fuqi të madhe të manipulimit, njerëzit tjerë i perceptojnë si objekte dhe nuk ndjejnë brejtje të ndërgjegjes kur i shfrytëzojnë njerëzit tjerë për të arritur qëllimet e caktuara”, thonë autorët e studimit.

Nëse e vëreni se jeni duke punuar për një psikopat, është koha të gjeni një punë tjetër dhe një shef të ri, përndryshe mund të vuani- paralajmërojnë hulumtuesit. Sipas tyre, njerëzit që punojnë intensivisht për të kënaqur shefat e tyre, mund ta dëmtojnë veten dhe shëndetin e tyre.


Nganjëherë, punëtorët i karakterizojnë shefat e tyre si psikopatë, sepse sillen keq ndaj tyre, megjithatë sjellja e keqe dhe vlerësimi i keq nuk duhet vlerësuar si çrregullim i personalitetit. /Telegrafi/