Buxheti i kolapsit
Keqqeverisja e institucioneve nënkupton edhe përgatitjen e buxhetit vjetor, me ç’rast mbledhja e mjeteve financiare, shpërndarja, shpenzimi dhe menaxhimi i tyre bëhet në mënyrë të padrejtë dhe joefikase. Kësisoj buxheti nuk i plotëson nevojat e përgjithshme të të gjithë qytetarëve, por të grupeve të ndryshme politike e parapolitike. Buxheti përveç që është pasqyrë e të hyrave dhe të dalave të cilat shteti i realizon gjatë një periudhe të planifikuar, është edhe instrument që tregon se kah do të shkojë ekonomia e vendit. Politikat buxhetore deri me tani nuk kanë qenë në funksion të zhvillimit ekonomik. Të gjitha buxhetet e deritanishme, përfshirë këtë të fundit, kanë qenë konsumuese. Buxhetet do të duhej të kishin plane për investime kapitale, të cilat japin stimuj zhvillimi ekonomikë për vendin. Buxheti për ketë vit dallon nga buxhetet paraprake, sepse në këtë buxhet parashihet të ketë deficit, ndërsa buxhetet në të kaluarën kishin suficit. Edhe suficiti edhe deficiti buxhetor tregon paaftësinë e planifikimit të mirëfilltë të kapaciteteve financiare dhe paaftësinë e shfrytëzimit të resurseve njerëzore dhe natyrore.
Projektligji i sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës për këtë vit, i cili u miratua në Parlament është pasqyrë e planeve të mbrapshta të Qeverisë për këtë vit. Pjesa me e madhe e mjeteve të këtij buxheti parashihet të vijnë nga të hyrat e doganave, shitja e PTK-së dhe donacionet e kreditë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Kjo tregon më se miri se ky buxhet nuk garanton aspak stabilitet financiar e aq më pak zhvillim ekonomik. Për Serbinë që eksporton më se shumti mallra në vendin tonë, dogana nuk ekziston. Shitja e PTK-së po kundërshtohet nga qytetarët dhe punëtorët e saj, ngase po kondrabandohet kompania më fitimprurëse në Kosovë. Mjetet nga FMN-ja dhe institucionet tjera nuk janë të sigurta, sepse Qeveria e Thaçit i ka shpërfill rekomandimet e ekspertëve të këtyre institucioneve për mosmarrjen e vendimeve që çojnë në kolaps financiar.
Me miratimin e buxhetit nga Kuvendi është miratuar edhe shitja e PTK-së. E metë tjetër e këtij buxheti është se disa komuna janë diskriminuar me ndarjen e mjeteve, ndërsa të tjerat janë favorizuar. Në të gjitha buxhetet partitë që kanë qeverisur i kanë ndarë më pak mjete komunave që janë udhëhequr nga partitë që nuk kishin pushtetin qendror. Kjo praktikë e shpërndarjes se mjeteve nëpër komuna e dëmton seriozisht interesin e përgjithshëm.
Buxheti për ketë vit është paraparë që të jetë 1 miliard e 264 milionë euro, ndërsa shpenzimet do të jenë mbi 1 miliard e 434 milionë euro. Kosova me këtë buxhet ka një deficit mbi 5 përqind, ndërsa në bazë të standardeve evropiane, niveli i deficitit buxhetor nuk guxon të kalojë më shumë se 3 përqind të GDP-së. Nëse kalohet ky nivel do të duhej të arsyetohej me projekte investuese që gjenerojnë rritje ekonomike. Buxheti i këtij viti nuk parasheh projekte të tilla.
Qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Evropën juglindore. Për më keq, kjo varfëri po thellohet nga viti në vit. Qeveria e Kosovës në mungesë të projekteve që i nxjerr qytetarët nga skamja, po shpenzon shuma të mëdha për asfaltimin e rrugëve. Sigurisht që vendi ynë ka nevojë për rrugë komode si ato të Gjermanisë, ama nevoja për bukë e mirëqenie, arsim e shëndetësi, dhe gjëra tjera elementare, është më e madhe dhe më e ngutshme. Këto rrugë po i përdorin dhe po i dëmtojnë automjetet e rënda transportuese që po fusin mallrat e huaja në vendin tonë. Në vend të shpenzimeve enorme për rrugë do të duhej të investohej në Ministrinë e Bujqësisë. Buxheti për bujqësinë për këtë vit është 13.7 milionë euro. Ky sektor ka buxhetin më të ulët në krahasim me vendet e rajonit. Duke pasë parasysh që sektori i bujqësisë luan rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë tonë, sektori i bujqësisë është ai që do të duhej që së paku t’i ketë 100 milionë euro.
Mendësia e mbrapshtë ekonomike e pushtetarëve konsiston në atë se ekonomia e vendit tonë do të përmirësohet vetvetiu, duke u bazuar në parimet e ekonomisë se tregut dhe globalizimit. Mendësia e tillë ka dalë të jetë e dështuar, prandaj shteti duhet që me politikat ekonomike dhe fiskale t’i ndihmojë bizneset për arritjen e objektivave të tyre zhvillimore. Politikat ekonomike e fiskale shtetërore kanë të bëjnë me stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e prodhimit vendës. Këto politika janë: politikat kreditore ndaj biznesit, politikat fiskale, politikat e stimulimit të investimit të kapitalit të jashtëm, politikat e subvencionit të prodhimit vendës, politikat e kufizimeve të importeve për produktet bujqësore sezonale, politikat e mbrojtjes së prodhimit vendës nga çmimet damping dhe nga konkurrenca e pandershme e huaj, politikat e luftimit të informalitetit në ekonomi, politikat e luftimit të korrupsionit etj.
Buxheti i Kosovës po humb qindra miliona euro në secilin vit nga mallrat serbe që hyjnë ilegalisht e pa iu nënshtruar procedurave të doganimit. Përveç kësaj buxheti ynë miliona euro humb edhe nga ekonomia informale që ekziston në veri të vendit. Për të gjitha këto humbje të mëdha financiare fajtore është Qeveria dhe njerëzit e saj që përfitojnë nga kjo katrahurë në veri.
Përgatitja e buxheteve që përmbajnë shitjen e pasurive kombëtare është e papranueshme dhe e patolerueshme. Nëse vazhdohet me këtë keqqeverisje dhe me buxhete antizhvillimore, ne do të vijmë në një situatë ku nuk do të kemi më se çfarë të shesim. E kur nuk do të kemi çfarë të shesim më, do të mbetemi pa buxhet dhe pa pasuri kombëtare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin