Rob Mudge
Po, Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kontinentale kanë një të kaluar të trazuar dhe kanë lënë pas disa përplasje. Konflikti nëse britanikët do të mbeten në BE ose jo premton që të kthehet në një aventurë tjetër epike. Zyrtarisht fushata për referendumin nisi të premten (15.04.), por le të flasim hapur: burimi i të gjitha të këqijave midis britanikëve dhe pararendësve të BE duhet kërkuar në vitin 1984, kur Margaret Thatcheri e acaroi skajshëm grindjen e saj të famshme e famëkeqe me Komunitetin Ekonomik Evropian për sasinë e kontributeve britanike. Në një krizë legjendare zemërimi në takimin e nivelit të lartë në Fontainebleau ajo ua vërviti simbolikisht çantën e saj kolegëve evropianë.
Që prej kësaj kohe, raporti midis britanikëve dhe BE karakterizohet njëkohësisht nga dashuria dhe urrejtja. Megjithatë: shumë dashuri, veçanërisht në Bruksel nuk sheh. Në sipërfaqe atje shikon vërtet skërmitje dhëmbësh për referendumin dhe frikë për pasojat e një Brexit për BE. Sepse për fuqinë rrezatuese ndërkombëtare të projektit evropian dhe për vizionin e një superfuqie politike dhe ekonomike Evropë, dalja e Britanisë së Madhe nga BE do të ishte një katastrofë.
Por, po të gërmosh pak më thellë, vë re se shqetësimet duken artificiale. Francezët, siç e kanë zakon, demonstrojnë qëndrimin e tyre moskokëçarës: në rast dyshimi, ata preferojnë të shpëtojnë më mirë sot se nesër nga britanikët e bezdisshëm, për t’i çimentuar pretendimet e tyre për pushtet brenda BE dhe për ta vënë sërish në lëvizje motorin gjermano-francez që punon me defekte.
Përsa i përket Gjermanisë: si drejtuese faktike e Evropës, Merkeli duhet ta mbështesë të paktën formalisht planin e David Cameronit për ta reformuar monstrën burokratike në Bruksel. Por, a nuk është kjo më tepër një manovër mashtrimi? Gjermanisë i duhet Britania e Madhe për t’i theksuar ambiciet e saj në Bruksel po kaq pak sa i duhet Berlinit dikush tjetër në BE – të paktën po kaq pak sa i beson dikujt tjetër – për ta zgjidhur çështjen e refugjatëve sipas kuptimit të saj (të gjithë ne e dimë se të kujt ishin ideja dhe iniciativa për të bërë marrëveshjen me Turqinë).
Cameroni e di se me referendumin, në vend që të vinte vetulla nxori sytë, si për vete ashtu edhe për vendin e tij. Ky ndërgjegjësim i erdhi ngadalë dhe ka bërë që javët e fundit ai të përpiqet si i marrosur ta mbajë në kontroll gogolin dhe që mundësisht ta kthejë pas skenarin “duam të mbetemi jashtë”.
Para pak ditësh ai shkroi një koment si i ftuar në “Daily Telegraph”, ku përshkruan me hollësi dhe me detaje se pse një Brexit “do të ishte i panevojshëm dhe i rrezikshëm”. Kur lexon këtë e pyet veten se pse nuk luftoi që para disa vitesh me kaq angazhim dhe përkushtim për qëndrimin në BE Cameroni.
A qenë këto të gjitha taktika, për të qetësuar anëtarët e partisë së tij që ngrenë krye? Në këtë rast i bie që Cameroni të ketë pozitë shumë të dobët në partinë e tij, që i hyn një rreziku të tillë. Veç kësaj: sjellja e tij ngurruese dhe kursi me zikzake në aferën e Panama Papers e kanë dëmtuar edhe më shumë besueshmërinë dhe prestigjin e tij.
Për fat të mirë, shumica e britanikëve tregohen më tepër të arsyeshëm, se sa beson Cameroni dhe nuk e ndjekin atë pas. Vërtet, përparësia është e vogël – por në shumicën e sondazheve mbështetësit e BE janë përpara.
Mbretëria e Bashkuar është krenare për ekzistencën e saj si ishull, krenare për aftësinë për t’u treguar gjoksin rrethanave të vështira, krenare për rolin e personit të jashtëm në Evropë. Dhe ka çdo të drejtë për këtë, pavarësisht ironisë, me të cilën britanikët përballen në Bruksel, kur gjërat ecin ters. Por këtu qendron vështirësia, siç e kuptoi atë në shekullin e 17-të shkrimtari John Donne, i cili shkroi “Askush nuk është ishull”. Gati më të rëndësishme janë fjalët që pasojnë:”… në vetvete krejtësisht; çdo njeri është pjesë e kontinentit. Kur një copë e merr deti, Evropa bëhet më e pakët.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës