Kujtim Sadriu
Delegacioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, piu kafe te kryeministri Thaçi në Prishtinë, e ujin e thartë te kryeministri Daçiq, në Beograd.
Lidershipi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një ditë para se të takohet me kryeministrin e Serbisë Daçiq, shkoi në Kosovë, për të marrë instruksione nga kryeministri Thaçi.
Kështu ata nuk kanë vepruar më parë, ngase nuk kanë pasur nevojë. Pse të marrin instruksione nga Thaçi, kur ata janë qytetarë dhe funksionerë luajalë të Serbisë. Ata marrin pjesë aktive në zgjedhjet lokale dhe mbajnë pushtet absolut në Preshevë e Bujanoc, e pjesërisht edhe në Medvegjë; dalin në zgjedhjet parlamentare dhe kemi një deputet; kyçen në Këshillin Nacional me një kryetar “vasal” e s’e kanë për turp të jenë pjesë e një Trupi Koordinues, e të dalin krah për krah në konferenca me eprorin i cili ka bërë obduksionin e mijëra shqiptarëve të vrarë nga regjimi barbar i Milosheviqit etj.
Krejt e qartë. Pse të konsultohen me Thaçin, kur ata përditë dialogojnë me Serbinë. Ata, përmes deputetit popullor, i kanë dyert e hapura sa herë të kenë qejf të takohen më qeveritarë serbë, duke filluar nga presidenti, kryeministri e ministra të tjerë të Qeverisë serbe.
Pse të bezdiset kryeministri i Kosovës, i cili më shumë se kurrë, është i preokupuar me probleme qoftë të natyrës zgjedhore, qoftë diplomatike. Pse të ngushtohet ai, e të shkel vendimin e Qeverisë së tij për një taksë, të cilën as nuk është dashur ta ngrit dhe me këtë akt të tregojë joseriozitetin e një qeverie, pastaj të zgjoj edhe reagimin e deputetëve siç është ai i Lutfi Hazirit, i cili njihet si kumbara i Rezolutës së Kosovës për Luginën e Preshevës. Ky deputet, një javë më parë, tha në Gjilan, në një tubim elektoral se “me qeverisjen e tij do të mbrohen bizneset dhe prodhimi vendor, do të ulen taksat komunale dhe do të hiqet taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës”.
Kryeministri Thaçi për t’i treguar deputetit Haziri se kush është “zotëri në Qeveri”, shfrytëzoi rastin e takimit me lidershipin e Luginës dhe hoqi taksat që vet i vuri. Pastaj me këtë akt mbuloi edhe një “marre” të zëvendësit të tij Kuqi, i cili tha publikisht se zyrtarët serbë s’kanë çka lypin në fushatën elektorale në Kosovë, e më pas u ngrit vetë e tha se është për një qarkullim të lirë “demokratik”.
Po “sherri i Preshevës”, nuk u shit edhe në Beograd. Daçiqi i njeh liderët e Luginës dhe bashkëpunon me ta në disa fusha. Po të mos kishte bashkëpunim me ta, deputeti Riza do ta ngrinte mandatin në Parlament të Serbisë, pastaj do të shpallte moratorium Këshilli Nacional, si dhe do ta pezullohej pjesëmarrja e shqiptarëve në Trupin Koordinues.
Po defekti i lidershipit të Luginës qëndron diku tjetër. Ata kanë problem me vetveten, ngase u ka hyrë “ileti” i urrejtjes në palcë e hakmarrja në “gjak”. Lufta për pushtet, famë e karrierë i ka bërë ata të heqin dorë nga interesat kombëtare për përfitime të ulëta personale. Në këtë drejtim, ata kanë harruar verdiktin e popullit të shprehur në Referendum, kanë harruar amanetin e ushtarëve të UÇPMB-së, si dhe e kanë shkelur Marrëveshjen e Konçulit, të cilën madje kanë filluar të mos e njohin si marrëveshje, por si një Dokument për demobilizim!
Ky lidership i Luginës së Preshevës duhet të vetëdijesohet e të kthjellohet politikisht. Ata duhet të jenë të qartë para elektoratit të tyre se cili është vizioni për zgjidhjen e problemeve qytetare e kombëtare, e mos të shëtisin prej opsionit në opsion. Mbi të gjitha t’i lënë inatet politike e të bashkohen në mendime e qëndrime për ta nxjerrë Luginën nga një kolaps ekonomik e nga një ngërç politik, pasojat e të cilave po i heq populli i shumëvuajtur.
Me këto lëvizje të çakorduara ky lidership mos ta komprementojë edhe më tej Qeverinë e Kosovës e mos ta irritojë Qeverinë e Serbisë, e cila edhe më shumë mund t’i diskriminojë shqiptarët e diskriminuar të Luginës së Preshevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës