Në një ditë londineze gri dhe me shi në fillim të vitit 2016 mund jetë e vështirë të gjenden arsye për optimizëm. Dielli ende del në mëngjes. Në një pikë, mund të supozohet se shiu do të pushojë. Nipërit dhe mbesat e mia ofrojnë një rreze dielli; të gjithë fansa të Star Wars, ata thuajse mund të bindin se, ashtu si forcat e papajtueshme të Princeshës Leia, djemtë e mirë me kalimin e kohës do të fitojnë.
Titujt e gazetave, megjithatë, arrijnë të kalisin ndjesi të tilla. Me perspektivën ekonomike veçanërisht të zymtë në Kinë dhe Brazil, ekonomia globale është në rrezik të mos ngrihet ose të bëhet më keq. Azia Perëndimore është në trazira dhe Arabia Saudite dhe Irani nuk kanë treguar shenja që janë gati të punojnë së bashku për të lehtësuar armiqësitë suni-shiitë. Migrantët vazhdojnë të mbërrijnë me mijëra në kufijtë e brishtë të Evropës.
Koreja e Veriut pretendon se ka ndërtuar një armë bërthamore më të madhe dhe më të mirë. Lajmi i mirë nga konferenca e Kombeve të Bashkuara muajin e shkuar për ndryshimet klimatike është varrosur nën një ortek trishtimi gjeopolitik. Dhe gjërat mund të përkeqësohen deri në fund të vitit. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të mbahet një referendum për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian nga fundi i vitit, gjërat mund të përkeqësohen.
Nëse, nën iluzion Britania vendos të dalë nga BE-ja, referendumi – i prezantuar si një mënyrë për të qetësuar numrin në rritje të zërave anti-BE në Partinë Konservative-ai do të minojë kabinetin e kryeministrit David Cameron dhe do të bëjë dëme të pariparueshme për Britaninë. Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Por sërish, nuk do ta kisha besuar para disa javëve apo muajve, se Partia Republikane në SHBA do të ishte duke zgjedhur mes Donald Trump dhe Ted Cruz si kandidat presidencial. Qartazi, marrëzia populiste mund të zhveshë nga arsyetimi dhe mendësia e përbashkët.
Një votë kundër anëtarësimit në BE, veçanërisht në një mjedis të tillë të rrezikshëm ndërkombëtar, do të ishte joracionale. Si fillim, argumenti që Mbretëria e Bashkuar mund të negociojë kushte të favorshme për shitjen e mallrave në BE ka pak kuptimin, teksa çështjet e tregut të vetëm të Evropës kanë më shumë rëndësi për eksportuesit britanikë sesa ka rëndësi tregu britanik për bizneset evropiane. Pretendimet se largimin nga BE-ja mund ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar të ndjekë interesat e saj tregtare, si Norvegjia dhe Zvicra, nuk arrijnë të pranojnë se këto vende duhet të pranojnë rregullat e tregut të vetëm të Evropës për të pasur akses në të, rregulla në formulimin e të cilave ata nuk bëjnë pjesë. Si fillim, norvegjezët e quajtën atë “demokraci faksi”: instruktimet nga Brukseli shfaqeshin në zyrat e qeverisë në Oslo, për t’u zbatuar pa debat. Kjo, është ajo që euroskpetikët britanikë e quajnë “sovranitet”.
Por sovraniteti është gjithnjë një koncept dredharak. Nacionalistët shpesh argumentojnë se ai i ngjan virgjërisë – në një moment e ke, në tjetrin jo. Por sovraniteti është larg nga të qenët një gjendje absolute. Sa sovranitet do të shijojë Mbretëria e Bashkuar si një importues i energjisë, ku shumica e furnizimit që do të ofrohet nga stacionet bërthamore do të jetë në duart e francezëve apo kinezëve? Sa sovranitet do të ketë vendi nëse haset me kërcënime mjedisore që mund të kundërshtohen vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar? Ideja e marrjes së të gjitha vendimeve unanimisht mund të tingëllojë e këndshme, por thjesht nuk mjafton në botën e integruar të së sotmes. Edhe si ekonomia e pestë më e madhe në botë, Britania mund të mos e shohë të lehtë negocimin e marrëveshjeve tregtare të favorshme me gjigantët si Amerika, Japonia dhe Kina. Në fakt, nëse Britania vendos të vazhdojë e vetme, investitorët e mëdhenj shpejt mund të nxitojnë të largohen nga vendi.
Nga fundi i këtij viti, prodhuesit mund të jenë duke llogaritur sa fabrika të tyret mund t’i zhvendosin në kontinent. Nga janari, Britania, pasi t’i ketë lënë shëndenë BE-së, mund ta gjejë veten në përpjekje për të negociuar nën një kryeministër dhe kabinet të ri, një marrëdhënie të re politike dhe ekonomike me 27 anëtarët e BE-së. Kjo më ngjan si një shkatërrim. Sigurisht, është e mundur që asnjëra nga këto të mos ndodhë. Votuesit britanikë mund të zgjedhin të mbeten shtetas të botës reale. Pas një votimi të tillë, Britania mund të fillojë të rregullojë reputacionin e saj në BE, – një reputacion që është minuar keqani nga statusi i tejzgjatur si gjysmëanëtare e klubit. Sot, edhe nëse një shtet tjetër i BE bie dakord me Britaninë, mund të mos e thotë këtë, që të shmangë të qenët pjesë e markës sonë toksike.
Ndryshimi i perceptimeve negative nuk do të thotë që ne duhet të veprojmë kundër interesave tona. Do të thotë që ne duhet ta bëjmë të qartë dëshirën tonë për të ndjekur një axhendë që i shkon po aq përshtat të tjerëve, sa edhe neve. Nënkupton të qenët konstruktiv, në vend të kritikave të gjithçkaje nga larg. Në këtë kuptim, Britania duhet të drejtojë përpjekjen për të përmbushur tregun e përbashkët. Ne duhet të jemi në krye të fushatës për të konkurruar Partneritetin e Tregtisë dhe Investimit në Transatlantik me SHBA-në. Nëse jemi në proces të përmbushjes së këtyre deri në fund të vitit 2016, diçka e mirë do të jetë shfaqur në një vit që duket se do të prodhojë shumë lajme të këqija.
(Guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut, ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, aktualisht kancelar i Universitetit të Oksfordit. Shkruar për “Project Syndicate”. Marrë nga reporter.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit