‘Bravo’ Hashim, e mbajte fjalën!
I.
Dy ditë para të katërmbëdhjetit, qysh se u pa në ekran kryeministri me fytyrën e “prishur” sikur të kishte dalë prej shpellës, të gjithë e kuptuan qartë që nuk ishte me të diçka në terezi! Nxjerrja e fjalëve si me qysqi, me ndërprerje të gjata dhe i mbushur frymë sikur të kishe vrapuar këmbë prej kufirit të Zvicrës, tregonin më së miri se ai kishte një siklet të madh…
Natyrisht që e pamundur nga një njeri në këso gjendje të hallakatur, dhe aq më tepër kur ai është një personalitet kyç në qeveri, të mos befasojë shikuesit dhe të reflektojë sado pak në gjendjen shpirtërore të tyre. Kjo u pa për së shpejti që të nesërmen në bisedat e panumërta midis njerëzve duke e komentuar sikletin e një nate më parë të njeriut nr. 1 të qeverisë, kudo qoftë: në rrugë, nëpër zyra, kafene, restorante, autobus e ku jo tjetër.
Po kurrgjë s’ishte fytyra e ndryshuar e kryeministrit, çfarë i kishte fjalët, helm krejt! Mos thuaj helm, kjo kurrgjë, por thuaj tym dhe topuz! Kjo u vërtetua më së miri me të katërmbëdhjetin, me rastin e zbatimit të qëndrimit të paluhatshëm të “Vetëvendosjes” (të proklamuar qysh më parë) në dy vende afër në kufi me Serbinë: në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Lëvizja “Vetëvendosje” kishte mbajtur fjalën. Për shkak të mosrespektimit nga ana e qeverisë të mocionit të votuar nga ana e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të mallrave me Serbinë, ashtu siç ishte marrëveshja me qytetarët, kishin filluar të vinin nga të gjitha anët e atdheut për të protestuar dhe për të bllokuar kamionët me mallra të këtij shteti që të mos lejoheshin për të depërtuar brenda Kosovës. Mirëpo numri i pjesëmarrësve, duhet pranuar se ishte më i vogël se ç’është pritur, sigurisht për shkak të “prishjes” së fytyrës të kryeministrit dhe jo vetëm të tij. Prandaj fjalën e mbajtën si “burrat”edhe ‘pashai’ me sejmenët e tij, madje pikë për pikë. Tamam sipas skenarit të paraparë.
II.
Protestuesit u takonin moshave të ndryshme. Kishte rënë në sy posaçërisht një plak i Llapit diku afër 90 vjeç, i kërrusur nga vjetët duke u mbajtur me një bastun. Thanë që nuk i takonte “Vetëvendosjes”, por kishte dalë për të protestuar me popullin, sepse, siç shprehej ai, Serbia ishte pritur në Merdar disa herë gjatë historisë dhe këtu është vendi më i sigurt për t’ia ndalë turrin asaj! Përpjekjet e qindra aktivistëve të “Vetëvendosjes”, por jo vetëm të tyre, por edhe të shumë qytetarëve të tjerë për të mbajtur rendin dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, duke mos lejuar provokimin e forcave të policisë, ishin të jashtëzakonshme. Këtë detyrë po e kryente në mënyrë të veçantë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, duke iu drejtuar herë pas herë protestuesve për përmbajtje dhe protestë paqësore. Por gjithçka ishte e kotë, urdhri i ‘pashait’ duhet të shkonte pa tjetër në vend nga sejmenët e tij. Kur ‘pashai’ maje kulle, duke vëzhguar situatën me tarafin e tij nisi të humbë durimin nga zgjatja e status-quos sa mund ta zinte edhe nata pa lëvizur gjë në drejtim të zhvillimit të skenarit të tij, atëherë ai ngriti dorën lart dhe dha sinjalin që u la të kuptohet nga vartësi e tij se status-quoja duhet prishur.
III.
…Dhe ja më në fund erdhi çasti kur fjalët tym dhe topuz të kryeministrit filluan të japin rezultatin e pritur. Me dhënien e urdhrit, si të ishte ky një rrebesh shiu, nisën të hedhen mbi protestuesit e pambrojtur gjithfarë lloj municionesh. Shumë nga protestuesit deri në atë moment kishin qëndruar ulur, si dhe vetë figurat më të njohura të “Vetëvendosjes”. Dhe çka të shihje: protestues kah përpëliten dhe duke kërkuar ndihmë për shkak të lëngut të hedhur drejt në sy dhe në fytyrë dhe gazit lotsjellës; duke i rrahur me shufra gome dhe metalike pa farë kujdesi se në cilat pjesë të trupit i qëllonin; të tërhequr zvarrë dhe duke i goditur gjithashtu në çdo pjesë të trupit; duke i ndjekur nëpër rrugica, oborre dhe ara; duke i arrestuar me duar lidhur e shtrënguar me tel deri në gjakosje, qoftë dhe banorë afër shtëpive të tyre dhe kalimtarë të rastit pa pasur lidhje me ngjarjen e protestës!
IV.
Lihej përshtypje se forma e ndërhyrjes mbi protestuesit në mënyrë kaq brutale nga ana e policisë ishte e ngjashme me ngjarjet e viteve të tetëdhjeta, ndonëse në rrethana të tjera… Për ata që i mbajnë mend, përveç që nuk kishte të vrarë si në atë kohë, brutaliteti i përdorur nuk kishte tjetër dallim. Vetëm se derisa atëherë u gjakosën dhe u persekutuan nga forcat e armikut të një shteti tjetër, kësaj radhe dhe për të parën herë kjo po ndodhte nga policët e shtetit tonë që mund të ishin akraba dhe kushërinj të shumë protestuesve. Kështu edhe kishte ndodhur në një rast kur derisa një polic si i çartur po e sulmonte një protestues, ky ia kishte kthyer që të ketë kujdes se e njihte mirë atë fytyrë! Atëherë polici i kishte zbutur fjalët se i vinte keq që ishte i detyruar të sillej në atë mënyrë, por ashtu e kishte urdhrin!
V.
Nuk pres që kjo formë e dhunës e përdorur ndaj protestuesve të “Vetëvendosjes” dhe e bekuar nga qeveria do të jetë farë ilaçi për t’i sprapsur ata sa të heqin dorë nga kjo e drejtë e tyre legjitime për të protestuar dhe për të kërkuar që të shkojë në vend vendimi i Kuvendit të Kosovës, për të cilin ishte e thirrur që ta zbatojë vetë kjo qeveri. Ajo mbase një ditë edhe do ta zbatojë këtë vendim, por imazhin e krijuar me katërmbëdhjetë janar nuk do të mund ta fshijë kurrë më.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe