LAJMI I FUNDIT:

Bulqizë, kamionçina i merr jetën 11 vjeçares

Bulqizë, kamionçina i merr jetën 11 vjeçares

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi të enjten në komunën Ostren të Bulqizës, duke I marrë jetën një vajzë 11 vjeçare.

Burime të policisë thanë se një mjet, tip kamionçine, me drejtues Adrian Halili, përplasi për vdekje një vajzë 11 vjeçare, teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Nuk dihet ende identiteti i vajzës, raportoi Ora News.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionçinës, i cili ka sqaruar se mjeti po ecte mbrapsht kur aksidentalisht ka shtypur të miturën./Telegrafi/