Vendimin për themelimin e zyrës së biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës, kryetari Kadri Veseli, bëri publik gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të biznesit, i cili u mbajt në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK)
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marrë vendim që të krijohet Zyra e komunitetit të biznesit në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të ofrimit të qasjes së drejtpërdrejtë të bizneseve në hartimin dhe amendamentimin e ligjeve, të cilat kanë impakt direkt në punën e tyre, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Vendimin, kryetari i Kuvendit e bëri publik gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të biznesit, që u mbajt sot në Odën Ekonomike të Kosovës, me temën: “Rëndësia e dialogut dhe partneritetit me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit në funksion të zhvillimit”.
Kreu i Kuvendit tha se me këtë koncept, kuptohet një qasje e re e legjislativit për problemet e zhvillimit ekonomik, për nevojat dhe kërkesat e komunitetit të biznesit.
Hapi i parë, në qasjen e parlamentarizmit ekonomik, shtoi kryetari Veseli, është nisja e dialogut në mes Kuvendit të Kosovës dhe këtij komuniteti. Ky dialog, sipas tij, nënkupton që komuniteti i biznesit kosovar të jetë sa më shumë i përfshirë në procesin e përgatitjes së ligjeve, sidomos ligjeve që kanë impakt të drejtpërdrejt ekonomik.
“Në këtë drejtim, sot unë kam marrë një vendim në lidhje me krijimin e zyrës suaj në Kuvend në mënyrë që ju të jeni të angazhuar dhe të keni qasje ditore dhe të vazhdueshme me ligjvënësit. Në këtë mënyrë angazhimi juaj duhet të jetë më direkt në komisione, në draftim të ligjeve, amandamentim apo edhe inicim të ndonjë ligji”, theksoi Veseli.
Kreu i legjislativit theksoi se që nga ditët e para kur e ka marrë mandatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka insistuar në ngritjen e shkallës së transparencës parlamentare. “Komisionet parlamentare, aty ku edhe bëhet puna kryesore në draftimin e ligjeve, do të jenë të hapura dhe synimi im është që edhe komuniteti i biznesit të jetë i përfshirë në procesin e punës së komisioneve”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, të Aleancës Kosovare të Biznesit, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Odës Tregtare Kosovare-Turke, të European Investment Council, Shoqatës së Bankave të Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve të mëdha vendore.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e vlerësuan lart vendimin e kryetarit Veseli për hapjen e zyrës, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për bizneset, e cila do t’u ofrojë atyre qasje të drejtpërdrejt në përgatitjen e legjislacionit të fushës ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë