LAJMI I FUNDIT:

“Botëror” i ngritur mbi gënjeshtra

“Botëror” i ngritur mbi gënjeshtra

Festa mbaroi. Karnavalet që ngjyrosën Brazilin për dy muajt e fundit u zvetënuan mbrëmjen e dy ditëve më parë. Humbën e gjelbra dhe e verdha që ndezën entuziazmin më të bukur patriotik në çdo rrugë të Brazilit. Tani ka nisur dhimbja e kokës dhe duket se do të jetë për shumë kohë disi e dhimbshme për brazilianët.

Disfata ndaj Gjermanisë në shtëpi, për të gjithë brazilianët do të dhemb njësoj. Por, njerëzit që do të jenë më shumë nervozë në ditët në vijim janë sigurisht ata, politikanët që qëndruan pas organizimit të kësaj gare. Këta politikanë menduan se fitimi i këtij kompeticioni do të shuante përgjithmonë trazirat në vend.

Për ta, dështimi nuk ekzistonte si mundësi. Fatura prej 10 miliardë eurosh, dhënë për kompeticionin, nuk ka prodhuar thuajse asnjë përfitim ekonomik. Projektet infrastrukturore nuk u materializuan aspak. Fillimisht, u mendua se organizimi do ta paraqiste Brazilin si vend modern, të etur për të fituar gjithçka, si në sport, si në politikë ashtu edhe në ekonomi.


Por, nga dita në ditë, etja u largua disi dhe mbeti vetëm një objektiv si shpëtim: fitimi i trofeut. Pra të fituarit e Botërorit u kthye në gjithçka. Për politikanët që u morën shumë me këtë projekt, fitorja ishte esenciale. Nëse ata nuk kanë mundur t’i sjellin mirëqenie vendit në të gjithë këta vjet, menduan se mund t’i sillnin një shfaqje të bukur.

Por, edhe kur kjo shfaqje nuk arriti kurrë të vihej në skenë, ishin pikërisht ata, të akuzuarit e përhershëm që u fajësuan: politikanët. Ndërsa, Gjermania ishte duke shkatërruar Brazilin dy ditë më parë, tifozët brazilianë në stadium nisën të akuzonin. Menjëherë u zgjua kujtesa kolektive e ditëve të trazirave.

Sytë u kthyen nga ajo, presidentja, Dilma Rousseff. Brenda natës prestigji i saj i lidhur ngushtë me organizimin e Kupës së Botës u bë thërrime. Në shumë mënyra, turpërimi i dy ditëve më parë ishte shpagimi i fundit për një turne të ndërtuar mbi një gënjeshtër. Fillimisht, gënjeshtra tha se Kupa e Botës do të transformonte ekonomikisht vendin.

Më pas, gënjeshtra mori zemër dhe tha se suksesi në këtë kompeticion do të rikthente në vend identitetin e “përhumbur” kombëtar! Por, nuk kishte asnjë mundësi që ai Brazil të përmbushte këtë objektiv të gënjeshtërt. Pas ndeshjes, teksa ecja në rrugët e Belo Horizontes, u përballa me një panoramë, e cila do të më mbetet thellë në kujtesë.

Në një kasolle të vogël, të ngecur në qoshen e jashtme të një ndërtese të madhe, një familje e tërë flinte zbuluar. Një nënë ishte shtrirë sa gjatë e gjerë përtokë dhe në krahët e saj ishin mbështetur dy vogëlushët. Rreth tyre qëndronin rraqet: i gjithë plëngu i asaj familjeje.

Ishte një panoramë që të rikujton një të vërtetë të hidhur, se kur vjen puna te përfitimet në kompeticione të mëdha sportive, ata që qëndrojnë të kollarisur në majë të asaj godine do të jenë të shpërblyerit e përjetshëm, ndërsa ata që mundohen të strehohen nëpër kasolle, do të jenë të detyruar të paguajnë faturën.

(Botuar nga: The Guardian. Përktheu: Erald Deliu. Marrë nga: Shekulli)

Në trend

Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori