LAJMI I FUNDIT:

Bizneset në Prishtinë u ngritën në mënyrë spontane dhe të pakoordinuar

Bizneset në Prishtinë u ngritën në mënyrë spontane dhe të pakoordinuar

A ka arritur Prishtina nivelin e zhvillimit, aq sa i ofrojnë mundësitë, apo, në këtë rrugëtim ende ka hamendje dhe ajo po mbetet si një potencial e pashfrytëzuar ? Këto dilema morën përgjigje në konferencën “Prishtina- shansi që nuk po shfrytëzohet”, e mbajtur të mërkurën, në organizimin e kompanisë “Prishtina –Rea”, ku u shpalos edhe studimi i detajuar dhe me propozime konkrete për ardhmërinë e kryeqytetit.

Rreth kësaj çështje kontribut dhanë zyrtarë nga Ministria Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Prishtinës, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Shoqata e Teknologjisë Informative.

Prishtina, për vite të tëra ballafaqohet me dy probleme thelbësore- nuk ka vizon të qartë për të ardhmen, si atë se asnjëherë nuk ka arritur të shpenzoj aq para sa ka në buxhet. Që të dyja kanë reflektuar keq në zhvillimin dhe rregullimin e kryeqytetit.


“Zhvillimi i Prishtinës nuk mund të shkoqitet nga ambienti i përgjithshëm që mbretëron në vend, madje edhe për faktin se shumë përgjegjësi për këtë çështje janë të koncentruara në nivelin qendror të pushtit. Megjithatë, as komuna nuk është pa përgjegjësi, e cila buron nga ligjet, apo edh nga dokumente strategjike. Si orientime që në vitin 2004 ishin definuar bujqësia, industria e drurit, ndërtimtaria dhe shërbimet, me theks në teknologjinë informative. Që atëherë ky orientim ishte i gabuar, meqenëse, Prishtina ka fshatra pa banorë, meqenëse aty jetojnë vetëm 17 për qind e popullatës, ndërsa nuk ka pyje prej nga mund ta furnizoj industrinë. Po ashtu nuk është pushuar drejt sigurimit të kushteve për zhvillimin e biznesit, pasi që asgjë nuk është ndërmarrë për krijimin e zonës ekonomike me mbi 500 hektarë në Bërnicë, ndërsa zona industriale prej 60 hektarësh është zhvilluar në mënyrë strikte. Këto kanë detyruar bizneset që të ngritën e zhvillohen në mënyrë spontane dhe të pakoordinuar”, theksoj Ibrahim Rexhepi, bashkautor i studimit të kompanisë “Prishtina –Rea”.

Qeverisja e Prishtinës me vite të tëra nuk ka dëshmuar për aftësi që duke investuar paranë publike të ndërtoj një qytet funksional dhe të këndshëm për jetë. Paratë vazhdimisht teprojnë, kështu që shkalla e shfrytëzimit të parasë së buxhetit asnjëherë nuk ka arritur 75 për qind. Kështu, me vitin 2014 kanë tepruar 17.9 milionë euro, 2013-14.6 milionë euro, 2012- 21.2 milionë euro dhe ën 2011- 15 milionë euro.

Sipas kësaj, shuma e parasë në dispozicion ka qenë shumë më e madhe se ndarjet vjetore në buxhet. Dhe, karakteristikë është se grantet qeveritare janë shpenzuar deri në 99 për qind, ndërsa ato vetanake 40-50 për qind. Vjet është paraqitur problemi me ndërtimin dhe ndërtimtarinë, që ka reflektuar vëllimin e të hyrave vetanake. Kështu, të hyrat nga taksa ndërtimore vjet ishin 40 për qind më të vogla se në vitin 2013. Megjithatë, nga studim sugjerohet që ky problem të tejkalohet, meqenëse ndërtimtaria është sektor mjaft i rëndësishëm për qytetin dhe për qytetarët e Prishtinës, pro në pajtim me ligjit dhe me planet rregullative të kryeqytetit.

Ahmet Jetullahu- Meti, drejtor i kompanisë “Prishtina-Rea” dhe bashkautor i studimit paraqiti vizionin për Prishtinën, i cili insisto në ndryshimin e strukturës organizative, përkatësisht krijimin e mekanizmave të rinjë, të cilët do të ndikojnë në rritjen e investimeve publike, përmes të cilave Prishtina mund të jetë qytet – model për rajonin.

“Duhet krijuar platformën për zhvillimin ekonomik të Prishtinës, e cila operon në mënyrë efikase dhe racionale me grup biznesesh lidere, do të jetë fascilitues punësimi, punonnë bashkëpunim me Kryetarin e Bordin e Drejtorëve, kupton nevojat e bashk-akterëve, bizneseve e qytetarëve – liderët biznesor aktual dhe të ardhshëm, ka qasje afatgjate ndaj rritjes ekonomike, është unike, kuptimplotë dhe e guximshme dhe kujdestare e besimit të të gjithë akterëve. Ajo mund të themelohet si strukturë e re brenda kabinetit të Kryetarit , duke luajtur rolin e një agjenëcie publike për zhvillim ekonomik e promovim. Ndërkaq objektiv ka përkrahjen e rritjes së sektorit privat, PPP, investimeve dhe diversitetit sektorial, stimulimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit, marketingu për forcimin e identitetit dhe imazhit të qytetit në tregjet e targetuara, organizon evente,promovime, panaire e festivaleve, mbështet zhvillimin e turizmit dhe atraksioneve tjera sektoriale,si është avancon sektorin e hulumtimeve dhe të planifikimit”, theksoj Jatullahu.

Në strukturën e brendshme ky departament ka divizionet- sketori privat, PPP-ja dhe investimet; ICT, turizmi dhe shërbimet; Info-promovimi dhe hulumtimi e planifikimi. Të gjiutha divizionet kanë një ndërlidhje të qartë si ndërmjet vetes, po ashtu edhe me kryetarin e bordin e drejtorëve, me të vetmin synim- për Prishtinën, qytet model.

“Të gjitha së bashku përshpejtojnë hyrjet e bizneseve të reja, investimeve dhe njerëzve, krijojnë Identitet, imazh/brand konfident, autentik,të promovuar dhe të pozicionuar mirë,ambient konkurrues biznesor që fasciliton sektorin privat, ndërmarrësin, inovacionin dhe zgjerimin e bizneseve,rritje elastike dhe diversifikuese e sektorit privat, si dhe e mundësive për punësim dhe Komunitet biznesor e akterësh të informuar, të rrjetëzuar dhe të angazhuar”, përfundoj Jetullahu.

Besa Gashi- Zogaj, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonoik, prezantoj synimet që ka Qeveria e Kosovës, por edhe përkushtimin e saj që duke ndihmuar komunat, përkatësisht pushtetin lokal, ajo ndihmon edhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Prishtinës, fillimisht theksoj se kjo qeverisje Prishtinën e ka marrë në gjendje kome, ndërsa për një vit ajo është në rrugë të këndelljes. Pa dyshim, sipas tij, se gjatë viteve ajo do të ndryshoj dhe do të forcohet si në aspektin ekonomik, ashtu edhe të rritjes së fuksionalitetit.

“Prioritet i ynë është edhe më tutje ndërtimi, por i koordinuar dhe që garanton zhvillim të qëndrueshëm, pastaj krijimi i një qyteti efiçient, bujqësia, ndaj të cilës do të ketë një casje krejtësisht tjetër, me qëllim që ajo të jetë bazë e zhvillimit të industrisë përpunuese, pastaj lidhja e sistemit të arsimit me bizneset dhe forcimi i nënkontraktimeve për shërbime të nivelit ndërkombëtar”, theksoj Sejdiu.

Për këtë qëllim janë ndërmarrë edhe masat, me qëllim të riorganizimit të strukturave brenda komunës., Në themelim e sipër janë Drejtoria e Bujqësisë, ajo për Investime kapitale dhe Menaxhim të Kontratave,si edhe Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Skënder Krasniqi, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Bizneset, kërkoj më shumë bashkëpunim ndërmjet strukturave të pushtetit në Prishtinë, me bizneset, në mënyrë që të gjejnë rrugën e vërtetë për një qytet krejt ndryshe. Kurse Vjollca Cavolli, nga STIK-u potencoj se rëndësi jetike për kryeqendër është zhvillimi i teknologjisë informative, meqenëse ka një popullatë të re dhe punësimi i saj bëhet pa investime të mëdha.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
Kalo në kategori