LAJMI I FUNDIT:

Çdo e katërta femër mbi moshën 35 vjeç nuk e praktikon seksin

Çdo e katërta femër mbi moshën 35 vjeç nuk e praktikon seksin

Përqindja më e madhe e femrave që abstenojnë nga marrëdhënia seksuale janë në Skoci, ku 38 për qind e tyre të moshës mbi 35 vjeç jetojnë si beqare!

Më shumë se një e katërta e femrave të moshës mbi 35 vjeç nuk e praktikojnë seksin, ka treguar një hulumtim britanik të cilin e ka bërë Sky chanel, transmeton Telegrafi.

Kështu janë deklaruar 28 për qind e të anketuarave, ndërsa përqindja më e madhe e abstenueseve nga marrëdhënia seksuale është shënuar në Skoci, ku madje 38 për qind e femrave të kësaj moshe jetojnë si beqare!

Këto rezultate shokuese i ka komentuar Paula Hall, terapeutiste seksuale, duke thënë që hulumtimi tregon përmasat e presionit të tmerrshëm të cilin e ndiejnë femrat kur është fjala për marrëdhëniet seksuale.


Kjo është pasojë e ndikimit shkatërrues të tregimeve të shumta mbi jetët e personave të pasur dhe të famshëm, të cilët thonë se nuk lënë pa u lavdëruar me “frekuentimin” e tyre të bujshëm të jetës seksuale, gjë që nuk është e vërtetë, mirëpo në mënyrë fatale ndikon tek “femrat e zakonshme”. /Telegrafi/