LAJMI I FUNDIT:

Boronica për kujtesë të mirë

Boronica për kujtesë të mirë

Një studim i realizuar në SHBA, sugjeron se konsumimi i boronicave jep rezultate më të mira në testet e të mbajturit mend te personat e moshuar.

Revista Journal of Agricultural and Food Chemistry ka publikuar të dhenat e grumbulluara nga pjesëmarrësit në studim, me moshë mbi 70-vjeçare, te të cilët është përcjellë ndikimi i konsumimit të boronicave gjatë periudhës 2 mujore.

Sipas fjalëve të shkencëtarëve (pasi që janë marrë parasysh edhe faktorët tjerë që ndikojnë në kujtesë), boronicat kanë pasur efekt të dobishëm duke ngadalësuar proceset neurodegjenerative te personat moshuar. /Telegrafi/