LAJMI I FUNDIT:

Çamçakëzi përmirëson kujtesën

Çamçakëzi përmirëson kujtesën

Çamçakëzi i zakonshëm ka ndikim pozitiv në trurin e njeriut dhe mund ta përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe atë afatgjatë për 35%.

Përtypja e çamçakëzit rrit numrin e rrahjeve të zemrës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut që sjell deri te sasia më e madhe e oksigjenit në tru.

Poashtu, përtypja e çamçakëzit nxit prodhimin e insulinës dhe furnizon trurin me sheqer, i cili është njëri nga përbërëset më të nevojshmen në procesin e kujtesës.

Shkencëtarët i rekomandojnë çamçakëzët gjatë mësimit dhe pohojnë se nuk është me rëndësi për cilin lloj të çamçakëzit bëhet fjalë.