Asgjë s’është më shumë mediatike se vetë kritika ndaj mediave. Përse? Sepse përbën atë aspekt ku mund të kritikosh për gjithçka, madje kjo shihet dhe vlerësohet, jo rrallëherë, si shenjë e lirisë. Nëse prekim median televizive, ka dy mënyra për ta kritikuar. E para është ajo radikale dhe nihiliste, tipike për atë që ka një marrëdhënie të hamendësuar me televizionin dhe mendon se duhet të shprehë një gjykim që të pasqyrojë elitarizmin e kulturës së tij dhe vendit ku ai punon. Kjo kategori njerëzish e sheh si të drejtë legjitime që të kritikojë “nga jashtë”. Ky është një qëndrim i llojit “shpirti i bukur”.
Mjafton të lexojmë faqet që Hegeli i kushton “shpirtit të bukur”, për të kuptuar sa hipokrit dhe i shtirë është një qëndrim i tillë. Mënyra tjetër lind nga vetëdija se çdo kritikë e vërtetë është shprehje e shoqërisë demokratike, që e ka të nevojshme gjithnjë një “kritikë të brendshme” ndaj proceseve kulturore dhe shoqërore në emër të parimeve dhe premtimeve ku bazohet vetë demokracia. Kjo “kritikë e brendshme” u përgjigjet kërkesave për një “etikë të përgjegjësisë”. E dimë se ekzistojnë stafe specifike që merren me kontrollin e pranisë së të ftuarve në televizion. Ekziston edhe një staf që kujdeset për shëndetin mendor të teleshikuesve të vegjël, nëpërmjet kontrollit të përmbajtjes së emisioneve në orare të caktuara, që quhen “të mbrojtura”. Këto kontrolle – në kuptimin social të fjalës – janë një mundësi për të shprehur, nëpërmjet “kritikës së brendshme”, etikën e përgjegjësisë.
Problemi është se si të vëmë nën mbikëqyrje sistemin televiziv, i cili s’është gjë tjetër veçse një makinë që, në vetvete, do të bluante e shtypte gjithçka, e shtyrë nga nevojat e tregut. Vënia nën kontroll e kësaj makine, në mënyrë të pashmangshme do t’i vinte fre fuqisë së saj. Pikërisht për këtë arsye “kritika e brendshme” merr rëndësi vendimtare, për të mos e lënë këtë fuqi “të marrë kot”.
Vetiu lind pyetja: Si ta “vëmë në kontroll këtë fuqi”? Duhen vendosur “caqe të brishta” në “makinën” televizive.
Për shembull, çështja e dhunës, e pornografisë. S’mund të ndalosh tërë dhunën, tërë pornografinë që shfaqet në televizion. Po përse duhet pretenduar një mungesë e plotë e censurës ndaj dhunës dhe pornografisë? A nuk është ky pretendim një dorëzim para fuqisë së televizionit? A nuk është një heqje dorë nga etika e përgjegjësisë?
Të gjithë e dimë se, për shkak të mekanizmave psikologjikë, shumë njerëz janë tejet të dhënë pas pamjeve të dhunshme. Pra, janë skena që “rrisin audiencën”, që rrisin fitimet ekonomike të kanalit televiziv, falë tërheqjes së publicitetit. Nuk duhet harruar se në televizion, në një debat, shoë etj., për shkak të minutazhit të kufizuar televiziv, problemet apo çështje të ndryshme trajtohen në një mënyrë të caktuar, thjesht si një mënyrë-mjet, pak a shumë, i strukturuar për të ngjallur kërshërinë e njerëzve dhe t’i nxitë ata të përthellohen, secili për hesap të tyre – ndoshta duke lexuar informacione shtesë (në median e shkruar apo libra). Ndaj me të të drejtë mund të thuhet se, është më e vështirë “ta thuash të vërtetën” në televizion, sesa ta shkruash.
“Caqet e brishta” mund të jenë të debatueshme edhe brenda vetë televizionit. Madje ky është pikërisht vendi ku kritika ndaj televizionit dhe frymës kulturore që ai transmeton, bëhet më frutdhënëse. Kujt i takon përgjegjësia për këtë kritikë? Sigurisht, njerëzve të kulturës, intelektualëve, specialistëve të vet medias televizive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi