Bollëkut dhe boshllëkut në UP i duhet terapi
– Me rastin e emërimit zyrtarisht të Mujë Rugovës rektor i Universitetit të Prishtinës –
Andaj, për të mos u bërë edhe më tutje gaz e rezil, për ta mbuluar këtë marre gjuhësore, rektori Rugova ka menduar drejt: që në departamentet e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës patjetër të jepet edhe lënda Gjuhë shqipe, së cilës i duhet edhe simotra, lënda tjetër Punim diplome. Në këto lëndë, më parë sesa për bazën e tyre ligjërimore, kandidatëve u duhet mësuar morali: punoni mirë, mos vidhni, shkruani shkurt e shqip e jo shkel e shko, përdorni me saktësi literaturën e ku ta dimë tjetër etj. Megjithëse, edhe këtë tip ligjërate duhet ta marrim me rezervë, njashtu si thënien e bariut të Zotit (hoxhës): Bëj çka të them unë, por mos bëj çka bëj unë
Mujë Rugova si duket lindi në Natën e Madhe, ashtu sikurse në Natën e Madhe të Muajit të Ramazanit zyrtarisht mori detyrën – rektor i Universitetit të Prishtinës. Tash e tutje e thërrasim Muji i UP-së. Por, ai, pak para se ta marrë zyrtarisht këtë detyrë, ka premtuar reforma me bollëk për ta zgjidhur boshllëkun e fshehur brenda UP-së! Dhe, mbase, pasi është burrë nga malësia, i zëmë besë se do ta zgjidhë, do të nisë diçka të hairit për studentët, një frymë të re në fakultete, një qasje krejt më ndryshe për zënien e dijes. Njëherësh, shpresojmë, t’ua hapë dyert në universitetin publik edhe studentëve të universiteteve private, të cilët përpiqen të studiojnë për studime master në UP, ose dhe të bëjnë ndonjë bartje të notave nga ato. Hair i qoftë! Mund të bëhet ashtu siç mendon, nëse i ecën puna mirë e reagon!
Por, ideja më e mirë e këtij rektori, dhënë deri më sot nga të gjithë rektorët e mëparshëm, duhet pranuar, edhe meqë për ndokënd duket qesharake, është se, në të gjitha fakultetet e UP-së lëndë obliguese të futet Gjuha shqipe, e cila do t’u ndihmojë studentëve mbarëshqiptarë t’i mësojnë, ashtu si duhet, morfologjinë dhe sintaksën e shqipes, të cilat, absolutisht s’i shkruajnë mirë. Thënë më thjesht, të mësojnë të shkruajnë shkurt e shqip!
Pse m’u kujtua kjo ide e rektorit Rugova këtë kohë e pse është e rëndësishme tash? Jo pse sot (e martë) mori detyrën zyrtarisht, por, sepse, pikërisht këtë javë bëra një lëvizje në tre-katër fakultete të UP-së: Së pari, për t’i kryer disa punë administrative të miat që i kisha lënë kaherë pa kryer; Së dyti, në atë rrugë bëra dhe një punë tjetër; nëpër arkivat e degëve të disa fakulteteve më ranë në duar disa punime seminari e disa tema të diplomave të studentëve të Letërsisë, të Gazetarisë, të Filozofisë, të Shkencave Politike, të Ekonomikut e ndonjë tjetër. Në ato punime, të cilat i kishin pranuar mentorët e mentoret nga kandidatët/et, ata/ato kishin shkruar, mbi 80 për qind të tyre, një shqipe përplot gabime drejtshkrimore e logjike, përplot gabime teknike e metodologjike. Edhe pse në 20 për qind të tyre vërehej se deri-diku kishte model të punimit nga libri Si bëhet një punim diplome i Umberto Ecos, ose Si shkruhet vepra shkencore i Mid’hat Shamiqit, gjuha shqipe në to mbetej prapë e dobët. Ç’bëhet kështu?
Edhe pas tre e katër vjetësh në studime, studentët, ata që studiojnë në UP, në ato punime, në të cilat prezantojnë dijen tri-katërvjeçare, që në ballinë të tyre shkruajnë, gabimisht: Fakulteti Filologjik, punim seminarik, mardheniet socio ekonomike gjatë…, në hyrje po ashtu: unë këtu kamë paraqitur, shpresojë se kjo temë e imja, falenderojë mentorin; në mbarështim të temës po se po: Ndihma e kfortit dhanë në Kosovë ka qenë e madhe (sigurisht ka dashur të shkruajë KFOR-i e ka ndihmuar shumë Kosovën…) në përfundim të saj hajt shkel e shko: Unë kamë marrë parsysh; mund të konkludojë se kjo temë është e qëlluar; gjendja në Kosovë që pas pavarsis ka stabilitet të qendrueshëm; në të kam veçue e të tjera gabime të këtij soji. A ndodh diku tjetër kështu brenda UP-së? Po, ka edhe më keq!
Bëjmë me dije se në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në kuadër të Departamentit të Koleksioneve të Veçanta, gjendet Qendra Referale, në të cilën dorëzohen, nga kandidatët e masterit e të doktoraturës, punimet e tyre të masterit e të doktoraturës, disertacionet e ku ta dimë tjetër. Në to, nëse keni durim të lexoni, siç lexonte atëkohë ish-udhëheqësi komunist Enver Hoxha, pak fillimin, pak mesin, pak fundin e punimit, do të gjeni, jo sikurse në punimet e seminarit e të diplomave të studentëve bechelorë vargmale me gabime, por: fjali të përsëritura, pa kurrfarë sintakse, shembuj të tepruar e pa nevojë, mungesë të citateve (të shkon mendja menjëherë te plagjiatura), gabimradhitje të metodologjisë, burime referenciale më së shpeshti nga interneti, e shumë e shumë gabime të tjera që këtyre punonjësve shkencorë s’u falen!
Andaj, për të mos u bërë edhe më tutje gaz e rezil, për ta mbuluar këtë marre gjuhësore, rektori Rugova ka menduar drejt: që në departamentet e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës patjetër të jepet edhe lënda Gjuhë shqipe, së cilës i duhet edhe simotra, lënda tjetër Punim diplome. Në këto lëndë, më parë sesa për bazën e tyre ligjërimore, kandidatëve u duhet mësuar morali: punoni mirë, mos vidhni, shkruani shkurt e shqip e jo shkel e shko, përdorni me saktësi literaturën e ku ta dimë tjetër etj. Megjithëse, edhe këtë tip ligjërate duhet ta marrim me rezervë, njashtu si thënien e bariut të Zotit (hoxhës): Bëj çka të them unë, por mos bëj çka bëj unë.
P.S:
Z. Rugova, për hair detyra! Ju shkoftë mbarë! Mos lëshoni pe, mbajeni premtimin! Këto dy lëndë i duhen UP-së. Ato ndalojnë, ose, së paku, mbajnë nën kontroll “krimin” ndaj citatësisë pa kontroll, ndaj plagjiaturës që, nëse i lexoni ato punime, ju bëjnë për terapi! Fillimisht ju rekomandohet Aspirinë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin