LAJMI I FUNDIT:

Bukurie Mata: Kam fakte të reja për zhdukjen e vajzës

Bukurie Mata: Kam fakte të reja për zhdukjen e vajzës

Bukuria Mata, nëna e vajzës së zhdukur Bleona Mata, tregoi mes lotëve në telefonon nga fshati i fëmijërisë së saj, Lojme, në të cilin jeton me dy prindërit e saj, detaje të reja të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Gruaja tregon për "GSH" se zotëron përgjime dhe video me akte kriminale të familjes së ish-burrit të saj e konkretisht të ish-vjehrrit Zenel Mata. Sipas saj, në këto prova që ajo disponon janë të përfshirë njerëz shumë të afërt të Bleonës dhe që do të vihen në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe të Policisë së Shtetit.

Nëna e 7-vjeçares së zhdukur në Zapod të Kukësit thotë se tashmë dihen edhe personat të cilët kanë rrëmbyer Bleonën, të cilët sipas saj janë banorë të dy fshatrave të vogla në afërsi të vendin të ngjarjes. "Janë dy vajzat, Qamilja dhe Gentiana ato që dinë gjithçka në lidhje me zhdukjen e vajzës", – rrëfen Bukuria. Sipas saj, ato të dyja dinë edhe dy personat që kanë gisht dhe që janë të implikuar në rrëmbimin e saj.

Bukuria bën të ditur se nga informacionet me të fundit që ajo zotëron mbi vendndodhjen e vajzës së saj të rrëmbyer një vit më parë në kullosë, vetëm pak metra larg shtëpisë së Zenel Matës, tregojnë se vajzën e kanë lëvizur sërish në drejtim të Greqisë, pasi ajo kohëve të fundit është mbajtur në Tiranë.


Pavarësisht se kaloi një vit që nga momenti i zhdukjes, as Policia dhe as Prokuroria për Krime të Rënda nuk kanë mundur të fiksojnë dot një pistë në të cilën të mundësojnë vijimin e hetimeve./Telegrafi/